SHBA: Berisha, thirrje mendjes!
Amerikanët: PD të jetë e qartë se duhet të respektojë rezultatin e zgjedhjeve
I ngarkuari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Josiah Rosembblat, kritikon qëndrimin e PD-së për zgjedhjet e 1 tetorit
faqe 3
Minoritetet e sajuara dhe nacionalizmat dëmsjellëse
Nga Kiço Blushi Duket se Himara e jo vetëm Himara e ka vendosur diplomacinë shqiptare në atë pozitë që duhej të kish qenë e që duhet të jetë, nëse ekziston si e tillë. Ka një sulm frontal për çështjen e “minoriteteve” jo vetëm nga Greqia, po edhe nga Turqia e pse jo, edhe nga Maqedonia...Serbët po, vetkuptohet, as plagët e tyre e as tonat s’i quajnë të mbyllura. Çështja pra është e thjeshtë, në dukje dhe komplekse në thelb. Përse ky sulm frontal e përse pikërisht tani-nëdonëse jo për herë të parë-, Shqipëria e trojet e saj konsiderohen si thela që mund të kafshohen e gëlltiten lehtë? Përse shqiptarët, edhe kur janë në vendin e në shtetin e tyre konsiderohen më pak se minoritarë, pra minorenë, dmth inferiorë? E, megjithatë, për çudi, diplomacia shqiptare vazhdon me klishetë e vjetra “të miqësisë, të fqinjësisë e të dashurisë” gjëja reciproke. Tashmë çdo qytetar normal i çdo vendi normal, sigurisht e pa infektuar nga nacionalizmat atavike të Ballkanit e kupton se ndërhyrjet greke në çështjen e Himarës ishin jo vetëm brutale e arrogante. Sjelljet, fjalët, veprimet e tyre nuk kryen dot as në vendin e tyre gjatë kur vetë këta politikanë me mbetje andartesë në shpirt nuk guxojnë të demonstrojnë fushatave elektorale... Ndërsa këtu, në territorin tonë, brenda kufirit tonë afendikonjë na shohin e gjykojnë si refugjatë. E pra, përgjigjja e pales shqiptare, e edhe pse jemi të dobët ekonomikisht dhe në Greqi kemi mijra emigrantë, - nuk duhet të jetë kursesi gjuha e Milos apo e ndonjë tjetri që flet për Himarën si për një tokë të hedhur në ankand ose, së pakti, si për një zonë neutrale për “të cilën ne do të mund të merremi vesh me grekët duke gjetur gjuhën e mirëkuptimit” etj., etj. Jo, zotërinj diplomatë, kjo s’është as gjuhë diplomatike, as politike e as evropiane apo anglosaksone, pasi, kësisoj nuk guxojmë të flasin dot as feudalët e bajraktarët për pronat e tyre ngaqë e dinë fort mirë se mbreti u pret kokën. Ende në SHBA, për ndonjë pelë në Ashtë, presidenti i vendit s’mund t’i flasë me këtë gjuhë po qe do të kish keqkuptime me rusët. (Vijon në faqen 6)
Ikën Rahja, hipën Uruci
RSH - 032
Foto: Plator ILO
Sot, kryendeshjet; Bylis-Tirana dhe Besëlidhja-Shqiponja
Futboll, kategoria e parë
Nga të gjitha ndeshjet që luhen sot në kategorinë e parë më të rëndësishmet për rezultatin e tabelës së klasifikimit paraqiten Bylis-Tirana (gjyqtar Sokol Jareci) dhe Besëlidhja-Shqiponja (gjyqtar Ilir Kristo).
Ndeshjet e tjera, ndonëse interesante, përsa i përket vlerat e ndeshjeve në Ballsh, ku kampionët do të kenë përballë sfidën “Bylis” dhe në Lezhë ku gjirokastritët rrezikojnë të humbin vendin e tretë në tabelën e klasifikimit. Pra, dy stadiumet, i Ballshit dhe i Lezhës, do të jenë plot e përplot nga tifozët, të cilët duan mposhtjen e Tiranës dhe të Gjirokastrës. Ndërsa Ministria e Rendit ka marrë masa të rrepta, me forca policore shtesë, sidomos për Ballshin.