03/11/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

3 nëntor 2000

Për çdo polic të plagosur, 10 kriminelë të vrarë

Nëse nuk reagohet me rreptësi ndaj krimit, Shqipëria do të zhytet përsëri në kaos Përballë kriminelëve që vrasin e përdhunojnë, Shteti duhet të lëshojë urdhrin për ekzekutimin e banditëve faqe 3

Hierarkët e partive pa hierarki

Në e këtë pragdimri pa drita, fytyrat e hierarkëve tanë partiakë nuk e kanë humbur ngjyrën rozë

Nderim për oficerin e vrarë, Bengasi

[Fotografi e njerëzve të ulur rreth një tavoline; në pjesën e sipërme të fotos duken pjesërisht shkrime të prera dhe të palexueshme.]

pa hierarki

Në këtë pragdimri pa drita, fytyrat e hierarkëve tanë partiakë nuk e kanë humbur ngjyrën rozë të dhjamosjes së beftë e sidomos atë lloj buzëqeshjeje prej njeriu të karfosur që i di të gjitha, që i kupton të gjitha e që është i bindur se ka qenë, është e do të mbetet VIP i shoqërisë shqiptare. Në e kanë humbur ngjyrën rozë të dhjamosjes së beftë e sidomos atë lloj buzëqeshjeje prej njeriu të karfosur që i di të gjitha, që i kupton të gjitha e që është i bindur se ka qenë, është e do të mbetet VIP i shoqërisë shqiptare. Vetëngopje të tillë pushtetore nuk kemi patur kurrë. Cinizmi, humori i zi, politika me batuta tallëse nëpër tryeza e sheshe mitingjesh, etiketimet rrugaçërore me fjalët: kusar, vrasës, vdekje, litar etj.- këto janë mjetet barbare e primitive me të cilat ngjizet natë e ditë politika shqiptare. Sidoqë të vijnë punët nëpër zgjedhje, rënie në opozitë apo hipje në pushtet- është një kategori politikanësh në këto dhjetë vjet që domosdo do të jenë kryetarë partish, anëtarë kryesie, ministra e domosdo deputetë, pasi ata tashmë e kanë të siguruar vendin në “listën e proporcionalit”. Kjo kategori udhëheqësore, pavarësisht se si i kanë vajtur punët partisë së tyre e pas saj edhe Shqipërisë, janë e do të jenë për të tërhequr, të paktën, apo “merituar” nofkën “deputet i përjetshëm, kryetarë të përjetshëm”, udhëheqësa të lindur që kur nëna ju jepte sisë. Edhe në PS, edhe në PD, edhe në partitë satelitore lista e deputetëshumëve nëpër listat e proporcionalit” nuk shkon më shumë se njëzet emra. Janë këta që i kanë dhënë tonin politikës shqiptare. Janë këta që i lenë karriget njëri-tjetrit nëpër kabinetet e ministrive. Janë këta që na japin mend se si duhet të sillemi e të mendojmë edhe sot e kësaj dite. (Vijon në faqe 4)

TIRANË

Filloi pastrimi i Lanës faqe 21