Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E MARTE 30 prill 1996

4 vitet e ardhshme - vitet me te mira te jetes tone

Presidenti Berisha hap fushaten elektorale ne Fier Ishte fjala e lire per njeriun e lire, bindja disa kohore e demokracise dhe deshmia e triumfit te ideve qytetare demokratike mbi doktrinat plagese te llojit te vjeter dhe te ri, qe u shfaq me te gjithe madheshtine e saj dje pasdite ne sheshin qendror te Fierit, i cili ishte mbushur si asnjehere me pare. Nen pankarta ku shkruhej “4 vite me te mira se keto”, me simbolin e fitores se PD, me sloganin “4 vitet e ardhshme me te mira te jetes tone” dhe “Me ne fitojne ide te verteta dhe jo iluzione”, me fotografi domethenese te Berishes, ne nje manifestim madheshtor, me pjesemarrjen e qindra e mijera qytetareve dhe simpatizanteve demokrate te Fierit, presidenti Berisha ka shpallur zyrtarisht nisjen e fushates elektorale te 26 majit. Sali Berisha i beri te njohur publikut fierak programin e PDSH-se, duke perpunuar ne stilin e vecante berishian, plot humor, mjeshteri dhe pasion, arritjet e deritanishme dhe perspektiven e afert per fitore me 26 maj dhe ne 4 vitet qe vijne. “Dje ne beme zgjedhjen e tyre. Sot eshte ne radhe te shqiptarise, i takon shqiptareve te votojne dhe te japin goditjen me te fuqishme ne historine e vendit te tyre, per instalimin ne Shqiperi te demokracise me te perparuar ne Europe. Shtypi me i lire, sindikatat me te pavarura, opozita me e forte, parlamenti me i fuqishem, shoqeria civile me e zhvilluar! E gjithe kjo, jo per t'u mbyllur ne vetvete por per te ecur ne rrugen me te sigurt te integrimit ne Europe”, tha Presidenti Berisha. Duke vleresuar sot fushaten elektorale te republikanit Bob Dole ne New York si “nje eveniment me rendesi te jashtezakonshme”, Berisha tha se “do te ishte ne nderin e ketij vendi, ne nderin e PD-se, te kishte edhe republikanin Bob Dole”. “Po a ka”, pyeti Berisha “sot kandidat si Bob Dole? Nuk ka! I vetmi kandidati i tille eshte Sali Berisha!” “Te gjithe e dijme se sot ne bote shkruhen mbi 500 milione faqe interneti ne 1 vit, por nuk ka asnje qytet ne bote qe ta perfshije ne internet. Dhe ne kete mes Shqiperia del e para ne Europe me urdhrin “Internet ne cdo shtepi””. “Ajo do ta marre ne 26 maj, historine e saj. Fieri duhet t'i tregoje sot mbar shqiptareve se nuk ka asnje force ne Europe qe mund ta ndale vrullin dhe shpirtin e lire te ketij kombi drejt fitores me 26 maj”, theksoi presidenti Berisha. Duke iu referuar listes se PDSH-se ne Fier, presidenti Berisha i cilesoi kandidatet e saj deputete si “nje skuader shume e forte, secili me i vlefshem se tjetri, me nje perkushtim te vecante ndaj interesave te qytetareve”. Sipas tij “Ata zoterinj, jane te vleresuar ne te gjithe Shqiperine si nje grup me profile te qarta demokratike. Te gjithe ata gezojne respektin e qytetareve dhe do te dalin fitues”. Zoti Berisha i quajti socialistet e Fierit “njerez te frikesuar”. Fjala e Presidentit Berisha ne takimin me qytetaret e Fierit
Luan Dyli Sali Berisha Nuri Batha Fier New York Shqipëri Europë

FITORE si në '92

Shpallen me brohorima kandidatë e PD-së në rrethe Kavaja e ndezur flakë nga entuziazmi shpall sot kandidatë të PDSH-së për deputet kryesuesin e kooperativës së suksesshme bujqësore “Kavaja”, profesor Nuri Batha, sekretarin e këshillit të rrethit Kavajë z. Luan Dyli dhe kryetarin e Seksionit të PDSH-së, z. Perikli M. Teta. Këta tre kandidatë u brohoritën gjatë nga simpatizantët e demokratët e rrethit, ndërsa folës të kësaj veprimtarie përshëndetën kandidimin e inxhinierit dhe kryetarit të bashkisë z. Xhemal Miu, sipërmarrësit z. Haki Mali, publicistit Rifat Meca dhe inxhinierit të ndërtimit zotit Bardhok Tarifa si kandidatë të mundshëm për deputet. Mijëra vetë brohoritën “Lindjes financojnë fushatën elektorale të PS-së, bllof! para nga jashtë i fond në “fshati ynë””. Numri i parë i “RD”, para se të shtypeshin kontrfotoromat, i ngjan aq shumë shtypit komunist të “RD”, prapë se prapë është i ngjashëm me kupën e sabanit Fakte dhe dokumenta laxoni njeser ne RD
Perikli M. Teta Xhemal Miu Haki Mali Rifat Meca Bardhok Tarifa Kavajë

Fjala e Presidentit Berisha ne takimin me qytetaret e Fierit

OE MARR MUPRET GJER SOT EMRIN E ASAJ PARTIE QË SOT DREJTON SHQIPERINË? TË GJITHE E DINË. THONË SOCIALISTËT. PO TË THOTË BUDALLA, I THOTË PËR MASKË. SE POPULLI E DI SE EMRI I TYRE I VËRTETË ËSHTË PARTIA E PUNËS. VETËM MBRËMË ATA E NDËRRUAN EMBLE- MËN E PARTISË. SOT E HOQËN YLLIN DHE E ZËVENDËSUAN ME NJË KAFSHË. KËTË EMBLEMË E NXORËN NGA NDRYSHIMI QË PËSUAN MË 22 MARS 1992, SA HERË QË DELIN NË OPOZITË BËHEN KAFSHË TË EGRA DHE GATI PËR TË KAFSHUAR TEKSA NË POZITA BËHEN BUTAKË DHE E DËRGOJNË SHQIPERINË NGA NJËRA MIZERJE NË TJETRËN. PRANDAJ DHE YLLIN E HOQËN E VENDOSËN NJË KAFSHË SI PËRFAQËSUESE TË TYRE. Qytetare dhe qytetarë të Fierit, djelm dhe vajza të këtij rrethi, I zoti që me spontanitetin e tij të mrekullueshëm e ktheu këtë shesh në një stadium entuziazmi e gëzimi të papërmbajtur për Partinë Demokratike dhe fitoren e saj më 26 maj, dëshmoi se askush nuk mund të mposhtë vullnetin e lirë të qytetarëve të Fierit, si qytetarë të lirë të Shqipërisë demokratike. Qytetarë dhe qytetare të Fierit, Demokracia nuk erdhi si një akt, ose si një mrekulli. Demokracia erdhi si një lëvizje e fuqishme paqësore e burra e grave të lirë të këtij vendi, që u ngritën për t’i dhënë një goditje vdekjeprurëse në historinë e këtij vendi diktaturës më komuniste që ka njohur njerëzimi. Erdhët sot këtu, mbushët këtë shesh dhe dëshmuat se si njerëz të lirë, ju mbeteni qytetarë fisnikë dhe atdhetarë të vërtetë; ju mbeteni qytetarë të vendosur për të ecur, me mençuri, me trimëri, por të vendosur në rrugën e lirive dhe të drejtave tuaja. Sot keni para jush betejën më të madhe, betejën me të cilën ju votoni jo vetëm për qeverisjen e katër viteve që vijnë, por ju votoni edhe për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Ju votoni për perspektivën europiane të Shqipërisë. Ju votoni kundër maskaradës socialiste, hipokrizisë dhe mashtrimit të tyre. Të dashur miq, Të shtunën e kaluar, Forumi i Rinisë Europiane, duke analizuar situatën e të rinjve në Shqipëri dhe rajon, doli në përfundimin se të rinjtë e Shqipërisë gëzojnë sot liritë më të mëdha, mundësitë më të mëdha për arsimim e punësim në vendet e tyre sesa gjithë të rinjtë e vendeve të rajonit. Kjo është fitore e madhe, e njerëzve të lirë. Sot ne nisemi drejt një beteje epike. Këtë betejë e bëjmë për të fituar. Fitorja e zgjedhjeve të 26 majit ka rëndësi vendimtare jo vetëm për qeverisjen e katër viteve që vijnë, por për të ardhmen e Shqipërisë. Ato forca që me 26 maj do të marrin votën e shqiptarëve, do të qeverisin këtë vend deri në vitin 2000; dhe prandaj këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për çdo shqiptar. Ne duhet të marrim përsipër detyrimin solemn për t’i thënë çdo burri, gruaje dhe fëmije të paktën një herë se me 26 maj çdo shqiptar duhet të votojë. Pa votën e tyre nuk ndërtojmë dot lirinë. As qytetarinë, as demokracinë. E them këtë sepse fati i vendit dhe i kombit varet nga prania e çdo shqiptari para kutisë së votimit më 26 maj. Duhet t’i bindim, me argument, t’i ftojmë me mirësi, por duhet t’u themi të vërtetën. Partia Socialiste dhe aleatët e saj janë ata që kërkojnë të kthejnë Shqipërinë mbrapa. Ata janë mohuesit e lirive tuaja. Ata nuk i besojnë lirisë dhe nuk mund të mbrojnë lirinë e qytetarit shqiptar. Amerika dhe bota e bazojnë të ardhmen e madhe dhe të mençur të fëmijëve në internet. Ne dhamë dhe do të vazhdojmë të japim “internet në çdo shtëpi”, dhe në këtë drejtim ne jemi një ndër vendet e para në botë. Shqiptarë dhe shqiptarë të Fierit, Për ne, Shqipëria duhet të ecë drejt Europës, në aleancë të përhershme me miqtë tanë më të mëdhenj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëdhëniet tona me SHBA janë marrëdhënie jetike. Liria e shqiptarëve dhe e Shqipërisë është e lidhur pazgjidhshmërisht me to. Shqipëria po ecën. Shqipëria ecën me shpejtësi. Po ecën dhe ecën me një vrull të ri. Fieri, ky rreth i mrekullueshëm, me njerëz punëtorë, me energji të pashtershme, me urtësi, me tradita të mëdha, do të jetë një nga lokomotivat e zhvillimit të vendit në vitet që vijnë. (Pjesë nga fjalimi)
Luan Dyli Fier Shqipëri SHBA Europë

SKANDALE

Komunistët e Lindjes financojnë fushatën elektorale të PS-së Bllof! marr para nga i fond në “fshat” për të qenë nën kontrollin e Partive Komuniste F. 3 laxoni njeser ne RD Ku i merrte udhëzimet Frok Çupi? “Numri i parë te “RD”, para se të shtypeshin kontrfotoromat nga banka zllën në “shtëpinë e tij bashkë me çupën e sahan sinanin Fakte dhe dokumenta laxoni neser ne RD
Frok Çupi