10/11/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 nëntor 2000

Bibël dhe vezë

NGA MARTIN LEKA Kur lideri i opozitës, Sali Berisha, bënte dikur konferencë të përditshme shtypi, një nga gazetarët e Radio Tiranës në mbledhjen e përditshme për raportimin e punës, kur iu kërkua të jepte lajmin, dha vetëm përgjigje me një të shkuar të thjeshtë të fytyrës: “Berisha tha sot ato që thotë çdo ditë”. Dhe editora dha në emisionin e lajmeve dy fjali: “Si përditë, edhe sot lideri i PD dha një konferencë shtypi. Ai akuzoi si gjithnjë qeverinë për kontrabandë”... Vazhdjojmë me lajme nga Bota. Tashmë kur edhe vetë Berisha është mërzitur me këto konferenca të përditshme shtypi, një modë e re “demokratike” po merr përmasa po të përditshme. Ndryshimi qëndron në alternimin e ambientit: nga salla të mbyllura, në rrugë të madhe. Mit ingjet e organizuara nga partia më e madhe e opozitës fillojnë nga selia demokratike, vijojnë në sheshin “Skënderbej” dhe përfundojnë me ulërima para selisë së Kryeministrisë. Edhe dje u përsërit riti. Nuk do t’a vlente gjithashtu të shkruanim për një punë të tillë të përditshme, po t’i referoheshim shembullit të cituar në fillim të shkrimit. Por, po bëjmë një përjashtim për disa arsye. Këto arsye të paarsyeshme kanë të bëjnë me disa sjellje “origjinale” të simpatizantëve të Partisë Demokratike. Jo vetëm fëmijë, shumë prej të cilëve njihen nga cigaret që shesin në arka kudo gjatë ditës, por edhe burra e gra në moshë, dhe zhurnon mon me bilbila në bulevardin qendror të Tiranës. Shembujt që të krijonte ky sfond protestuesh me protestat e opozitës së dikurshme të Beogradit nuk kaloi edhe dje pa komente tek qytetarët kryeqytetas. Mund të jetë ky një rast i mirë për liderët demokratë jo vetëm të mos harxhojnë më para për bilbilët, për t’i mbledhur edhe ata që u shpërndanë. Nëse demokratët akuzonin vlonjatët për përdorjen e trensimb ollit, s’diçantë kanë arsye ta kthejnë reston me po të njëjtën ngjashmëri. Një tjetër element i ri ka qenë përdorimi i vezëve në duart e protestuesve. Sigurisht, në të tilla raste ato përdoren për të poshtëruar dikë, por asnjë vezë nuk u hodh as kundër policisë, as kundër ndonjë ndërtesë. Dukët se më të zgjuar se ideatorët e këtij riti protestues kanë qenë vezëm-bajtësit. “Rroftë pula, veza e ka vendin në tigan”. Gara e PD drejt zgjedhjeve të rëndësishme të veres së ardhshme duket të ketë filluar shpejt. Ashtu siç duket tepër e vështirë të mbahet ritmi kaq gjatë me këtë lloj proteste, e cila duket se do të ngacmojë në sensin e kundërt edhe nervat e vetë votuesve demokratë.

Berisha dështon para ministrit dhe Gjoni

Dje pasditë mitingu i PD-së përfundon në disa qindra vetë, ndërkohë që ministri i Rendit kishte urdhëruar policinë për të qëlluar nëse prekeshin institucionet Sonte mitingashtë e PD-së kanë vendosur që të flenë para Kryeministrisë, ministrisë së Rendit dhe Bashkisë së Tiranës faqe 3

Shirat shtojnë nivelin e Fierzës

- faqe 14 -