09/11/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

9 nëntor 2000

“Do t’i rrjepim të gjallë kriminelët”

“Do të vazhdoj luftën kundër trafqeve të ndryshme dhe luftën kundër korrupsionit në dikasterin e rendit” Intervistë ekskluzive për “KJ” e Ministrit të ri të Rendit, Ilir Gjioni faqe 2

Qeverisësit mësyjnë

Socialistët kanë kryer retushimet e fundit në kabinetin qeveritar Meta. Por nuk kanë prekur portofolmbajtjen e aleatëve të tyre të njohur. Në tre ndërrimet ministrore të dekretuara një ditë më parë, kanë munguar emrat e ministrave të partive të vogla të “Aleancës për shtetin”. Me sa duket ndërrimi i fundit i emrave në kabinetin qeveritar s’ka qenë aspak çështje për veprimin e partisë kryesore të mazhorancës, pavarësisht relacionit të saj me aleatët. Shmangia e kësaj çështjeje të lë përshtypjen e një rezerve të mbajtur, e cila ndoshta do të gjejë vend në kontekstin e afërt të zhvillimeve politike në vend. Por, në të njëjtën kohë veprimi, socialistët këtë javë kanë shpallur aksionin e tyre politik elektoral për zgjedhjet e përgjithshme. Kujtojmë mbledhjen e kryesisë së partisë, e cila ka atributet zyrtare të të qenit shtab elektoral, ku janë skicuar platforma e re elektorale për këtë tur dhe ndërmarrjet konkrete organizative në të gjitha nivelet e partisë. Kjo mbledhje, sipas vendimeve të publikuara, shënon mësyemjen e mazhorancës drejt zgjedhjeve të përgjithshme, duke e bërë të parëndësishëm faktin se mbajtja e tyre do të respektojë apo jo afatin kohor të mandatit. Në efektin dhe peshën e tyre këto masa politike, për socialistët, janë veprimi i drejtpërdrejtë organizativ për fushatë zgjedhore. Në një farë mënyre ata kanë shënuar gjestin përshpejtues, i cili, krahasuar me zgjedhjet lokale, dukshëm është i parah edhur. Përballë tyre opozita ka kryer vetëm fillesen e një mbledhjeje konsultative në tryezën shumëpartiake të këtij spektri, ndërkohë që partia kryesore e saj, ajo Demokratike, vazhdon ta mbajë në fuqi thirrjen për protesta dhe tubime të preferuara për t’u cilësuar revolta. (Vijon në faqen 8)

Bush: Kam fituar, por do të pres rinumërimin

Sot mësohet fituesi. Rruga për në Shtëpinë e Bardhë kalon nga Florida SHBA, Gore pret në mes festën e republikanëve Faqe 4-5

Ministri i Rendit Publik, Ilir Gjoni, gjatë kohës së lirë Foto: P. ILO