07/11/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

7 nëntor 2000

Kolonel Koseni kërkon të vrasë kolonel Ndreun

Ministrit Poçi po i rrëshqet situata nga duart. Pas vrasjeve të oficerëve të lartë të policisë, mbërrin edhe skandali i djeshëm në Ministrinë e Rendit, ku miku i tij për pak sa nuk e ktheu në kasaphanë dikasterin e policisë Skandal dje në ministrinë e Rendit, komisari i Elbasanit bashkë me rojet e tij të armatosur turren të qëllojnë me armë drejtorin e Policisë së Kufirit të Republikës, pasi ky i fundit e akuzon për trafik klandestinësh Kosenin e Poçit faqe 3 Rendi duhet vendosur në Ministrinë e Rendit

Rendi duhet vendosur në Ministrinë e Rendit

NGA EDI LESI Spektakli që desh përfundoi në vrasje, që ndodhi dje në Ministrinë e Rendit, e nxori pothuajse jashtë loje godinën përballë ku vihen në skenë drama e komedi të këtij përmasave, që është Teatri Kombëtar. Prej kohësh, ky institucion kulturor po sfidohej fort nga politika e shtetit në përgjithësi, por trandja që mori dje nga shfaqja e kolonelëve para Ministrisë së Rendit është e paparashueshme. Shumë qytetarë të pranishëm në atë moment në këtë pjesë të rrahur të kryeqytetit, dhjetëra komisari e drejtorë policie që sapo kishin dalë nga mbledhja e analizës në Ministrinë e Rendit, panë fytyrën e vërtetë të një komisari të glorifikuar deri në mit, të një prej njerëzve më të afërt të ministrit Poçi, Edmond Kosenit. Kur doli nga dera e përparme e ministrisë, u turr me vrap drejt truprojëve të tij, i mori njërit prej tyre pistoletën, e vërtiti në ajër dy-tri herë, pastaj e vuri në brez dhe gjithë kësaj kohe shante e kanoste një njeri, të cilin edhe e priti dhe e dëshironte shumë të dilte shpejt nga ministria. Siç u mësua, njeriu që Koseni kërkonte të fuste shtatë pash nën dhe, ishte koloneli Pjerin Ndreu, aktualisht Drejtor i Policisë së Kufirit të Republikës. Konflikti kishte nisur që në mbledhjen e analizës ku kolonel Ndreu kishte akuzuar se Koseni nuk po luftonte si duhet trafikun e klandestinëve, duke thënë se shumë kurdë kalonin nga Librazhdi e Elbasani e pastaj përfundonin në Vlorë. Pra, nëpër territorin ku mbretëron Koseni, miku i Poçit. Kjo akuzë nuk ka se si të mos jetë e dyfishtë edhe për Ministrin e Rendit, i cili i ka dhënë një mandat ekstra Kosenit duke e bërë njeriun perënditë, të cilit i falen që të gjitha mëkatet, qofshin ato edhe kundërvajtje të rënda penale. (Vijon në faqen 2)

Opozita: Të përseriten pjesërisht zgjedhjet

Tryeza e djesshme e Opozitës Foto: P. ILO Tryeza e djesshme e Opozitës. Foto: P. ILO