19/12/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 dhjetor 2000

Në PS nuk bien dakord për KQZ-në

Ruçi: Ata nuk do të ikin me vendime të kryesisë së PS-së dhe të asnjë kryesie partie Luan Rama: Anëtarët e KQZ-së duhet të japin dorëheqjen të gjithë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Gramoz Ruçi, hedh poshtë deklaratën e Luan Ramës, sekretarit tjetër të socialistëve

Humbi ambasadori i fjalës

Nga ALEKSANDËR CIPA ISH-KORRESPONDENT I BBC Fjalës shqip të radios së famshme londineze BBC, qysh nga dje i mungon një operator i saj, një emër i shuar dhe një tingull i veçantë. Korrespondenti i 7 vjetëve të fundit në Romë, Ilir Gurakuqi, befas është përballur me ndërprerjen e jetës fizike, ndërkohë që i ka shtuar gazetarise shqiptare në terësi një mungesë, e cila për arsye të kohës së vonë do të ndihet edhe më. Shpesh përmendet fakti se Shqipëria, si vend pa diplomaci tradicionale, gjendet në realitetin e përfaqësimit përmes ambasadorëve spontanë. Në rastin e atashimit të Ilir Gurakuqit në Romë, gjatë gadi 10 vjetëve të fundit, ky konstatim është i vlefshëm ndërsa vleshmëria e tij në këtë pozicion kapercen çdo jetë e zakonshem. Kolegun Gurakuqi kam pasur rastin ta njoh në mjediset e seksionit shqip të BBC-së në Londër, ndërkohë që puna e tij përmes parametrave dhe talentit vetjak bëheshin evidente në jo pak herë në krejt hapësirën e Shërbimit Botëror të BBC-së. I njohur në shumë mjedise të gazetarise italiane, me komunikime intime dhe të dëshiruara profesionalisht në sallone diplomatike dhe politike, jo vetëm të Romës, Gurakuqi mbartte tepër dukshëm profilin e gazetarit politik, diplomatik dhe reporterit italian. Në dhjetëra raste kur politika ballkanase dhe ajo italiane rezononin dhe reflektonin zhvillime, raportet radiofonike, kronikat dhe intervistat e Ilir Gurakuqit shërbyen si referime informative dhe analitike për mjaft prej emrave të të njohur të BBC-së si Gabriel Partos, Tim Kuk, Mark Brein dhe mjaft analistë me stazh në britaniken e klubshme BBC. Korrespondenti i shqiptarëve në Itali, i cilësuar kështu për këtë dhjetëvjeçar dhe i referueshëm në njohjen e këtij realiteti matanë Adriatikut, Ilir Gurakuqi përbën njëherësh rastin e gazetarit që rezervon përvojën tipike në shtypin shqiptar në emigracion. Mjaft bashkëpunime të tij në shtypin kryesor italian, francez, spanjoll dhe portugez janë faqe të një kontributi përfaqësues për cilësitë dhe inteligjencën profesionale të kolegut Gurakuqi. Me vlerën e të qenit trashëgimtar dhe pinjoll i një familjeje me emër në letrat shqipe, Ilir Gurakuqi mbetet pa mëdyshje një ambasador i veçantë i prezencës shqiptare në Itali, fjalën dhe artin e gazetarisë polivalente në vitet të sotme. Ai u dilte para ikjes fizike nga jeta, përcolli përmes mikrofonit të BBC edhe një tjetër lajm për shqiptarët, ndërkohë që në zërin e tij për zemrës së pushtuar mbetet një lloj i keq e dhimbjes së ndier për të, nga gjithë kolegët dhe miqtë shqiptarë dhe jashtë saj. Në raste të tilla, kur vdekja tronditshëm bëhet realitet i imponuar për të gjithë, vetë thuhët: “Ç’punë ka vdekja me të?!”

Xhorxh Washingtoni mirëpret Xhorxh Bushin

Xhorxh Washingtoni mirëpret Xhorxh Bushin

Marsel Skëndo, bosi i Klanit zgjidhet edhe shef i koshave

Basketbolli zgjedh presidentin e tij faqe 17