Meidani: Serbia e Koshtunicës, dëshpërblime Shqiptarise
Dje, në Shkup të Maqedonisë takohen kryetarët e shteteve të Paktit të Stabilitetit. Meidani nuk takon Koshtunicën
Zonja Uruci dhe personpolitika
NGA MARTIN LEKA Kur kryeministri Meta emëroi ministre të Kulturës, Rinise dhe Sporteve zonjën nga Shkodra, jo vetëm opinioni publik, por edhe politika, u gjenden “mat”. Kjo sepse ishin lak uar ndërkohë dhe shumë kohë më parë emra të ndryshëm publikë. Besohej fillimisht një nga emrat që kishin “shëtitur” faqeve të shtypit e medias, zyrave të politikës e gjer thashethemeve të klaneve nëpër kafene. Fakti që emërimi i zonjës Esmeralda Uruçi vazhdon ende të diskutohet në trajtë “habie”, tregon se sa e personalizuar vazhdon të mbetet politika shqiptare. Duke nxjerrë në fund të fundit një mungesë vlere totale të politikës e, për më tepër, edhe të një pjese të medias. Përkatësisht, duke nxjerrë edhe mungesën ose varfërimin gati-gati ekstremal të alternativave. Një pjesë e shtypit shqiptar, pas të cilës qëndron su porti politik mbështetës, ende pa mësuar aktivitetin e gjerësotëm, të admirueshëm të zonjës Uruçi, nxitua[n] ta personalizojë biografinë e saj gjer në absurditetin e një mbiemri me rrënjë sllave apo në “kriminalizimin” e veprimtarisë së të shoqit. Zonja që vjen nga aradha e shoqërisë civile, ende nuk është shfaqur në publik, por fakti që gjatë kandidimit të saj për kryetare bashkie ka marrë vota si asnjë tjetër socialiste në Shkodër këto dhjetë vjet, tregon për nivelin e përfaqësimit dhe të vlerave, jo vetëm personale të saj, por edhe të shoqërisë nga vjen. Fakti që politika dhe për më keq media, nxit[u]an ta provojnë publikun pa asnjë argument e logjikë nga pas, për një zonjë që vetëm lexon e studion, tregon jo vetëm paranojën, por qoftë edhe mungesë xhentilesë. Se sa e suksesshme do të jetë ministrja e re e Kulturës, këtë do ta mësojmë në fund të mandatit të saj. Por, për të dalë nga sëmundja e keqe e sindromit të politikës së personalizuar, e politikës së “gjuajtjes me gurë”, duhet ndër të tjera edhe shumë guxim. Një politikan që nuk guxon, që nuk vendos, nuk mund të japë siguri për realizimin e projekteve shtetërore në vendos, nuk vet. Monopolizimi i politikës rreth një cikli personash, të paktën këto dhjetë vjet, ka sjellë vazhdimisht kontradikta të rënda në konflikte serioze. Një politikë që nuk i kërkon vlerat më të larta, rrezikon të vdesë, jo vetëm politikën, por atë më të rëndësishmen: vlerat të cilat mishërojnë zhvillimin e shoqërisë së hapur.
faqe 4 Dje në Gjykatën e Tiranës, avokati i Monika Kryemadhit përballë kryeredaktorit të RD-së Syrja Dosti. Foto: P. ILO