18/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

18 gusht 1996

Shqipëria nuk do të akceptojë një ndarje të Kosovës

Intervistë e Presidentit Berisha dhënë gazetës “Die Presse” Faqe 2

Përfundon beteja e Tiranës. Mocionistët mposhten

Socialistët gjakosen me njëri-tjetrin në konferencën e kryeqytetit Puç i enveristëve Socialistët gjakosen me njëri-tjetrin në konferencën e kryeqytetit Përfundon beteja e Tiranës. Mocionistët mposhten Puç i enveristëve Socialistët shqiptarë po shkojnë drejt ndarjes së tyre duke demonstruar një intolerancë dhe luftë klanesh të denjë për organizimet mafioze. Ata nuk po kursejnë as grushtet dhe gjakosjen për njëri-tjetrin, ndërkohë që kanë ende kurajo që të flasin për “reformimin” e partisë. Socialistët kanë nisur tani të bojkotojnë masivisht njëri-tjetrin, gjë që shpjegon edhe arsyet e bojkotimeve të tyre në politikën shqiptare të kohëve të fundit. Papërgjegjshmëria duket se është kthyer në një mani dhe mjet mbijetese në partinë më të madhe të opozitës. Konferenca e djeshme e Partisë Socialiste për Tiranën i fundos[i?] tragjikisht dhe përfundimisht shpresat për një reformim të thellë dhe të gjithanshëm të kësaj partie. Enveristët dhe konservatorët me metoda antidemokratike, tipike enveriste, likuiduan çdo shpresë për rinovim dhe i provuan anëtarësisë dhe elektoratit socialist se në Partinë Socialiste po zhvillohet lufta e klaneve, ndër më të egrat e më mizoret, që nga themelimi i saj në vitin 1941. Enveristët që Fatos Nano u bëri nga Benca guclëceve, mediokërve, të korruptuarve, mëkatarëve, spaletave meskinëve, që drejtojnë sot këtë parti, jo vetëm që nuk arritën të realizojnë pastrimin e saj nga këta elementë, por shpërthyen luftën e klaneve me barbare që Partia Socialiste, me tre emra, ka të regjistruar në historikun e saj të zi. Në këtë konferencë u eliminua tërësisht grupi i intelektualëve me ide reformatore dhe orientim socialdemokrat. Konferencën e dominuan aparatëçikët e partisë, nomenklatura e vjetër e Partisë së Punës dhe të inkriminuarit. Konferenca u shndërrua në një kordon përleshjesh të paqytetëruara, në një kordë sharjesh, fyerjesh, çirrjesh, pëshpëritjesh, ngjarje kjo e paprecedat, në historinë e një mbledhjeje të një force politike. Organizatorët dhe ekzekutorët i këtij skenari në Konferencën e socialistëve ishte marksisti i pakorrigjueshëm dhe dogmatiku i pandreqshëm Servet Pëllumbi, i cili e udhëhoqi Partinë Socialiste në disfatën e thellë që ka njohur kjo parti disfatën në zgjedhjet e 26 Majit. Me një bizantinizëm ekzemplar Servet Pëllumbi goditi edhe shpresat fundit për reformim të elektoratit dhe të antarësisë me pikëpamj socialdemokrate të kësaj partie. Të ardhmen e tij personale Servet Pëllumbi, me një kulturë tipike bolshevike, arriti ta shndërrojë në një dramë kobëzezë për të gjithë partinë eij. Ajo e ndodhi në Konferencën e Tiranës dëshmon qartë dhe përfundimisht se PPSH, me emër të ri, është parti e pareformueshme. As tentat një apo disa mocione të marra së bashku, as përpjekjet e ndershme të qëndra e indra socialdemokratëve të ndershëm në mbarë Shqipërinë nuk mund ta çlirojnë kënetën dhe kalbësirën e saj. Ndajhe vetëm shëmbërdarja e saj është rruga e vetme për çlirimin e antarësisë dhe të elektoratit të majtë dhe të moderuar nga kthetrat e atyre, që e shndërruan luftën klasore në luftë klanore.

Nga konferenca e PS së Tiranës

Synojmë të përsosim garantimin e të drejtave të njeriut

Me ministrin e Drejtësisë, z. Kristofer Peçi është “Organizimi i ri i Ministrisë së Drejtësisë dhe një Ligji i ri për funksionimin e saj”. Një nga detyrat e saj themelore është sigurimi i lirisë dhe i të drejtave të shtetasve nëpërmjet prefeksionimit të mëtejshëm të Legjislacionit, që siguron zbatimin efektiv të këtyre të drejtave. Faqe 9

Islami poshtë Ulqinit

Nga konferenca e PS së Tiranes - Kryesia sjell si kandidaturë dy enveristë -Disa prej delegatëve, në shenjë proteste për veprimet e kryesisë, dolën nga salla duke thënë se këto janë si konferencat e PPSH-së. -Pëllumbi përshëndeti dorëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së. Gramoz Ruçi, duke u shprehur se edhe ai ka përgatitur një deklaratë të tillë dhe do ta mbaj fjalën. -Gazeta “Zëri i Popullit”, u quajt e fjetur dhe superburokratike, ajo ka humbur vetveten dhe tirazhi i saj ka rënë ndjeshëm të opozitës. Nga konferenca e PS së Tiranes Islami poshtë Ulqinit - Kryesia sjell si kandidaturë dy enveristë -Disa prej delegatëve, në shenjë proteste për veprimet e kryesisë, dolën nga salla duke thënë se këto janë si konferencat e PPSH-së. -Pëllumbi përshëndeti dorëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së. Gramoz Ruçi, duke u shprehur se edhe ai ka përgatitur një deklaratë të tillë dhe do ta mbaj fjalën. -Gazeta “Zëri i Popullit”, u quajt e fjetur dhe superburokratike, ajo ka humbur vetveten dhe tirazhi i saj ka rënë ndjeshëm

Kompleksi doganor i Qafë Thanës drejt përfundimit

Për ndërtimin e këtij kompleksi janë investuar 1.8 milion dollarë nga qeveria amerikane nëpërmjet PNUD-it dhe qeveria shqiptare

Ministrja Keçi takohet me punonjës të prefekturës

, Problem që u diskutua në këtë takim ishte dhe përkrahja ndaj familjeve më të ardhura të pakta individëve të paaftë për punë, individëve të braktisur, trajtimin e individëve të alkolizuar, të droguar etj.

Himara, një port i ri

20,5 milionë lekë fond i veçantë i qeverisë për “Mis Europa ’96”

“Mis Europa ’96” në vëmendjen e qeverisë

Fytyra e bukur e poetit Ymran

“Poeti i bukur” u lind në atë pjesë të botës ku njerëzit urojnë njëri-tjetrin vetëm në tri raste: kur u lind djalë; kur rritet mezi i bukur; kur paraqitet ndonjë poet.

Do të përfaqësojnë poezinë bashkëkohore

Romantikët drejt Strugës