02/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

2 shkurt 1997

Garancia demokratike e PD-së do të triumfojë mbi ç’rregullimet

Buttiglione i shkruan Shehut Sekretari i Partisë të Kristan Demokratëve të Bashkuar të Italisë Rocco Buttiglione i ka dërguar një përshëndetje kryetarit të PD-së, Prof. Dr. Tritan Shehu. Në këtë përshëndetje thuhet: “Jemi të sigurt se garancitë demokratike që ka paraqitur partia juaj do të triumfojnë përmbi ç’rregullimet dhe provokimet. Mund të mbështeteni në strukturat e partisë sonë në bazë të binjakëzimit të bërë midis zonës së Laccios dhe Tiranës për një takim të mundshëm ku të shpjegohet e vërteta për ngjarjet në Shqipëri”.

Të ruajmë vlerat e kombit dhe të demokracisë

U mbajt aktiv i jashtëzakonshëm i Degës së PD Vlorë Mori pjesë kryetari i PD Prof. Dr. Tritan Shehu U mbajt aktiv i jashtëzakonshëm i Degës së PD Vlorë. Mori pjesë kryetari i PD Prof. Dr. Tritan Shehu U mbajt aktiv i jashtëzakonshëm i Degës së PD Vlorë Mori pjesë kryetari i PD Prof. Dr. Tritan Shehu Është detyrë e çdo shqiptari që t’i thotë ndal terrorit komunist, i cili kërkon përsëri të largojë Shqipërinë nga Europa, të prish imazhin e saj në botë. Si çdo barbar ky terror kërkon të shkatërrojë vlerat më të qëndrueshme njerëzore, si pronën private, kulturën, moralin kombëtar dhe institucionet shtetërore. Ne i bëjmë thirrje qytetërimit shqiptar që të ngrihet dhe të mposhtë këtë të keqe të madhe e cila synon të restaurojë terrorrin komunist shtetëror. Historia nuk duhet të përsëritet më. Vlora ky qytet simbol i krenarisë kombëtare është gjithmonë në vëmendjen e shqiptarëve kudo ku ndodhen nëpër botë. Dhe vlonjatët gjithmonë e kanë justifikuar mirënjohjen tonë dhe në momentet më të vështira të kombit shqiptar, duke dëshmuar atdhedashurinë dhe patriotizmin e flakët për këtë vend. Prandaj kur vijmë në Vlorë ne asesi nuk duam të besojmë se vetëm para pak ditësh ka ndodhur një ngjarje vërtet e shëmtuar. Forca ditë ka ndodhur një ngjarje vërtet e shëmtuar. Forca terroriste dogjën bashkinë shekullore të qytetit historik të Vlorës... Të këtij mendimi janë edhe shumë qytetarë vlonjatë, intelektualë, studentë, afaristë, politikanë dhe drejtues të pushtetit lokal, tek të cilët mbizotëron ideja se kanë bërë gati një faj kombëtar. Sepse siç thonë ata vetë “Vlora nuk i takon të djegë as të shkatërrojë”. Vlora është një djep demokracie. Në të gjitha zgjedhjet pluraliste ky qytet ka votuar për PD, për demokracinë. Vitet e fundit ky qytet është nga qendrat më të zhvilluara të vendit. Disa nga kompanitë më të mëdha shqiptare si VEFA, Kamberi, Gjalllica, Cenaj & Co e kanë qendrën në këtë qytet. Megjithatë ka mugfatuar një tronditje financiare dhe manipulimi që ju bë këtij fenomeni nga terroristët e kuq, Vlora të trondisë gjykimin e saj, të digjte. Të gjithë qytetarët e dënojnë këtë akt. Këtij mesazhi ju bashkua edhe aktiv i zgjeruar i degës së PD Vlorë, në të cilin mori pjesë edhe kryetari i PD-së, prof. Dr. Tritan Shehu. Partia Demokratike është një forcë politike e cila e ka bazuar punën e saj tek demokracia dhe te të drejtat e njeriut. Aktivizuar demokratëve vlonjatë i çeli punimet me fjalën hyrëse të z. Adhurim Musaraj, kryetar i degës së PD Vlorë i cili bëri një rezume të shkurtër të ngjarjeve të ditëve të fundit në këtë qytet. Më pas fjalën e mori z. Agron Shehu anëtar i kryesisë së Degës së PD i cili bëri një paraqitje më të zgjeruar të punës së PD në këtë rreth, duke e vështruar atë dhe lidhur me ngjarjet e fundit në qytet. Siç dihet tronditja financiare e kompanisë “Gjalllica” Vijon në faqen 3

Socialistët terroristë

Arrestimi i djegaxhinjve ditët e fundit nga policia dhe masa e arrestimit për ta nga drejtësia shqiptare kanë nxitur një deklaratë të cudithme të Partisë Socialiste. Ajo është bërë publike dhe në të thuhet se terroristët janë socialistë të denjë dhe të ndershëm. Ata janë zemra e partisë dhe mishërimi i qëllimeve të saj. Janë ata që drejtojnë opozitën e fortë në Fier, Vlorë, Korçë, Berat, Gramsh apo ndonjë qytet tjetër që sidoqoftë ka ndonjë objekt që shkakton pakënaqësi tek nervi terrorist i socialistëve. Të majtët gjithnjë kanë bashkëpunuar dhe bashkëjetuar me terrorizmin. Komunistët e luftës e kthyen në luftë civile luftën antifashiste, duke e trashëguar këtë mekanizëm edhe në kohën e pasluftës. Terroristët komunistë vranë kohë pas kohe njëri tjetrin ndërsa në mënyrë permanente terrorizuan, masakruan dhe vranë gjithë pjesën më antikomuniste të shqiptarëve. Kështu komunistët nuk kishin si të pastroheshin kaq shpejt nga geni i përjetshëm i tyre që u ngjallë dhe kur janë në agoni. Ata kanë provuar të djegin në vend dhe kanë arritur të djegin. Ata kanë aftësi ta bëjnë shumë mirë këtë punë dhe vazhdimisht kanë provuar dhe provojnë ta bëjnë. Gjithnjë kanë një mekanizëm që i nxjerr të suksesshëm në punët e liga për kombin, atdheun, përparimin, demokracinë. Komunistët, ish-komunistët, ish-sigurimsat, socialistët që janë njësoj si ata të përmendur më sipër, kanë arritur të djegin në vitin 1991. Bilë djegës ka qenë një nga kryeministrat famëkeq që ata i kanë dhënë këtij vendi. Ata kanë provuar të djegin edhe herë të tjera kuru është dashur të nxjerrin në pah vesin e tyre të shkrumbimit. Ata dogjën edhe para një jave pikërisht atë pjesë të institucioneve që kanë të bëjnë me historinë e qytetarëve, jetën e përditshme të tyre me shtetin ligjor. Zgjedhja e institucioneve - viktima ka qenë pikërisht në natyrën e objektivave të terroristëve socialistë. Nuk është nevoja të bësh hetime të mëdha e as të mbledhësh dëshmitarë. Një veprim të tillë mund ta kryejnë vetëm njerëz që burojnë nga ekstremi i majtë i shoqërisë shqiptare. Deklarata e socialistëve, përpara se drejtësia mund ta bëjë fakt të kryer, merr përsipër djegiet. Është krejt normale. Aq sa është normale që në të ruajmë më mirë objektet nga socialistët. Nuk është nevoja më të bëjmë debat politik dhe as të shkëmbejmë replika. Ata politikisht janë djegur me kohë. Demokracia nuk mund të bashkëjetojë me paraardhësit e saj diktatorialë. Tani mjaft që organet shtetërore të emërojnë portierë të mirë të bashkive apo gjykatave si dhe ndonjë institucioni tjetër të rëndësishëm dhe socialistët nuk kanë mundësi të shfaqen në këtë vend. Aty ku nuk mund të bëhet terror nuk mund të ketë edhe socialistë. Sidoqoftë deklarata e socialistëve është një tregim i keq i qejit për vet ata. Për sa kohë që marrin në mbrojtje elementët më të errët të partisë së tyre për t’i bërë ata simbol të bazës, edhe e ardhmja e tyre është e errët dhe e dhimbshme.

Kultura shkodrane fiton mbi terrorin e kuq

Shkoder:

Mirditorët nuk u gënjyën nga komunistët

Mirditë:

Kërkohet gjallërimi i strukturave të partisë

Dibër:

Elbasan:

Ndërtim dhe progres. Jo shkatërrim

Korça manifeston kundër dhunës e terrorit Korçarët kanë vendosur ta harrojnë sa më shpejt ngjarjen e hidhur të 26 Janarit, kur pas një revolte të organizuar të partive opozitare ekstremiste, si PS, PAD, PSD, dhe PUK, duke luajtur me fatkeqësinë e njerëzve të pafajshëm, u krijuan tensione sociale, u thyen xhamat e Prefekturës, Bashkisë si dhe u dogj selia e degës së PD në rrethit të Korçës. Shumë thonë se Korça nuk ishte ajo e 26 Janarit, nuk ishin korçarët ata që binin me duar urat e zjarrit për të djegur qytetin e tyre. Gjithë Shqipëria ngriti kryet e habitur si është e mundur që një qytet me tradita të larta kulturore demokratike si Korça të digjej veten? Të digjej kulturën e saj? Të digjej patriotizmin e saj? Urrejtjen kundër diktaturës komuniste? Janë këto motivet që i kanë shtyrë korçarët të mblidhen në paraditen e djeshme në sheshin e Ushtrisë të Panjohur, për të protestuar kundër dhunës dhe terrorit komunist. Vinin leck simboli i Korçës, statuja e Luftëtarit Kombëtar, të rinj e të reja, gjimnazistë e studentë, punëtorë e intelektualë, gra dhe vajza në moshën më të bukur të rinisë, i gjithë ky ansambël demokratik për të dënuar dhunën e terrorin komunist, që u përdor nga opozita e majtë ekstreme, ideatorja dhe realizuesja e të gjitha shkatërrimeve dhe djegieve në Korçë. Historia e dëshmitim të firmave rentiere ishte një e vërtetë, po edhe një farsë. “Poshtë terrori i kuq”, “Jo shkatërrimit e dhunës”, “Mbështesim Qeverinë Demokratike”, - ishin disa nga parullat e manifestuesve të djeshëm në sheshin e Ushtrisë të Panjohur në qytetin e Korçës. Me këtë rast për të përshëndetur demokratët e qytetit juglindor, kishte ardhur dhe sekretari Organizativ i PDSH, zoti Ylli Vejsiu, kryetari i këshillit të rrethit, Vladimir Babo, Kryetari i Bashkisë, zoti Dhionis Kotmilo, deputetët Selim Belortaja, Kleri Kasimati, Bujar Isak e Robert Çeku. Ngjarjet e 26 janarit treguan se komunistët mbetën ende të rrezikshëm për demokracinë, u tha në fjalën e të të përshëndetjes, në mitingun e protestës kundër dhunës, terrorit, deputeti Bujar Isak - Por ajo nuk ishte Korça. Nuk ishte kultura dhe tradita e saj. Ishin disa meranxarë të paguar nga PS, PAD dhe PSD. Duke marrë fjalën në këtë miting proteste, kundër dhunës e terrorit, sekretari organizativ i PD, zoti Ylli Vejsiu, tha se ka ardhur t'i përcjellë Korçës dy mesazhe: mesazhin e besimit tek angazhimi total i Qeverisë Demokratike për të kthyer tek kreditorët e huaj të gjitha lekët e marra nga firmat mashtruese të fajdeve dhe nga ana tjetër të përcjellë te Korça e kulturuar, djepi i arsimit e patriotizmit, mesazhin për të dënuar të gjithë ata që i deduan, organizuan e udhëhoqën fushatën e shkatërrimit e të djegieve më 26 Janar. Pas një përshëndetjeje të një përfaqësuesi të FRPD të rrethit të Korçës, i cili dënoi dhunën dhe terrorin dhe e ftoi rininë e Korçës për të manifestuar në emër të ndërtimit dhe progresit, populli i Korçës kaloi nga Prefektura, nëpërmjet sheshit të Ushtrisë të Panjohur, drejt Sheshit të Bashkisë së qytetit. Ishte një moment emocional vërshimi i korçarëve, si dëgjesat në një lumi, nëpër Parkun e Madh të Qytetit, për t'u bashkuar në një protestë kundër dhunës, tek Bashkia. Aty mijrat e njerëzve demokratë, i përshëndeti kryetari i bashkisë, Dhionis Kotmilo, i cili theksoi në fjalën e tij se Korça do të dijë të kalojë 26 Janarin e hidhur, aspak tipik për Korçën, të mërzishit i huaj dhe i imponuar nga liderët e shumë pasionantë të partive opozitare të majta, që kërkojnë me çdo kusht destabilizimin e jetës së qytetit dhe rivendosjen e diktaturës së djeshme. Por - vazhdoi zoti Kotmilo- Korça nuk është ajo e 26 Janarit, Korça është e kundërta e atij imazhi të keq, është një qytet përendimor, që ruan kulturë demokratike. Pas kësaj manifestuesit u shpërndanë të qetë. Ndërkaq Korça, duke dashur ta harrojë 26 Janarin, mbi gurët e dhunës harroja të shkatërrimit e të djegies, po merr imazhin e një shoqërie ndërtimtare, një qytet me vizion përendimor.

Zhvillohen aktivet e Partisë Demokratike në rrethe

Kërkohen gjyqtarë të rinj të strukturave të partisë

Elbasan: Mesazhe mirëkuptimi për kapërcimin e situatës Mat: Rol më aktiv i strukturave të pushtetit lokal

Tre shqiptarë të vrarë nga policia serbe

Gjak në rrugën Vushtri -Prishtinë Faqe 4