29/10/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

29 tetor 2000

Zjarr mbi policinë, humb jetën njëri nga autorët

Ngjarje e rëndë në Laç. Një grup njerëzish konfrontohet me armë me forcat e rendit faqe 2

Takoheni në Klubin Ballkanik

faqe 7

Arbitri Enver Meçe, vagabondi që s’duhet të arbitrojë më në sport

Ndeshja Tirana-Besëlidhja, e cila për faj të arbitrit për pak sa nuk u kthye në sherr të madh Ndeshja u ndoq edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit zoti Sulejman Starova dhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, zoti Edi Rama faqe 20

Historia e Shtetit të ri

Dje, në Kosovë lindi një tjetër demokraci ballkanike. Për herë të parë, qytetarët shqiptarë votuan të lirë për institucione të dala nga vota e lirë, për të qeverisur në mënyrë të lirë dhe për të përgatitur një Kosovë akoma më të lirë dhe, mbi të gjitha, të pavarur. Dje, në Ballkan, me vullnetin e OKB-së, u krijua një Shtet demokratik, 2 milionë njerëz shijuan atë që paraardhësit e tyre nuk e kishin arritur dot kurrë. Këta njerëz që votuan dje për fillimin e Historisë së Kosovës treguan se, megjithëse pa përvojë, mund ta përballojnë me sukses sfidën e demokracisë dhe të Shtetit. Ashtu siç pakush e kishte parashikuar, zgjedhjet e djeshme ishin shumë të qeta, shumë të lira dhe shumë transparente. Të gjitha këto cilësime merituan vëmendjen që solli edhe informimin e rezultatit të zgjedhjeve. Dje, një vend i banuar nga shqiptarët vendosi të mos humbasë sekondë për t’u nisur drejt zhvillimit, drejt integrimit me identitetin e pamohueshëm. Edhe vetë ata që përgatitën ngjarjen e madhe u habitën nga ajo që ndodhi. Shqiptarët e etur për Shtet demokratik votuan pa u interesuar se kush do të fitonte. Të gjithë u interesuan dje vetëm që në ndërtimin e këtij Shteti të merrnin pjesë të gjithë. Dhe pas asaj që ndodhi, nuk ka rrugë tjetër. Edhe humbësit do të marrin pjesë të gjithë në ndërtimin e Shtetit më të ri në Botë, Shtetit që u duk deri dje si një projekt zyrash, si një lojë të mëdhenjsh që nuk do të zhvillohej dot në terrenin e vështirë të Ballkanit. Dje morën fund të gjitha parashikimet pesimiste, që secili i ruante brenda vetes, ose i deklaronte me trishtim. Dje, nisi Historia e Kosovës. Historia e re, ajo e integrimit, ajo e Shtetit ekzistent dhe të emancipuar, ajo e qytetarëve dhe politikanëve të përgjegjshëm që nuk guxojnë të luajnë me të përgjumurit e tyre dhe të Shtetit të tyre. Që dje Kosova nuk do të ketë nevojë për “Shtetin amë”, por do të jetë në gjendje të orientohet vetë dhe të interesohej vetë për fatin e saj dhe të qytetarëve të saj. Ende nuk dihet se kush do të jetë flamurtari i saj që ndodhi, por kjo nuk ka rëndësi. Të gjithë ata që ishin autorë të ngjarjes së djeshme treguan se mund të jenë flamurtarë, pa përjashtuar nga kjo e drejtë asnjë njeri që dëshiron të kontribuojë në Historinë e re.

Radiotelevizioni KOHA dje transmetoi nga të gjithë qytetet e Kosovës zgjedhjet vendore

Transmetimi nga studio e Prizrenit (Kosovë) u bë i mundur në saj të bashkëpunimit me presidentin e KTV, zotin Lutfj Meçka, të cilin stafi i RTV KOHA e falënderon për ndihmën në transmetimin direkt nga studiot e KTV-së.