10/09/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

10 shtator 1996

Do festojmë së bashku në Tiranë

Aleatët e Forumit Rinor të PD-së të sigurt në fitoren e lokaleve Përfaqësuesit e 45 organizatave anëtare në Europë u mblodhën nën prezencën e Klaus Welles sekretar i përgjithshëm i EUCD dhe Aleksis Wintoniak sekretar ekzekutiv i EDU për të diskutuar për thellimin e bashkëpunimit të të gjitha organizatave rinore të qendrës së djathtë që siç dihet prej muajsh synojnë shkrirjen e organizatave të ndryshme politike rinore evropiane në një organizëm të vetëm. Përfaqësuesit e 45 organizatave anëtare në Europë u mblodhën nën prezencën e Klaus Welles sekretar i përgjithshëm i EUCD dhe Aleksis Wintoniak sekretar ekzekutiv i EDU për të diskutuar për thellimin e bashkëpunimit të të gjitha organizatave rinore të qendrës së djathtë që siç dihet prej muajsh synojnë shkrirjen e organizatave të ndryshme politike rinore evropiane në një organizëm të vetëm FAQE 2

Postriba e Rozafa në shekuj mbetën orët e lirisë së Shkodrës

Festohet 50 vjetori i kryengritjes së parë antikomuniste të Postribës Marrin pjesë Presidenti i Republikës Sali Berisha, Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor Pjetër Arbnori, Kryetari i PDSH Tritan Shehu etj dhe personalitete të tjera Postriba, që 50 vjet më parë u shndërrua në një kështjellë të vërtetë të lirisë, organizoi kryengritjen e parë antikomuniste në Europë në vazhdën e luftës të saj shekullore për liri e dinjitet FAQE 2

Kriza e besimit në PS

Tërë fenomenet politike që kanë ndodhur mbi Partinë Socialiste janë shoqëruar vazhdimisht nga kriza e besimit. E shfaqur në disa plane ajo ka pasuruar arsyet e një transformimi të keq apo mungesës së plotë të një kongresi të të kësaj socialdemokratët, ose nga partia komuniste në Parti Socialiste me pretendimet e një partie socialdemokrate. Plani i parë ku është shfaqur kriza e besimit kanë qenë raportet midis vetë drejtuesve të PS-së. Që në ditët e para pas konvertimit janë vënë në kujtime të grupeve dhe klaneve që demonstronin pushtetin absolut mbi partinë gjë që ka vështirësuar më së tepërmi kolegjialitetin e kësaj partie. Në kushtet e funksionimit të një partie që përmbledh në radhët e saj edhe socialistë idealistë edhe komunistë mungesa e kolegjialitetit do të reflektonte në çarje të njëpasnjëshme dhe kristalizim të klaneve të vendosura paralel njëra tjetrës në të gjitha strukturat e partisë. Plani i dytë i krizës së besimit ishte ai midis bazës dhe qendrës i cili vjen për shkak të mungesës së alternativave që vijnë nga qendra si dhe mospërfshirjen e bazës në strukturat drejtuese të partisë. Ndërkohë është e qartë se baza do të qëndrojë larg kryesisë së partisë në të njëjtën distancë që kryesia qëndron ndaj bazës. Vazhdimisht qendra e PS-së ka rritur distancën me problemet reale të socialistëve në fshatra apo qytete duke kontrolluar një fushë mjaft të vogël të interesave vogël të interesave të njerëzve. Periudha e verifikimit të drejtimit të PS-së që përfshin kohën nga vjeshta e vitit të kaluar e deri tani ka qenë një betejë e vërtetë midis drejtuesve të saj. Fillimisht kemi goditjen e maleshovistëve që sipas drejtuesve të PS-së kanë qenë të lidhur me Presidentin, akuzë që do të vazhdonte të funksiononte sipas radhës mes të gjithë drejtuesve kryesorë të saj. Kongresi i dytë i socialistëve ka qenë verifikimi më i saktë i krizës së besimit në shkallën më të thellë. Socialistët e karrigeve kanë përfolur me qindra herë njëri-tjetrin dhe pikërisht në këtë periudhë kemi edhe rrjedhjen më të madhe nga Partia Socialiste. Sa më shumë shtohej densiteti i akuzave të drejtuesve ndaj njëri-tjetrit aq më pak socialistë dëgjonin të shkonin në konferencat e kësaj partie në rrethe. Nuk ishin të pakta rastet kur konferencat janë zhvilluar me gjysmën e delegatëve ndërsa vëmendja e socialistëve të thjeshtë ndaj partisë së tyre ka rënë gjithnjë e më shumë. Kriza e besimit në PS tani tani ka krijuar rrugën e vet qarkulluese. Në çdo rast goditjeje ajo i shkakton PS-së humbje në të gjitha kahet e saj. Vetëm në mbledhjen e Këshillit Drejtues u larguan ose mohuan postet drejtuese një numër i madh i atyre që u propozuan. Ditët e fundit është vendosur një ndarje e re midis vetë atyre që njiheshin me emrin klani Nano. Vetë ai ka qenë për shumëshumëpara kryesinë e propozuar prej tij, ndërsa ata që mbajnë zyrat në Tiranë kanë vendosur të legalizojnë letra sekretet e Nanos duke e vendosur në rregullore edhe paragrafën e mosbesimit në parti dhe drejtimin e saj.

Banka Botërore e vendosur të mbështesë Shqipërinë

Ne do t’ju mbështesim me gjithçka duhet për ta bërë Shqipërinë një shkus politik dhe ekonomik të viteve që vijnë Presidenti i Republikës, Sali Berisha priti Drejtorin e Bankës Botërore z. Jean Michel Severino Presidenti Berisha shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e çmuar që Banka Botërore i ka dhënë Shqipërisë që në fillim të zbatimit të reformave demokratike dhe vazhdon t’i japë asaj, duke u bërë një ndër kontribuorët kryesorë të asistencës financiare dhe teknike. “Bashkëpunimi i Shqipërisë me Bankën Botërore është një ndër më të suksesshmit, theksoi Presidenti Berisha. Sot janë në zbatim me dhjetëra projekte në fushat më të rëndësishme të zhvillimit të vendit si rrugë, furnizim me ujë dhe energji elektrike, arsim shëndetësi, vaditje, privatizim, qytetet e mëdha të vendit. Zhvendo[s]et e popullsisë janë të domosdoshme për njëkohësisht edhe shërbimet e domosdoshme që në zonat e rajonal banimit të ngrihen infrastruktura rrugët, shkollat, qendrat shëndetësore, furnizimi me ujë” Presidenti Berisha e siguroi z. Severino se Shqipëria po i përgjigjet ritmeve të larta të rritjes ekonomike garanton ndër të tjera dhe stabilitetin makroekonomik të saj. Ai vlerësoi në vendim të rëndësishëm heqjen kontrollit të shtetit mbi çmimet. Drejtori i Bankës Botërore z. Severino u shpreh i kënaqur dhjetra vaditje, privatizim, strehim, pyllëzim, banka, etj. Ne jemi të vendosur të zgjerojmë këtë bashkëpunim dhe dëshirojmë që të ardhmen projekte e Bankës Botërore të përfshijnë edhe rrethe që nuk janë përfshirë si Korça e rrethe të tjera. Ne jemi shumë të interesuar të ndërmarrim një program të gjerë vëzhtrsatje veçanërisht për zonën e Belshit dhe në disa zona të tjera me traditë të mirë të kësaj kulture. Projektet e fundit urban janë parashikuar për Elbasanin dhe Beratin duhet të zgjerohen dhe të shtrihen edhe në qytete të tjera. Për Shqipërinë, tha Presidenti Berisha, krijimi i fondeve për zhvillimin urban është një rëndësi e veçantë për disa nga ritmet e larta të rritjes ekonomike dhe vlerësoi në vendim të rëndësishëm heqjen e Severino u shpreh i kënaqur që vinte në Shqipëri. “Ju keni arritur mrekullueshëm për të cilat ne admirojmë dhe përgëzojmë, tha z. Prandaj Banka Botërore është motivuar kur e vlerëson Shqipërinë si femija i dashur i saj”. Gjithashtu z. Severino theksoi Banka Botërore është e vendosur të mbështesë vazhdimin e reformave për të konsoliduar arritjet e deritanishme dhe ajo është tashmë angazhuar në bashkëpunimin me Shqipërinë dhe zgjerimin e tij në sektorë dhe fusha të tjera prioritare. “Ne do t’ju mbështesim me gjithçka që duhet për ta bërë Shqipërinë sukse politik dhe ekonomik të vendit që vijnë”.

Presidenti Berisha përshëndet paqeruajtësit që nisen për në Kroaci

9 shtatori do të jetë një ditë historike për ushtrinë shqiptare Presidenti Berisha u tha paqeruajtësve se misioni që ata kanë ndërmarrë është një simbol i madh i përpjekjeve të Shqipërisë për paqe dhe stabilitet dhe për t’u integruar në strukturat europiane dhe euroatlantike. FAQE 2

Pëllumbi të drejtojë fushatën e lokaleve

Socialistët e Lezhës i kërkojnë Mejdanit Mejdani ka pësuar fiasco-n e tij të parë në Lezhë. I është propozuar të heqë dorë nga drejtimi i fushatës së lokaleve. Ne të duam, i kanë thënë, por ju nuk kini përvojë. Fushatën e lokaleve ta drejtojë Pëllumbi, sepse ai është politikan autoritativ, që i duhet partisë. Kjo është kërkesa që i është bërë Mejdanit nga pjesëmarrësit në takimin e Lezhës. FAQE 3

“KJ” aplikon genocidin

FAQE 3

SfIdë ndaj krerëve të rinj të PS

Nuk ftohen as si vezhgues ne Kongresin e Internacionales FAQE 3

Strategjia e sundimit prek bazën

Dështon starti i raprezaljeve të Nanos në PS Të revoltuar nga kënaqësia e deklaruar e antimocionistit Ruka dhe “maturia” e Islamit në tryezën e partive që drejtoi Presidenti Berisha, socialistët se nesër nuk do të ndiqin krerët e Polit të Qendrës në strategjinë e bojkotimit të zgjedhjeve lokale do të jenë tepër të përkohshëm nëpër karriget e tyre FAQE 3