Pakica e të pasurve që vjen nga vota e të varfërve
Përditë e më shumë politikanët po kthehen në përfaqësues të pakicës së pasur, duke i kthyer kurrizin shumicës së varfër
Endrrat presidenciale
Mbledhja më e fundit e forumit vendimmarrës të Partisë Socialiste, mund të thuhet se hodhi dritë mbi disa nga pistat politike që do të orientohet formacioni rozë, para dhe pas zgjedhjeve të qershorit. Në dukje e rastësishme, por ambicia e shprehur nga kryetari Nano për të fituar mbi 60 për qind, mendoj se është çelësi për të zbardhuilar, si ëndrrën Presidenciale të Nanos, edhe lëvizjet që ka projektuar për të ndërmarrë, për të shkuar drejt saj. Për sa më lart bëhet edhe më e thjeshtë, po të mbajmë në konsideratë se Parlamenti i ardhshëm në vitin e dytë të tij do t’i duhet, që bazuar në nenin 84 të Kushtetutës të zgjedhë me 60 për qind të deputetëve Presidentin e Ri. Pra, nga këtu kanë buruar të gjitha motivet që kanë ndjellë një lakmi, jo të vogël, të Nanos, e cila si rrallë ndonjëherë e detyroi të ekspozonte shumë kohë më parë synimet e tij.
Në funksion të këtij qëllimi ai po mundohet të ndërtojë kompromiset me grupin më potent dhe më shqetësues, të drejtuar nga Kryeministri. Hapat e kësaj dëshire për kompromis të Nanos janë parë, jo vetëm në dorën e lirë që i ka lënë Metës në të gjitha ndryshimet qeveritare, por edhe në ofertën që hodhi në Komitetin Drejtues, që kandidatët për deputetë do të konkurrojnë me projekte. Nuk është aspak vështirë të kuptohet që kjo do të thotë se mbështetësit e Metës do të jenë më të preferuarit, sepse duke ardhur nga administrata, janë më afër suksesit të një gare të konkurrimit me projekte. Po kështu Nano, duke njohur mirë Gjinushin si një mjeshtër i përfitimit edhe duke pasur asgjë, po mundohet dhe do mundohet të minimizojë në maksimum rezultatin e PSD-së, për t’u mos u përballur me orekset e stërmëdha që mund të shfaqë Gjinushi. Duket se Gjinushi në këto zgjedhje do të paguajë për të gjitha lojërat e këndshme që ka bërë deri më tani dhe që kanë sjellë jo pak përfitime për dhe për partinë e tij.
Interes marrin për t’u shpjeguar raportet e Nanos me Berishën, të cilat edhe për këte rast kanë dhënë shenja, se do të ruajnë tiparet e vjetra. Pra, hapur do të ruhet një vështirë armiqësie, ndërsa në tokë interesat e përbashkëta do të prodhojnë mbështetje reciproke. Nga mënyra këta do të prodhojnë mbështetje reciproke. Nga mënyra se si po sillet Berisha, midis të tjerave, po kontribuon në realizimin e qëllimeve të Nanos. Një opozitë me mbi 40 për qind, nuk mund të votonte Nanon për President dhe Berisha po luan që të mos detyrohet të pengojë hapur Nanon në objektivat e tij. Kjo politikë e Berishës mund të shpjegohet vetëm në shërbim të shpresës së paprishur, që ai logjikon se një Nano president, e bën më të lehtë të pranohet një Berishë përsëri President.
(Vijon në faqen 4)
Balerina Hujeda El Saied mbrëmë në prezantimin e librit të saj “Ngjyra e lekures sime” paraqitur në Panarin e tretë të Librit
Foto P. ILO
Balerina Hujeda El Saied mbrëmë në prezantimin e librit të saj “Ngjyra e lekures sime” paraqitur në Panarin e tretë të Librit. Foto P. ILO
Fest 2000 mbetët pa drita
Faqe 3
Lajmi i orës së vonë
Në kulmin e spektaklit rreth orës 22.30 të mbrëmjes, aktiviteti më i rëndësishëm kombëtar që zhvillohej në Pallatin e Kongreseve, mbeti në errësirë. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që për më shumë se 10 minuta të mbetej pa drita aktiviteti kombëtar i këngës, që bashkon të gjithë shqiptarët në të gjithë Botën. Ndërsa njerëzit filluan të largoheshin, këngëtarët dhe drejtuesit e spektaklit qëndruan në pritje të dritave dhe e vazhduan spektaklin deri në fund. Drejtuesit e festivalit kanë filluar të luten që të kenë drita natën e fundit.
Kompania FRESH dhe KOHA JONE dhurojnë sot për Krishtlindjet një kalendar falas bashkë me gazetën “Koha Jonë”