Legalizimi i emigrantëve në dy faza
Shtyhet takimi i tre ministrave grekë për shqyrtimin e projektdekretit presidencial
Legalizimi i emigrantëve në dy faza
Burime të Ministrisë greke të Punës pranuan të japin hollësi mbi procedurat që do të ndiqen për legalizimin e emigrantëve
Emigrantët duhet të paraqiten në zyrat e punës deri në dy muaj pas daljes së dekretit. Nuk përfitojnë karta të blertë emigrantët që janë dënuar në mënyrë të parakohëshme me mbi një vit burg për vepra të ndryshme penale, përjashto thyerjen dhe qëndrimin pa leje në Greqi.
Burime nga Ministria e Punës thanë se, pas daljes së dekretit, duhet të pushojnë operacionet kundër emigrantëve shqiptarë, përderisa, me daljen e dekretit, emigrantëve u jepet një afat për të deklaruar praninë e tyre në Greqi dhe për të kërkuar pajisjen me kartën e blertë.
Faqe 3
Limiti në “Cash” - praktikë ndërkombëtare
Sq arim i Bankës Kombëtare Tregtare
Rregulli i vendosjes të një limiti për tërheqje në “CASH” (para në dorë) brenda një dite nga klientët është një rregull i domosdoshëm menaxherial që ekziston në të gjitha bankat e botës në nivele të ndryshme.
Sqarim i Bankës Kombëtare Tregtare
Limiti në “Cash” - praktikë ndërkombëtare
BANKA KOMBËTARE TREGTARE
Rregulli i vendosjes të një limiti për tërheqje në “CASH” (para në dorë) brenda një dite nga klientët është një rregull i domosdoshëm menaxherial që ekziston në të gjitha bankat e botës në nivele të ndryshme, rregull i cili ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë edhe në bankën tonë. Vlen të përmendet që ky limit në krahasim me nivelet ndërkombëtare është shumë herë më i lartë (ky limit në shumicën e bankave nuk e kalon vlerën e 5000$ në ditë)
Faqe 3
Dallëndyshja e parë e demokracisë
Shkodër: Veprimtari e shoqatës antikomuniste “14 Janari shkëndija e lirisë”
Shkodër: Veprimtari e shoqatës antikomuniste “14 Janari shkëndia e lirisë”
Dallëndyshja e parë e demokracisë
Në balle te demonstratës ishte rinia, qe nuk e donte me komunizmin, ndaj dhe qeveria komuniste e quajti Shkodren reaksionare, sepse shkodrani aspironte per lirine e vertete per t’u bashkangjitur perendimit. Ate dite bisha komuniste arrestoi mbi 700 te rinj shkodrane, dhe shume prej tyre u denuan nga 10-20 vjet burg, ndersa te tjeret u internuan ne kampet e Gradishtes, Gomsiges, Hajmelit etj
Faqe 3
Policia: Nuk kemi të dhëna të mjaftueshme
Janë larguar 130 milion dollarë nga brigjet e Vlorës?
Kemi qenë dhe mbetemi të vendosur për të goditur të gjitha llojet e trafikut, reagon Ministria e Brendshme
Do të qeverisë e drejta dhe ligji
Takim i hapur i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit
Do të ketë një fuqizim të mëtejshëm kontrolli dhe revizionimi në të gjitha aspektet e qeverisjes lokale, theksoi Dakli
Faqe 2
Diskutohet agjenda e sesionit të radhës
Kryetari Arbnori në takimin e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së
Pritet që takimin ta përshëndesë edhe kancelari i Austrisë, Franc Vranicki
Pallati ndahet përgjysmë
Pasojat e tërmetit të dukshme edhe në Çorovodë
Bilanci i demeve per prefekturen e Beratit eshte gati 600 shtepi te prekura rende teknikisht, nje pjese prej te cilave vleresohen si te pabanuesshme
Faqe 2
Infrastruktura e shëndetit, reduktimi i invalidizimeve të kota
“Shëndet për të gjithë në vitin 2000” - program i Ministrisë së Shëndetësisë
Në fokus të tij “Që pacienti të mos kthehet në një i sëmurë kronik dhe frekuentues i rregullt i shtratit spitalor”
Faqe 7
Bomba me sahat e Kosovës
Karl Bild për ngjarjet në Serbi dhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës
Faqe 4
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PDSH
Njoftim
Me datë 18 janar 1997 ditën e shtunë ora 10.00 në sallën e Teatrit të Operës dhe të Baletit bëhet mbledhja e zgjeruar e Këshillit Kombëtar të PDSH-së me temë: “Thellimi i reformës në zbatimet e programit të PD-së - detyrë parësore e strukturave tona”.
Janë të ftuar deputetët e grupit parlamentar të PD-së sekretarët e degëve të PD-së, kryetarët FRPD-së dhe të Forumit të Gruas të PD-së, kryetarët e grupeve të punës, kryetarët e bashkive, kryetarët e këshillave të rretheve, prefektët, kryetarët e komunave dhe masmedia. Ftesat merren pranë sektorit të organizimit të PDSH-së Tiranë.
Kryesia e PDSH
Komunikimi me njerëzit - çelësi i fitores i Partisë Demokratike
Faqe 9
Njoftim i redaksisë së gazetës së “RD”
U rikujtojmë të gjithë bashkëpunëtorëve të gazetës sonë se, shkrimet e dërguara për botim pavarësisht nëse botohen ose jo, dorëshkrimi nuk i kthehet autorit.
REDAKSIA