07/12/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

7 dhjetor 2000

Meta, i pari Kryeministër në Kosovë që nga 1913

Dje, Kryeministri shqiptar takoi të gjithë liderët shqiptarë të Kosovës, mori pjesë në Këshillin Tranzitor të Kosovës si dhe u prit nga qindra kosovarë në Prishtinë Faqe 2 - 3

Meta - Rugova, dialogu vjen nga Prishtina

Nga ALEKSANDËR ÇIPA Diplomacia shqiptare, pa iu shmangur realitetit të absurd, përmes vizitës së kryeministrit Ilir Meta dje në Prishtinë, ka shënuar për të parën herë instalimin e një protokolli zyrtar mes dy kryeqyteteve të veta. Është ndoshta një ndër rastet e veçanta të përvojës diplomatike të Tiranës që Ekzekutivi i saj, edhe pse i rën­dung nga problematika ditore e politikës së brendshme, kapërcen realist “gardhet” e paragjykimit politik. Kryemi- Kryeministri Meta me angazhim më tepër diplomatik, dje ka mundësuar fjalëkëmbimin zyrtar me gjithë përfaqësinë e spektrit politik të Kosovës. Por, po me të njëjtin kujdes ka artikuluar pozicionin aktual dhe disponimin e shtetit shqiptar për ardhmërinë institucionale të gjysmëve(s?)ndit tjetër të shqiptarëve. Në gjithë kontekstin e vet vizita e Metës në Prishtinë mbështillet prej korrektësisë ndaj detyrimeve institucionale. (Kujtojmë se kjo vizitë ndodh pas deklarimit politico-juridik për çelje të kufijve nga Jugosllavia e mbetur). Por më së shumti teksti përshëndetës i Kryeministrit në mbledhjen e Këshillit të Përkohshëm Tranzitor, të lë të kuptosh se “konsensusi me devizën për vetëpërcaktim të ardhmërisë” përbën sugjerimin më të mirë për partneritetin diplomatik, specifik mes dy kryeqyteteve shqiptare. Brenda këtij konteksti duhet marrë edhe kontakti serioz i kryeministrit me kreun e LDK-së Ibrahim Rugova, përfaqësues i subjektit politik fitues në zgjedhjet e para lokale të zhvilluara në Kosovën e ndryshuar. Madje ky kontakt bëhet edhe më specifik po të merret në konsideratë e shkuara e afërt e një protokolli të munguar takimesh të këtij lloji. Ndërsa i parë në prizmin e zhvillimeve më të fundit në politikën shqiptare, takimi Meta-Rugova të lë imazhin e një mundësie lidhjeje për dialogun e Tiranës. Nëse në axhendën bisedimore të këtij takimi, kësaj mundësie i është lënë hapësira e mjaftueshme atëherë mund të thuhet se Ekzekutivi diplomatik i Tiranës ka synuar mjaftueshëm veten për të realizuar kooperimin politik. Është rasti që përmendet fakti që për këtë arsye politike vetë kryeministri ka gjetur një shans tjetër për dalje nga qerthulli i krizës që përcolli ngjarja e fundit në Tropojë dhe përballja bllokuese me kreun e opozitës, Berisha. Sëguri(?) Tropojë dhe përballja bllokuese me kreun e opozitës, Berisha. Segmente Troposhë(?) apo paralelja bllokuese me kreun e opozitës, Berisha. Sëg-

Arben Rakipi deklaron: italianët e zbulojnë këtë trafik duke përgjua(r) celularët

Shefi i Antimafias italiane: nga Shqipëria trafik organesh faq 7

Për Vitin e Ri, gjej deti dhe gjej bjeshke