Komiteti përballë rezistencës së heshtur të qytetarëve
NË FAQEN 4
“Alba” bie në pritë bandash
Bomba dhe breshëri mbi shoqëruesit e ndihmave
NË FAQEN 4
Skenar i majtë për të vrarë Elbasanin
Bandat e armatosura nga Çërriku, të stimuluara nga krerët socialistë, përdorën përsëri, dje, armët kundër qytetarëve. Disa banditë qëlluan mbi turmën disa mijëra vetëshe që ishte mbledhur për të përshëndetur Presidentin Berisha në mitingun që u zhvillua në qytetin e Elbasanit. Gjatë kësaj nga një skenë e përgatitur për një gjakderdhje në Elbasan, nga krerët e ekstremit të majtë. Ka kohë që ata kanë shfaqur në këtë qytet për të futur zjarrin në këtë qytet historik për Shqipërinë, qytet ku gjithnjë ka fituar Partia Demokratike. Prej dy javë më parë u përgatitën masakra e Çërrikut ku humbën jetën shtatë pjesëtarë të forcave speciale. Shtypi shqiptar shkroi edhe për një tradhti të mundshme të një qeveritari socialist që u kishte bërë këtyre forcave që ranë në një kurth të studiuar shumë mirë. Po ashtu u godit disa herë selia e PD-së së rrethit, ndërsa dhjetra telefona anonimë të mbushura me kërcënime u nisën drejt anëtarëve të PD-së, simpatizantëve dhe gjithë njerëzve të ndershëm të këtij qyteti. Qytetarëve iu tha në ditë para mitingut të mos shkonin në shesh se kishin vendosur bomba. Atakimi i mitingut në Elbasan ndodhi vetëm një ditë pasi Nano dhe Gjishushi, rrënë në Tepelenë, Vlorë dhe Sarandë, rrëfshinë rebelët. Ky ka qenë edhe urdhëri makabër që Nano e bëri në mes të ditës, për të sulmuar ku të munden në të gjithë vendin forcat demokratike. Takimet e tij me banditët që kanë vrarë lirën e popullit të Vlorës, të Sarandës, të Gjirokastrës, apo Tepelenës imbështetja totale që ai i jep pjesës më të dendur të një kombi. Fatos Nano nuk merakoset për njerëzit e thjeshtë që mund të vriten, nuk merakoset se pse terrorizohen çdo ditë demokratët e jugut dhe të gjithë njerëzit e kësaj pjese të Shqipërisë, nuk mendon se duke nxitur banditët e tij nëngjallin terror aty ku është Berisha shkërthehet jeta e tij politike dhe kriminale. Kjo është mënyra më njerëzore që ka zgjedhur Partia Socialiste për të ardhur në pushtet. Tani është bërë e qartë jo vetëm për elbasanasit, por për të gjithë shqiptarët se krerët e ekstremit të majtë janë njerëz të dhunës e terrorit, janë kundër paqes dhe lirisë, janë kundër demokracisë dhe zgjedhjeve të lira. Ata e duan pushtetin nëpërmjet parullave ashtu si e morën në vitin 1945. Kjo është tradita e diktatorëve dhe diktaturave, kjo është edhe e mbeturinave të saj që tani janë armatosur për të përgjakur Shqipërinë. Bandat e PS-së të shpërndara në të gjitha pjesët, ku komunistët kanë patur një minuar mbështetje, nuk kanë kurrëser më dhunën dhe terrorin e saj asnjëri. Me mijëra janë njerëzit që janë terrorizuar, grabitur, me mijëra ata që janë plagosur dheindra të vrarë për shkak të kryengritjes së armatosur të komunistëve. Shqipëria është kthyer në një shesh ku toleranca e demokratëve ndeshet çdo ditë me egërsinë e komunistëve të Fatos Nanos. Çdo ditë bandat e këtij repari politik kriminal godasin me të gjitha mjetet demokracinë shqiptare. Me qindra militantë të PD-së janë vënë në shënjestër të kërcënimeve, grabitjeve, apo vrasjeve. Duke aplikuar të gjitha metodat e ish-Sigurimit të Shtetit që nga përhapja e panikut në njerëz, nëpërmjet theshtimeve e deri tek ekzekutimi i forcave të rënda si rëngezuesit e komunizmit në Nanon në krye kanë hedhur bazat e gjakderdhjes më të madhe që mund të përjetoje ky vend. Banditët e PS tani janë pjesa më e errët e historisë shqiptare. Ata nuk kanë asnjë ndryshim nga bandat e Haxhi Qamilit, po aq sa edhe nga kriminelët e Enver Hoxhes. Njeriu që urren demokracinë dhe lirinë e të tjerëve kërkon të drejtojë në shtetin shqiptar. Kjo është vetëm një ëndërr e tij, Berishave do bëjnë në fundi. Atyre që gllisin ajo në Elbasan, atyre që vranë në Cërrik dhe Vlorë, të tjerët që nga kasollet e Galiçanit qëlluan mbi drejtues të PD-së, atë janë tërësisht, populli u ka përgatitur dënimin. Sebashku me ta në radhë janë edhe lideri i tyre si mos më i madhi befas dhe logjiken e tyre të mos nga borgjezia, përbër kriminelëve, të hajdutëve, përdhunuesve, amoralëve.
Përgjaket mitingu i PD-së
Elbasan. Ekstremistët e majtë qëllojnë mbi turmën e mbledhur rreth Presidentit Berisha
Berisha vazhdon mitingun i brohoritur nga mijëra simpatizantë të PD-së. 8 persona janë plagosur. Terroristi Ranxha është mik i shoqëruesit të Dokles, Roland Xhepaxhiu. Një Benc i bardhë me 4 çerrikas largohet me shpejtësi nga Porta e Kalasë, rrugës plagosin një polic.
Speciale në faqen 3
Terrorizmi nuk lëkund entuziazmin e mijëra elbasanasve
PD ofron paqen, PS konfliktin
Pollo nga Elbasani shkon dhe hap fushatën në Korçë
Genc Pollo, Sekretar i përgjithshëm i PD dhe kandidat për deputet në Korçë u premtoi ko-rçarëve dje stabilizim të menjëhershëm dhe zgjidhjen e problemeve reale.
NË FAQEN 2
Ndalohet me armë F. Shehu
Bandat e PS terrorizojnë kandidatët e PD
Banda e armatosur e komitetit të Tepelenës i zuri dje pritë kandidatit për deputet të PD-së për zonën e Vurgut të Sarandës, Flamur Shehu. Një grup prej katër pesë vetësh të palarë e të parruar, me mjekër si udhëheqësi i tyre Nano, e kanë detyruar kandidatin për deputet të PD, z. Flamur Shehu, të zbresë nga makina dhe të kthehet prapa.
Njëri prej tyre, që mbante një kallashnikov në dorë, i ka kërkuar dokumentat zotit Shehu dhe duke u njohur i ka thënë atij se meqë është kompozitor nuk do ta keqtrajtonte. Duhet të kthehesh andej nga ke ardhur, ndryshe të vramë në vend, ka thënë njeriu i kallashnikovit. I detyruar nga armatë që mbanin në dorë terroristët, kandidati i PD-së është kthyer në Tiranë pa u takuar me zgjedhësit e tij.
Deklarata e Nanos kërkon destabilizim
Shehu në Greqi: PD e sigurtë për fitoren
Dje pasdite në kthim nga Athina, Kryetari i PD-së, Tritan Shehu pati një takim me përfaqësues të medias në Selanik.
Interesi i gazetarëve ishte për problemet aktuale në Shqipëri, fushata e zgjedhjeve, problemi i vëzhguesve, komunikimi midis forcave politike dhe programet që ofrojnë këto forca për nxjerrjen e vendit nga kriza. Një interesim i veçantë kishte për deklaratën e kryetarit socialist Nano në Vlorë. Zoti Tritan Shehu tha se Partia Demokratike është e angazhuar për një fushatë elektorale, për një fitore të sigurtë në zgjedhjet e 29 qershorit, por problem përbëjnë disa zona të cilat mbahen peng nga komitetet rebele. Ai tha se PS ende nuk po distancohet nga këto banda dhe komitete si dhe nuk po nënshkruan një pakt social që ofroi Partia Demokratike. Lidhur me deklaratën e Nanos në Vlorë, zoti Shehu tha se kjo është një deklaratë e rrezikshme demagogjike e cila përveç destabilizimit të vendit nuk sjell asgjë. Zoti Nano, tha Shehu është i bindur për humbjen e sigurtë që e pret partinë e tij, prandaj ai bën deklarata të tilla, me qëllim që të mbajë ndezur zjarrin edhe pas zgjedhjeve. Përkundër deklaratave të përgjegjshme dhe aventurës, Partia Demokratike ka një program emergjence realist, i cili synon minimizimin dhe eliminimin e pasojave shkatërrimtare të rebelimit komunist, si dhe kompensimin e humbjeve të atyre që u përfshinë në skemat piramidale. Ne jemi të sigurtë për fitoren, tha Shehu, sepse ne kemi alternativën e ndërmjet, ndërsa ata që shkojnë krah për krah me bandat kanë alternativën e shkatërrimit.
Socialistët nuk firmosin për transparencën
Juristi i Presidencës, Ilir Rusmajli ndriçon të vërtetat mbi takimin e Romës. “Ekspertët e qeverisë dhe të ministrisë së Financave hodhën poshtë propozimin e FMN-së dhe BB”
NË FAQEN 5
Ndërkohë që abuzohet shumë mbi të vërtetën e fajdeve duke akuzuar në këtë pështjellim dhe institucionin e Presidentit, socialistët kërkojnë që të shmangin nga përgjegjësia ligjore funksionin që Malaj ka mbi transparencën e fajdeve, me qëllimin e vetëm që shqiptarët të mos marrin përgjigjen se ku shkuan paratë e tyre por të rrojnë nën dilemë që u shërbeu socialistëve dhe krahut të armatosur të PS-së për kaosin në vend.
Nuk ka paracaktim për zgjedhjet
Zëdhënësi i OSBE-së në Tiranë deklaroi se Pridhom është larguar për arsye personale. - Javën e ardhshme takim i trojkës së OSBE-së
Zëdhënësi i OSBE-së në Tiranë, Muraj, ka hedhur poshtë si të pavërteta deklarimin në një gazetë të Tiranës se dorëheqja e Pridhom dhe lidhje me një paracaktimin e rezultatit të zgjedhjeve nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Gjithashtu Muraj ka rikthyer arsyet e largimit të zëdhënësit Pridhom nga detyra kanë qenë personale. Ai thotë se detyra e zëdhënësit të OSBE-së është thjesht monitorimi i zgjedhjeve dhe aspak paracaktimi i rezultatit të tyre. Ndërkohë dje OSBE ka bërë të ditur emrin e pasardhësit të Pridhomit. Kryevëzhguesi i OSBE-së, do të jetë Toni Ualsh, i cili nuk parapëlqen të komentojë largimin e paraardhësit të tij. Pridhom është shprehur se një nga arsyet e largimit nga detyra ka qenë mosmarrëveshja e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të cilat ai thotë se po pengohen nga grupet e armatosura. Si pasojë kryevëzhguesit zgjedhjet në Shqipëri nuk mund të zhvillohen përderisa nuk është garantuar siguria në të gjithë vendin. Ai e krahasoi situatën në Vlorë si ajo e Bagdatit në luftën e Gjirit Persik.
Dorëheqja e Pridhomit ka ardhur pas dështimit të disa misioneve vëzhguese në Jug të vendit ku komitetet rebele të drejtuara nga PS kishin ndaluar me forcë misionet e OSBE-së.
Gjithsesi dorëheqja e Pridhomit duket se ka qenë shkak i një takimi të trojkës së OSBE-së, që është konfirmuar edhe nga Ualsh se do të mbahet javën e ardhshme në Vjenë. Ai pohon se është duke lëvizur në tërë vendin për të mbetur problem kryesor të kësaj fusha dhe se për ODIHR-in ky mision vlerësohet si një i vështirë në vëzhgimet e këtij organizmi.
Dokle kandidon farefisninë e tij
PS këput kërthizën me PSD
NË FAQEN 2
Terrorizmi nuk lëkund entuziazmin e mijëra elbasanasve