Berisha djeg derën e Kryeministrisë
Edhe mbrëmë policia nuk reagoi ndaj dhunës së demonstruesve
Dhuna e protestuesve të PD-së sa vjen e rritet. Mbrëmë ata hodhën shishe me benzinë në dritaret e Ministrisë së Rendit Publik dhe më pas dogjën derën kryesore të Kryeministrisë
faqe 3
Mbrëmë, kupa u mbush para zyrës së Metës
Kushdo që ka parë dje kronikat televizive të mitingut të djeshëm
Mbremë, kupa u mbush para zyrës së Metës
Kushdo që ka parë dje kronikat televizive të mitingut të djeshëm të Partisë së Sali Berishës duhet të ketë ndjerë ankthin e tmerrve që ka parë ky vend për shkak të këtij njeriu.
Mbremë, parë dje kronikat televizive të mitingut të djeshëm të Partisë së Sali Berishës duhet të ketë ndjerë ankthin e tmerrve që ka parë ky vend për shkak të këtij njeriu. Dje, lumpeni i mbledhur rreth Sali Berishës ka dhunuar publikisht institucionet më të rëndësishme e të shenjta të shtetit: Kryeministrinë dhe Ministrinë e Rendit Publik. Shishet me benzinë vërtet nuk i ka hedhur Saliu, por hekësi është i Saliut. Edhe gurët nuk i hidhte vetë Saliu, por hekësit e tij. Ky njeri tepër publik, duket ka marrë zemër nga deklarata e kryeministrit shqiptar para pak ditësh, i cili tha për publikun qytetar se do të arrestonte edhe vetë Saliun nëse ky do të qëllonte me gurë…?! Vetëm ndonjë naiv kujtoi se do të arrestohej vërtetë Saliu, por gjithkush e mori vesh se Saliu nuk di të qëllojë as me gurë, as me shishe benzine, as me pushkë. Ai është kaq i hollë e i qartë, sa nuk di të pijë gjë tjetër përveç shisheve me ujë. Ai nuk është i dehur. Ai është koshient, madje i qeshur, fytyra e Saliut, kryepozitarit të Shqipërisë, ndriçohej mbrëmë nga drita e benzinës që digjte derën kryesore të Kryeministrisë së Shqipërisë. Duke filluar që në fundin e parë të një 14 Shtatori tjetër. Duke lënë me zemër të ngrirë një popull që ende ka të freskët terrorin e fillimvitit ’97. Duke lënë me gojë hapur diplomatë e politikanë normalë, intelektualë e gazetarë, njerëz të shkencës e kulturës, burra e gra, fëmijë e pleq.
Ku po shkon Shqipëria? Ç’do të bëjë të nesërmen e djeshme, pra, sot, turma që udhëheq Sali Berisha? Këtë pyetje kërkon sot publiku shqiptar nga Presidenti i Republikës Rexhep Meidani, nga Kryeministri i Republikës Ilir Meta, nga Kryeparlamentari Skënder Gjinushi, nga kryetari i mazhorancës Fatos Nano, nga të gjithë politikanët. E duam të gjithë në këtë përgjigje. E duam që sot. Sot dhe vetëm sot. E duam këtë përgjigje për hir të vendit tonë të dashur, të vëllezërve tanë në Kosovë, për hir të gjakut të përbashkët që kemi. E duam këtë përgjigje për të ditur të ardhmen tonë, të Shqipërisë e të shqiptarëve. E duam këtë përgjigje që të mos rituprohemi në sy të fëmijëve tanë, si në ’97 apo 14 Shtator. Të fëmijëve që u mbytën me leckat e që u shtronim petkat nëpër banjo.
Diplomatë të huaj: pyesni qeverinë tuaj, ç’do të bënin nëse dikush do të digjte portën e Shtëpisë së Bardhë apo portën e Kremlinit?
Pabesía greke
Dhe si të mos ngopen me valutën që marrin nga Shqipëria përpiqen të na lënë jashtë Bashkimit Europian
Kërkojnë demokraci(!) për minoritarët dhe shtypin emigrantët shqiptarë në Greqi, bërtasin greqisht për Himarën shqiptare, por harrojnë Çamërinë, marrin 4,6 milionë dollarë nga KESH e prapë na lënë pa energji elektrike
faqe 2