08/11/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 nëntor 2000

Koseni akuzon ministrin e Rendit Poçi për trafique

Pas zhurmës në media, kreu i policisë së Elbasanit, në një stacion privat hedh akuza për njerëzit përreth Poçit, dhe për vetë titularin Thashethemet e përhapura se “amerikanët udesin për Poçin” janë pjellë e tymnajës së vetë ministrit. SHBA përkrah vetëm institucionet legjitime dhe jo personat Pas zhurmës në media, kreu i policisë së Elbasanit, në një stacion privat hedh akuza për njerëzit përreth Poçit, dhe për vetë titularin Koseni akuzon ministrin e Rendit Poçi për trafique Thashethemet e përhapura se “amerikanët udesin për Poçin” janë pjellë e tymnajës së vetë ministrit. SHBA përkrah vetëm institucionet legjitime dhe jo personat faqe 9

Ku është karrikja e Shqipërisë ?

Nga Frrok Çupi Përsëri ka ardhur rasti të vërejmë se Shqipëria i duhet të zërë vendin që i takon në radhën e shoqeve. Ballkani, si një arenë e vjetër ndryshimesh, përsëri tani po rikompozohet. Analistët parashikojnë finishtë të lumtur ballkanike, kur fqinjët do të kenë harruar luftërat dhe thuajse harruar kufijtë mes tyre. Por sot për sot jemi këtu, kur sapo ka nisur rikompozimi. Hapja e proceseve demokratike në Serbi i ka hapur rrugën një lëvizjeje të gjerë dhe dinamike botërore rreth ballkanikëve. Diplomacia shqiptare dhe duhet të jetë duke seleksionuar hartat politike ballkanike, në qoftë se seriozisht kërkon “karriken” e saj në “teatrin” europian. Ndryshe, duke u bazuar në hartat e vjetra, mund të humbasin rrugën, ose të paktën të vonohen gjatë. Cila është, pjesërisht, harta e re? Serbia tani ka një tjetër prezencë para politikës Perëndimore. Organizata e Kombeve të Bashkuara, para pak ditësh hapi vendin për Jugosllavinë dhe e ftoi të ulë në radhën e saj. Edhe OSBE bëri të njëjtën gjë. Pakti i Stabilitetit, si një kujdestar i mirë ndërballkanik, ka përfshirë në një radhë me “të preferuarit” edhe Jugosllavinë e “nemur”, e cila me fajet e saj u bë shkak për të krijuar Paktin. Pas dy ditësh, Presidenti i ri i Jugosllavisë do të vizitojë Këshillin e Europës. “Fajtori ndaj Bosnjes e Kosovës”, siç mund ta quajmë Jugosllavinë dje kërkoi rindërtimin e marrëdhënieve diplomatike me Bosnjen dhe Shqipërinë. (Vijon në faqen 3)

Ministri Gjoni, më i suksesshmi i qeverisë Meta

Delegacioni i FIFA-s i përbërë nga presidenti Blater dhe këshilltari special Platini entuziazmojnë Tiranën Blater, çeku 1 milion Presidenti i FIFA-s tregon mirënjohje për vendin që futbolli ka mbijetuar pavarësisht nga vuajtja ekonomike faqe 24