Ministri i Rendit, ftesë për Berishën dhe Arbnorin
Ilir Gjoni lëshon ftesën publike në Parlament, por opozita ende nuk përgjigjet
“Ejani në zyrën time dhe të diskutojmë për çdo aktivitet të Ministrisë së Rendit, pasi unë zbatoj ligjin dhe e kam për nder që jam ministër i qeverisë Meta”
Faqe 3
Çaste njerëzore në malet me borë
EFTHYMIOS ARAVANTINOS
KËSHILLTAR SHTYPI NË AMBASADËN GREKE
Të premten pasdite u nisa me automjetin tim nga Tirana me destinacion Follorinën për të marrë një vaksinë nga mjeku i vajzës sime. Nga Tirana u nisa rreth orës 12.00 të drekës. Dita ishte e mrekullueshme, dielli shkëlqente, ndërsa temperatura ishte relativisht e lartë për stinën e dimrit. Rreth orës 16.00 të pasdites, ndërsa
Mbrëmë në hotel Rogner koktej - spektakël me artistët shqiptarë
organizuar nga multimedia “Koha Jonë” Foto: P. ILO
KËSHILLTAR SHTYPI NË AMBASADËN GREKE
Të premten pasdite u nisa me automjetin tim nga Tirana me destinacion Follorinën për të marrë një vaksinë nga mjeku i vajzës sime.
stinën e dimrit. Rreth orës 16.00 të pasdites, ndërsa ndodhesha në Korçë, koha filloi të egërsohet. Qielli ishte i mbrejtur dhe xhamin e përparmë të automjetit filluan ta ledhatonin flokët e para të dëborës. Duke ju afruar kufirit, koha bëhej më e keqe dhe dëbora binte më e dendur. Kur kalova Pikën kufitare të Kapshticës errësira kishte mbuluar gjithçka, dëbora bëhej gjithnjë e më e dendur, ndërsa rruga gradualisht filloi të mbulohej edhe nga mjegulla. E kuptoja që rruga për Follorinë ku ishte dhe destinacioni im do të ishte e vështirë dhe e gjatë, por vaksina për vajzën time më shynte vetëm përpara. Për sa kohë rruga ishte malore, deri në qendrën dimërore të rrëshqitjes mbi dëborë të Viglës, drejtimi i automjetit ishte pa rrezik. Por pas qendrës dimërore, gjatë zbritjes drejt Follorinës, gjërat filluan të vështirësohen. Kisha mbi gjashtë orë në timon, dëbora kishte mbuluar gjithçka dhe vazhdonte të binte gjithnjë e më e dendur. Papritur, një frenim i pavullnetshëm dhe makina, duke mos m’u bindur, rrëshqiti në kanalin anësor të rrugës, thua se donte të çlodhej. Pa humbur kohë marr në telefon ndihmën rrugore, por për shkak të kohës së keqe, telefoni dilte i padisponueshëm. Kështu që detyrohem të nxjerr nga valixhja rrobat e trasha dhe çizmet dhe bëhem gati për marshim. Para se të mbaj sërish veshur çizmet, afër meje ndalon një makinë dhe shoferi i saj, që kishte të njëjtin emër me mua, Thimjo, më drejtohet: “Mos u mërzit o mik, pas meje vjen një shoku im, ai ka kavo dhe do të të rimorkojmë”. Pas pak vjen shoku i vet, Teodori nga Pogradeci. Në momentin që ne po përpiqeshim të lidhim kavon, afër nesh vjen një xhips me dy të rinj nga Follorina, të cilët po shkonin në qendrën dimërore të Viglës. “Të përpiqemi ta nxjerrim nga kanali duke e shtyrë”, propozojnë ata, “jemi pesë veta dhe do t’ia dalim mbanë”. Me të vërtetë, automjeti im, pas shumë përpjekjesh nga ana jonë, pasi bëri një rezistencë të fortë, filloi dalëngadalë të shkëputet nga kanali. Kur përfundimisht e nxorëm përsëri në rrugë, konstatoja se kishte pësuar disa dëmtime: ishte thyer sinjali i përparmë dhe deformuar llamarina e krahut të majtë. Ndihma me dy djem dhe dy miqtë shqiptarë, që bashkë me dy të rinjtë nga Follorina, ishte për mua dhurata më e bukur për Krishtlindje që mund të imagjinoja. Të gjithë së bashku u përpoqëm dhe ia dolëm mbanë dhe burimi. Kur arritëm në Follorinë i ftova të uleshim të hanim bashkë dhe kjo në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që më dhanë. Por kishim rrugë të gjatë për të bërë, ishin nisur për Selanik. Për të shmangur ndonjë të papritur për shkak të kohës së keqe, me mirësi lejuan leje për t’u nisur. Kështu që, pasi shkëmbyem urime për festat, ata vazhduan udhëtimin e tyre dhe unë fillova të kërkoj servis për t’i rregulluar dëmtimet. Nga të dy anët e kufirit, kushtet e motit janë të njëjta, të ngjashme janë dhe problemet, e njëjtë është edhe mënyra me të cilën i përballojnë banorët e Korçës, të Pogradecit dhe të Follorinës. Në rast raste kur kjo mënyrë përballimi e problemeve është e koordinuar, kolektive dhe e sinqertë, rezultatet janë të shkëlqyera.
TV KOHA transmeton ekskluzivisht spektaklin e organizuar në hotel Rogner me artistët shqiptarë për nder të rikthimit në Atdhe të Koço Devoles
Në mbrëmjen e Vitit të Ri
URIM
Gazeta “Koha Jonë” uron besimtarët myslimanë gëzuar festën e Bajramit