04/11/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

4 nëntor 2000

Gjermania: Brenda 10-vjeçarit Shqipëria bëhet Europë

Ministri gjerman i Shtetit përgënjeshtron tezën e largimit të vëmendjes drejt Serbisë Zopel: “Me admirimin shikoj se si një brez i ri në Shqipëri me përgjegjësi shfrytëzon shansin e madh dhe në një kohë shumë të shpejtë të mënjanojë prapambetjen shekullore” Ministri gjerman i Shtetit përgënjeshtron tezën e largimit të vëmendjes drejt Serbisë Gjermania: Brenda 10-vjeçarit Shqipëria bëhet Europë Zopel: “Me admirimin shikoj se si një brez i ri në Shqipëri me përgjegjësi shfrytëzon shansin e madh dhe në një kohë shumë të shpejtë të mënjanojë prapambetjen shekullore” Zopel dje në Tiranë Foto: P. ILO

Opozitë ku je?!

Natyrisht të gjitha partitë e spektrit opozitar i kanë selitë e tyre, madje edhe ato zhurmojnë. Një pjesë e mirë e tyre përfitojnë sipas përqindjes ndihmesën financiare të Buxhetit të Shtetit, duke u trajtuar si pjesë e jetës institucionale të këtij vendi. Në këtë aspekt Shqipëria e përmbush plotësisht imazhin e vendit me strukturën plurale të demokracisë. Por brenda kësaj pamjeje, në Shqipëri prej kohësh vazhdon të mbetet në fuqi kriza e institucioneve opozitë. Është kriza më e gjatë dhe ndoshta me më tepër pasoja se kurrë që në peshën e saj konvertohet si penguese, jo vetëm e procesit demokratizues, por më së shumti për afirmimin e normalitetit të marrëdhënieve mes mekanizmave politikë, institucioneve dhe legjislativit të këtij vendi. Personalizimi i raporteve të kreut aktual të partisë më të madhe, Sali Berisha, me partinë kryesore që kryeson mazhorancën qeverisëse, e ka sjellë krizën në përcaktimin përfundimisht të përgjegjësisë për palën opozitë. Në këtë gjendje, sot opozita shqiptare po shformësohet duke mbetur që nga '97-ta e deri më sot një strukturë e paorganizuar, pa vokacion dhe besueshmëri opocionësh, një repart me “shumë krena”. Në pozicionimin kontestues kjo opozitë fare pak hapësirë i ka lënë luajalitetit dhe përgjegjshmërisë për pasojën që sjell oponenca përmes vështrimit në mugë. Në fjalimin më të fundit Berisha përjashtoi fjalën “protesta”, duke e zëvendësuar atë me fjalën “revolta”. Ndërsa motivi se ato janë revolta për votën, në vijim harroi se cila do të jetë rruga e këtyre revoltave, këtyre revoltave, duke u zvarritur ngushtë veprimin politik të krejt opozitës. Në të njëjtën kohë në këto tubime, opozita e mbetur, as që shpenzon fjalë për realitetin e prekshëm social, për krizën e egër energjetike, për katastrofën statistikore të këtij vendi, për egërsinë e ndjeshjes së policisë së vendit me krimin dhe kaqallëkun e periferive, për korrupsionin e ri dhe të vjetër si dhe për marrëdhëniet e jashtme të Shqipërisë zyrtare. Të gjitha këto çështje jetike për vendin ngelizhohen nga opozita, nga institucioni që destinohet në funksionin e tij të zbulojë dhe shpallë abuzimin dhe harresat qeverisëse. Ndërkohë gjendja kaotike brenda saj, fraksionet dhe mospërputhjet e strategjisë ditore brenda saj, janë alëshit shprehja flagrante e krizës tjetër politike që përjeton ky vend. Mosorientimi i kësaj opozite drejt strukturave që ajo, apo pengmbajtja e saj, siç përmendet shpesh, prej ish-presidentit, natyrshëm i hap vend deduksionit se në arenën politike të vendit po lihet edhe më tepër hapësirë për dilemen: “Opozitë ku je?”

Intimitetet e Ursula Andress

faqe 3 Intimitetet e Ursula Andress Do të vazhdoj

Ursula Andress Do të vazhdoj t’i dua të gjithë meshkujt e jetës sime

faqe 29

Këshilli i Europës: Shqipëria, shteti me taksa tepër të larta për shtypin

Këshilli i Europës: Shqipëria, shteti me taksa tepër të larta për shtypin faqe 16, 17

Lajmërim

Njoftohen të gjithë gazetarët, kameramanët, punonjësit, stafi teknik i radiotelevizionit KOHA si dhe gazetarët e “Koha Jonë” nëpër rrethe se ditën e hënë, datë 6 nëntor, ora 10⁰⁰, do të zhvillohet një takim pune për mënyrën e re të strukturës dhe orientimin e RTV KOHA vetëm drejt lajmit dhe debateve në studio. Gjithashtu do të bëhet prezantimi i drejtorit të ri të Përgjithshëm, zotit Vullnet Musaraj, bashkëpronarit “MEDIA '99”. Secili gazetar i “KJ” në rrethe do të punojë edhe për RTV KOHA, ndaj të paraqesë, ditën e hënë, edhe emrin e kameramanit.