Dje, në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, lideri i socialistëve sulmoi ashpër PSD-në dhe Berishën
. Nano: PSD manipuloi votat në kurriz të PS-së. faqe 4, 5
Serbia: Midis vazhdimësisë dhe ndryshimit
Nga Prof. Dr. Kastriot Islami
Presidenti i ri i Serbisë, Vojislav Koshtunica, gjatë të gjithë fushatës deklaronte se “nuk do të heqë dorë nga emocionet e tij të thella nacionaliste”; premtonte se nuk do ta dorëzonte kriminelin e luftës Millosheviç; në Kosovë ai do të mbahet mend dy vjet e gjysmë më parë duke pozuar me buzëqeshje dhe kallashnikov në dorë; kurse në Bosnie të gjithë nuk do të mund të harrojnë mbrojtjen në mënyrë konsekuente të Karaxhiçit. Kjo është arsyeja thelbësore përse serbët votuan pro Koshtunicës, këto janë disa nga argumentet përse Koshtunica vlerësohet po aq nacionalist sa edhe të gjithë paraardhësit e tij politikane beogradas. Ndërkohë, në takimin e tij të parë në Biarritz, nga çfarë dhe sidomos nga mënyra se si i shprehu idetë e tij, liderat perëndimorë perceptuan se “kostumi i tij ishte liberal”, ndërkohë që diskutoheshin heqja e embargos për FRY-in. Pra, shtrohet pyetja nëse kemi të bëjmë me një vazhdues të sofistikuar apo oponent real të Millosheviçit? Sllogani elektoral i Koshtunicës ishte “ne nuk do të ndryshojmë asgjë për të ndryshuar gjithçka”. Por nga ana tjetër një analist bashkëkombas i Koshtunicës do të deklarojë se “Koshtunica nuk është e ardhmja e Serbisë, por ky është një person që nevojitet për të realizuar hapin e parë, për të hequr Millosheviçin dhe kjo është e gjitha.”
Vetëm pak nga historia e çiftit të rrëzuar. Slobodan Millosheviç - pa prindër dhe pa miq
Mira Markoviç - me origjinë të dyshimtë
Midosay Stevanoviç, autor i librit “Millosheviç, një epitat”, një prej bashkëmoshatarëve të Millosheviçit që ka jetuar në Beograd për rreth tridhjetë vjet dhe tani ndodhet në azil politik në Paris, midis 400 faqeve shkruan: Nga të gjithë ata që e rrethojnë Millosheviçin nuk gjendet një burrë që të mund të thotë diçka pozitive për të, që të kenë besim tek ai. Rrethi i mbuluar i Beogradit i kishte nxjerrë në pah të gjithë krijesat pa emër dhe pa talent që rrethonin njeriun e “fortë” dhe që e organizonin zhurmën e madhe në media. Kurse përsa i përket të shoqes situata ishte akoma më e rëndë: ajo njëherë si artiste, pa asnjë talent, kokëfortë dhe e bezdisshme, idiotët dhe të paaftët, të cilët e rrethonin Mirën dëntonin më shumë se sa vetë demonët.
(Vijon në faqe 16 - 17)
Kryeministri shqiptar Meta, dje në Shkup, me Kryeministrin maqedonas Gjeorgjevski. REUTERS
Volejboll në burgun e Tiranës Shqipëri-Moldavi 3 - 0
Nga ekipi shqiptar mungoi Shensi Kadria, ish-presidente e “Gjallicës”
— faqe 12