Ministri i Jashtëm Shehu takohet me homologun e tij portugez. Gama
Faqe 3
Ulqini, Legisi dhe Mejdani përballë ligjit
Socialistët organizatore të mitingut të paligjshëm
“Duam zgjedhje të reja. E duam Fatos Nanon” bërtisnin pjesëmarrësit në mitingun e së dielës, duke “harruar” paratë e humbura në skemat piramidale
Sot tetë nga krerët e opozitës do t’i përgjigjen pyetjeve të prokurorëve në lidhje me organizimin e mitingut të paligjshëm të 19 janarit.
Faqe 3
Perspektive zgjerimi për biznesin gjerman në Shqipëri
Kryeministri Meksi priti delegacionin gjerman
Dje paradite, Kryeministri Meksi priti në një takim të veçantë Kryetarin e Komisionit Ekonomik në Bundestagun gjerman Erik Riç, dhe grupin e përfaqësuesve të firmave të njohura gjermane që e shoqëronin në vizitën e tij disaditore në Shqipëri.
Zoti Meksi duke falenderuar në emër të Qeverisë Shqiptare për ndihmën dhe mbështetjen e Qeverisë gjermane për konsolidimin e demokracisë dhe ecunë e reformës ekonomike, i shprehu mikut gjerman gatishmërinë për të çuar më tej marrëdhëniet e dypalëshe dhe për të rritur bashkëpunimin në të gjitha fushat. Në vlerësimin kontribuues e biznesit gjerman në Shqipëri dhe dëshirojmë që ai të shtohet sa më gjerë me projekte të reja në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, nënvizoi i zoti i shtëpisë Kryeministri Meksi.
Nga ana e tij zoti Ridell pasi shprehu mbështetjen e shtetit gjerman për në reformën dhe demokratizimin e vendin tonë vuri në dukje interesimin e palës gjermane për të forcuar bashkëpunimin me Shqipërinë e në mënyrë të veçantë për të shtuar shkëmbimet dypalëshe në të gjitha fushat e për t’i hapur rrugën një kooperimi më të madh me firmat e kompanitë gjermane.
Zoti Meksi dhe zoti Ridell, si dhe afaristët gjermanë janë pranishem në takim shkëmbën mendime për investime konkrete të biznesit gjerman në fushën e ndërtimit të aeroporteve zhvillimit të turizmit, industrisë përpunuese etj.
Masturbimi politik i opozitës
Protestat për fajdet
Ndërkohë që mohon të jetë organizatore e mitingut të së dielës opozita e ekstremit të majtë bën thirrje për mitingje të tjera
Faqe 3
Ndalohen Xhaferri dhe Driza
Nën hetime 50 drejtues dhe arketarë
Faqe 2
Reforma e metejshme detyre paresore e PD
Nga ALI SPAHIA
Faqe 3
Vërshojnë paditë ndaj fajdexheshës
Kreditorët e Sudes ndjekin rrugët ligjore për kthimin e parave
Gjykata dhe Prokuroria e Tiranës kanë regjistruar rreth 170 padi civile, për njohjen e detyrimit për kthimin e parave
Faqe 2
“Përshëndes krijimin e Komisionit të Transparencës”
Intervistë me presidentin e kompanisë Vefa - Holding Vehbi Alimuça
“Shtet nuk përgjigjet për firmat piramidale të tyre. Kjo është detyrë e prokuruesve që i organizojnë ato”
“Shteti nuk përgjigjet për firmat piramidale të tyre. Kjo është detyrë e prokuruesve që i organizojnë ato”
Faqe 7
“Shqiptarët që kanë frikë se Millosheviçi do të hapë një front në Kosovë, janë frikacakë”
Intervistë e Demaçit për “Monitor”
Duke luftuar për të drejtat e tyre, shqiptarët luftojnë njëkohësisht për demokratizimin e Serbisë
Faqe 4
Ekspozohen manipulimet e Millosheviçit në zgjedhje
Faqe 6
Galeria Kombëtare “strehon” ikonografinë
Sallë e veçantë për një ikonostas dhe pesëdhjetë ikona
Faqe 5
Mirdita zgjidhet president i saj
Zhvilloi punimet Asambleja e Përgjithshme e Konferencës Ipeshkvnore
Faqe 2
“Nuk jemi pajtuar me pasivitetin e lëvizjes”
Intervistë me Luljeta Pula Beqirin, kryetare e Partisë social-Demokrate të Kosovës
Është koha që pasiviteti i kësaj politike që ka konservuar një gjendje të paqëndrueshme të statuskuosë, të zëvendësohet me dinamizëm të saj, sepse një politikë dinamike do të rikthejë besimin e luhatur në popull për fuqinë përcaktuese të faktorit të brendshëm.