22/12/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

22 dhjetor 2000

Berisha u jep leje policëve

Uniformat blu shpërthejnë në festë: do gëzojmë edhe ne si gjithë të tjerët Sot është mitingu i fundit në sheshin “Skënderbej”. Do rinisin në fillim të vitit

Ora e “zgjidhjes së fortë”

Zgjidhja duket se nuk është e afërt. Në tryezë enë e pamble dhur janë hedhur tashmë të gjitha alternativat që ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. Zgjidhja duket se nuk është e afërt. Në tryezë e pamble dhur janë hedhur tashmë të gjitha alternativat që ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. Nga qëndrimi i PD-së deri tek ai i PS-së ka një lumë propozimesh të tjera, ndër të cilat nuk shihet asnjë i preferueshëm. PD kërkon hetimin e zgjedhjeve lokale nga të huajt, përsëritjen e pjesshme të tyre dhe më pas uljen për përmirësimin e infrastrukturës. Ky është propozimi që mbajnë edhe partitë e tjera rreth PD-së. Në këtë propozim mungojnë disa gjëra, si për shembull me ç’ligj dhe me ç’komision zgjedhor (pa përfshirë qeverinë) dhe ç’lista do të bëhen zgjedhjet e pjesshme. Pa përmendur faktin që hetimi, 3 muaj pas zgjedhjeve, është pothuajse i pamundur. Me këtë logjikë PD nuk ulet kurrë në tryezë për të diskutuar për zgjedhjet e përgjithshme. Propozimi më i afërt me PD-në është ai i Partisë Republikane që është për një tryezë politike, ku partitë të vendosin të ndryshojnë KQZ-në, të zgjedhin anëtarët e rinj të komisionit, të ndryshojnë ligjet dhe draftet e tryezës, të miratuara nga Parlamenti pa asnjë ndryshim. Këtij propozimi i mungon mënyra e ndryshimit të KQZ-së dhe mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të rinj. Ndërsa për heqjen e tyre ka një propozim të PS, zgjedhja e anëtarëve të rinj nuk do të gjente kurrë konsensusin e partive, përderisa numri i tyre është tek dhe pozita ose opozita do të dilnin në mazhorancë brenda komisionit. Pothuajse të njëjtin propozim ka edhe e djathta e Bashkuar. Propozimi i KQZ-së është për bërjen e një referendumi popullor për ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë që të zhbllokohet situata e ndryshimit të KQZ-së. Këtij propozimi i mungon organizatori i Referendumit, që në bazë të Kushtetutës i bie të jetë KQZ, pra, edhe viktima e supozuar e Referendumit. I fundit është propozimi i PS-së, e cila gjendet pa alternativë në kërkesën e saj për ndryshimin e ligjit që parashtatën kërkesën e saj për ndryshimin e ligjit që parashtrojnë kriteret e anëtarëve të KQZ dhe me këtë rast ndryshon kriteret e tyre. Kjo sepse ligji nuk ka fuqi parapravepruese dhe nga Kushtetuta. Kjo sepse ligji nuk ka fuqi prapavepruese dhe nga Kushtetuta anëtarët e KQZ e kanë mandatin 7-vjeçar të garantuar. Dallimi tjetër mes pozitës dhe opozitës ka të bëjë me rindarjen elektorale, për të cilën një palë kërkon regjistrimin e votuesve para ndarjes dhe tjetra ndarjen përpara regjistrimit. Në këto dallime kaq të mëdha, situata duket më e keqe se ajo e fillimit të vitit kur përgatiteshin zgjedhjet lokale se atëherë nuk kishte një KQZ për t’u ndryshuar dhe asnjë ndarje elektorale për t’u bërë. Tryezat ishin më të besueshme. Tani nuk mbetet gjë tjetër vetëm të vijë koha e “zgjidhjes së fortë”, që si gjithmonë do të vijë nga jashtë me ndonjë përfaqësues special.

Pas Vitit të Ri, 80% e shqiptarëve me celular Drejtori grek i AMC, Stefanos Oktopadas. Foto: P. ILO

Muzika e lehtë në festën e përvitshme

Page 6 Një festival ndryshe Muzika e lehtë në festën e përvitshme Faqe 21 Lojërat olimpike “Athina 2004”, rrugët të çojnë në Tiranë Faqe 17

Mashtrimi i PS-së vë në siklet qeverinë Meta

Qeveria mundohet të rregullojë atë çka shkatërroi deputeti më injorant i medias së lirë Faqe 4-5