28/10/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

28 tetor 2000

Atentatori i Berishës kërkon falje nga burgu

Tre vjet pas ngjarjes në familjen e Ilir Çetës, njeriu që përzuri kryetarin e PD-së nga Rrëshen faqe 16,17

Mit ingu i fundit kundër Kosovës

Mitingu i fundit kundër Kosovës NGA MARTIN LEKA Konfiguracioni politik i Ballkanit duket se ka hyrë përfundimisht në një fazë të re. Fillimi i ndryshimeve nis me hedhjen e bombave të NATO-s mbi Serbi e mbi institucione represive të instaluara në Kosovë dhe ka përparuar me rrëzimin e ideatorit dhe sunduesit të regjimit kriminal të Serbisë, Millosheviç. Parë nga ky këndvështrim, Ballkani i mbipushtuar “Fuçi baruti” duket se po merr trajtën e një ene, së cilës çdo ditë e më tepër po i ikën lënda detonatore. Ardhi e Koshtunica, në rastin më të keq, është gjithsesi zgjedhje më e mirë se Millosheviçi. Idetë e tij të liderit të Beogradit për demokraci apo autoritarizëm do të shihen në kohët që vijnë. Mali i Zi gjithashtu ka kohë që ka dhënë shenjat e pavarësisë së tij nga regjimi i Beogradit dhe është shumë afër demokracisë e Perëndimit. Kosova, gjithashtu, çdo ditë e më tepër po instalon rrjetin e një shteti të pavarur nga Serbia. Sot është prova e popullit shqiptar të Kosovës për të treguar qytetarinë dhe përgatitjen e vet për vendosjen e bazave të demokracisë drejt një shteti të vetëm sovran. Një provë të tillë e kaloi me sukses Shqipëria gjatë zgjedhjeve homologe të 1 tetorit, të vlerësuara si asnjëherë tjetër nga Komuniteti ndërkombëtar. Parë në këtë këndvështrim, një pjesë e politikës shqiptare duket se jo vetëm nuk po kontribuon në zhvillimin pozitiv që po duket në horizont, por përkundrazi, po ecën në drejtimin e kundërt të rrjedhës. Kjo pjesë e politikës, e identifikueshme tashmë, me apo pa vetëdije, po i bën një dëm serioz jo vetëm Shqipërisë, por edhe Kosovës. Në prag të zgjedhjeve historike të shqiptarëve të Kosovës, tubime të sajara e të stërholluara të një pjese të opozitës, janë “identikit” kriminal për çështjen shqiptare. Opozita, jo vetëm në këtë rast, por sidomos në këtë rast, ka treguar kulmin e papërgjegjshmërisë politike. Një protestë e zgjatur para selisë së Qeverisë Shqiptare në prag të zgjedhjeve në Kosovë dhe provokimi i militantëve për të shkaktuar incidente të paparapashikueshme nuk ta zë goja ta quash “paralelizëm” me protestat e para pak ditësh në Beograd. Për këdo është e qartë se nëse Shteti Shqiptar do të ishte treguar indiferent, nëse një polic do ta kishte humbur qetësinë olimpike përballë turmës provokuese të udhëhequr nga liderët demokratë, kjo do të rrezikonte kaos në Shqipëri e humbje në Kosovë. Gurët e djeshëm mbi Kryeministrinë duhet të kenë tingëlluar simfoni e të jenë duartrokitur vetëm në Beograd.

Kush fiton sot në Kosovë: Rugova apo Thaçi?

Sot Radiotelevizioni Koha transmeton direkt nga Kosova zgjedhjet vendore