02/12/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

2 dhjetor 2000

Meta - Simitis, shikim drejt së ardhmes

Kryeministri shqiptar dhe kryetari i PS-së Nano zhvilluan bisedime në Athinë për marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe shkrinë akujt e krijuar pas zgjedhjeve lokale të 1 tetorit Qindra mijë emigrantë shqiptarë në Greqi të entuziazmuar nga takimet diplomatike të Metës dhe Nanos, pasi Athina zyrtare filloi legalizimin në masë të tyre

Elegancë diplomatike

Diplomacia shqiptare, përmes një gjesti politik të prezencës së kryeministrit Meta dhe kreut të mazhorancës Nano në Athinë, ka rikthyer normalitetin komunikues në marrëdhëniet dypalëshe. Vizita e përfaqësuesve të krerëve të Ekzekutivit dhe atij të partisë kryesore të mazhorancës në Athinë në këtë fillimjave, ndodhi pas gjithë atij tensioni të ngritur për shkak elektoral në turin e zgjedhjeve të 1 tetorit të sivjetshëm. Kjo vizitë e një delegacioni me përfaqësim serioz, (pasi në të përfshihet edhe ministri i Jashtëm), e motivuar me një konferencë dytore për çështje të raporteve “Minoritetet dhe mazhoranca në rajonin ballkanik”, mbart në vetvete një lëvizje elegante diplomatike. Është një ndër rastet e pakta kur Ekzekutivi shqiptar, përmes delegimesh të tilla, përcjell në relacionin ndërfqinjëror kurajon për të kapërcyer klimën e mbjellë nga incidentet. Jo vetëm kaq, por në këto gjeste diplomatike si asnjëherë tjetër është përjashtuar heshtja, duke lënë kuptimin e ndjesës për atë që ndodhi. Në vizitën e fundit zyrtare në Greqi, kryeministri shqiptar dhe shefi i diplomacisë kanë manifestuar hapjen e padiskutueshmërisë së të vërtetës së asaj që solli “tensionin e një muaji më parë në marrëdhëniet mes dy kryeqyteteve. Në të gjitha artikulimet e djeshme të kryeministrit Meta është lënë të kuptohet qartë se realizmi i asaj që u përcoll nga pala shqiptare në “çështjen elektorale të 1 tetorit”, s’bëhet i ndryshueshëm për shkak konjukturash. Madje duke kapërcyer përgjigjen e kësaj çështjeje nga axhenda bisedimore, kryeministri Meta në takimin e gjatë me homologun grek Simitis ka gjetur hapësirën për të trajtuar çështje të mbartura, por më se shumë edhe pikëpamje për klimën e re të pretenduar në pjesën e Ballkanit të sipërm. Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në orë të ndryshme të një dite më parë, të dy kryeministrat kanë pasur biseda dhe shkëmbime mendimesh tepër specifike. Në qendër të bisedave kryeministrore, përveç çështjeve imediate që lidhen me emigracionin shqiptar prezent në Greqi, mësohet të jetë folur më së shumti për një reagim të ri diplomatik mes dy vendeve në lidhje me çështjen madhore të marrëdhënieve shqiptaro-serbe dhe mes Shqipërisë dhe kryeqyteteve fqinje ballkanike. Në këtë kuadër të kryeministrat kanë shkëmbyer pikëpamje për situacionin në ndryshim dhe prirjet e reja në krejt gjeopolitikën ballkanase. Burime pranë këtyre bisedave të përfshira në axhendën zyrtare bëjnë të ditur se kryeministri shqiptar Meta në pikëpamjet e veta ka shënuar si çështje me rëndësi thelbësore institucionalizimin e tryezave diplomatike rajonale në kuadër të strategjisë së njohur dhe të konfirmuar nga faktori ndërkombëtar. Ndërkohë që një pjesë e analistëve politikë grekë kanë nxituar të shprehen se “... Tirana di të përvetësojë diplomacinë e iniciativës.”

Partitë

Faqe 2 Dështon takimi ndërpartiak për ndarjen elektorale të Shqipërisë

Partitë braktisin tryezën e KQZ, zgjedhjet e qershorit bojktohen

Dështon takimi ndërpartiak për ndarjen elektorale të Shqipërisë Page braktisin tryezën e KQZ, zgjedhjet e qershorit bojktohen faqe 4

Kryepolici i Kukësit: plan për të sulmuar të gjitha komisariatet e Shqipërisë

Drejtori i Policisë, Ilirjan Dida, zbulon planin e kryengritësve. “Pas rënies së Tropojës, do sulmohej komisariati i Kukësit e kështu me radhë” “Me mbrojtjen që iu bë komisariatit, u shkrua një faqe e re në historinë e policisë: atë që ligji zbatohet pikë për pikë” Faqe 8-9

Qarku i Tiranës