Kryesia e PSD-së mblidhet dje urgjent, pas sulmeve të PS-së dhe shpërndan një deklaratë shtypi ku nënkupton largimin nga koalicioni
Dje, përfaqësuesit e PSD-së në Këshillin bashkiak të Vlorës nuk marrin pjesë në ceremoninë e marrjes së postit nga socialisti Niko Veizi
Kryesia e PSD-së mblidhet dje urgjent, pas sulmeve të PS-së dhe shpërndan një deklaratë shtypi ku nënkupton largimin nga koalicioni
Rama, sekretari i PS-së: Do rrjedukojmë Gjinushin
Dje, përfaqësuesit e PSD-së në Këshillin bashkiak të Vlorës nuk marrin pjesë në ceremoninë e marrjes së postit nga socialisti Niko Veizi
faqe 3
Dueti i PSD-së me PS-në, rrezikon koalicionin
Dueli i PSD-së me PS-në, rrezikon koalicionin
Nga Edi Lesi
Ajo që po ndodh mes PS-së dhe PSD-së, pas zgjedhjeve vendore, i ngjan një seance të mërzitshme gjyqësore me objekt ndarjen e pasurisë mes burrit e gruas pas divorcit, vetëm se kësaj radhe bëhet fjalë për pjesëtimin e plaçkës së luftës pas fitores së 1 tetorit. Burri, në këtë rast PS-ja, po shfaq një babëzi të papërmbajtur për të lënë me sa më pak pushtet gruan PSD, e cila, megjithëse pas mbarimit të zgjedhjeve nuk ka më shumë se nga dy anëtarë në këshillat bashkiake të bashkive në vend, është gati të filtrojë edhe me më të fundmin e fshatit, nëse socialistët nuk do ta trajtojnë me indulgjencën me të cilën ajo është mësuar që prej 3 vjetësh. Nuk ka as më të voglin dyshim që PSD me ato dy vota që ka në dorë nuk vjen në ndihmë PS-së, përkundrazi, është gati ta minojë atë, në rastet kur do të duhet shumica absolute në këshillat bashkiake për marrjen e vendimeve të rëndësishme. Në një situatë të tillë u duk i kuptueshëm vrapi i PS-së për t’i lënë sa më pak pushtet kësaj kinse aleate që prej tri vjetësh ushqehet me oksigjenin e socialistëve. Nga ana tjetër, edhe PSD nuk e kishte krejt të pabazë pretendimin për pak tolerancë të PS-së në rastet e disa balotazheve në raundin e dytë të zgjedhjeve, pasi shumë përpara 1 tetorit shprehu vullnetin politik për të mbetur aleate me rozët dhe për t’i mbështetur ata në shumë zona, sadoqë modestisht.
(Vijon në faqen 3)