17/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

17 qershor 1997

Shi plumbash mbi qytetarët

Egërs ohen bandat e komitetit të Vlorës NË FAQEN 6 Egërsohen bandat e komitetit të Vlorës Shi plumbash mbi qytetarët NË FAQEN 6

Për në Kuçovë duhet urdhër

Bandat e Nanos çarmatosin shoqëruesit e Finos NË FAQEN 6 Bandat e Nanos çarmatosin shoqëruesit e Finos Për në Kuçovë duhet urdhër NË FAQEN 6

Thashethemet e panikut

Terror i bardhë, element elektoral i Partisë Socialiste NË FAQEN 3 Terror i bardhë, element elektoral i Partisë Socialiste Thashethemet e panikut NË FAQEN 3

“Çeku i bardhë” dhe kërcënimi i ri për shqiptarët

Kryetari i komiteteve të armatosura të PS-së, Fatos Nano iu kthye sërish supermashtimit të çekut të bardhë, duke deklaruar se partia e tij do t’i kthejë paratë atyre që kanë humbur në skemat piramidale, duke ia grabitur ato të tjerëve që kanë fituar në bixhozin e piramidave. Në një miting elektoral në Kuçovë, kreu i PS-së deklaroi se kthimi i parave të piramidave do të bëhet me një rishpërndarje të parave, duke pasur parasysh këtu ata që kanë fituar duhet të paguajnë për ata që kanë humbur. Deklarata e përgjegjshme e liderit të PS-së në Kuçovë, është përsëritur edhe në një intervistë të tij për një radio të huaj, gjë që dëshmon se ajo është tani një linjë e qartë e ish-komunistëve shqiptarë. Pohimi i Nanos që trondit mjaft mijëra kreditorët që kanë qenë fatlumë në bixhozin e fajdeve, të kujton shtetëzimet, tatimet e jashtëzakonshme dhe reformën agrare të regjimit diktatorial të Hoxhës që shtypi për 50 vjet shqiptarët. Partia Socialiste zbulon kështu para shqiptarëve se çfarë i pret qytetarët e këtij vendi, në rast se në pushtet do të vijnë ish-komunistët. Pas premtimeve për përmbysjen e administratës aktuale dhe shkarkimin nga puna të të gjithë atyre që nuk janë me Partinë Socialiste dhe aleatët e saj, socialistët kërkojnë që të grabisin ata, që sipas Nanos kanë vjedhur paratë e të tjerëve, në lojën e piramidave shqiptare, ku një rol të veçantë ka pasur dhe ministri piramidal i PS-së, Arben Malaj. Tashmë shqiptarët kanë përpara një supermasht rues, por edhe një komunist të ngjashëm me ata që premtuan se pas vitit 1944 në Shqipëri do të kishte vetëm lugë floriri. Pasi në fillim se do të kthejë 100 përqind të fajdeve, për t’u penduar të nesërmen personalisht dhe institucionalisht në emër të partisë, me deklarata, që nuk e kishte thënë në një gjë të tillë, mashtruesi Fatos Nano shfaqet tani para shqiptarëve me teorinë e re të shëtetëzimit të pasurisë së shqiptarëve që fituan në lojën e piramidave. Pa përfillur fare faktin që shumë prej tyre mund të mos i kenë më në duar paratë e fituara nga epidemia e fajdeve për shkak se mund të kenë përmirësuar disi jetën e tyre duke i konsumuar për orendi apo gjëra të tjera, Nano po i kërkon këta njerëz që janë po aq fajtorë sa edhe ata që humbën paratë në skemat e fajdeve, se do të sekuestron pasuria apo vlerat e tyre monetare. Është ky variant i ri i Nanos për të mbartur gjallë deri më 29 qershor supermashtimin e çekut të bardhë, duke zgjedhur Kucovën si tokë djerrë për të ngjallur shpresën e madhe të kthimit të parave, pas Vlorës që u fyen në mënyrën më të pashkrupullt prej tij. Shqiptarët tani kanë përpara disa panje të supermastrimit të çekut të bardhë, njëra prej të cilave atakon direkt ata që kanë fatin të fitojnë diçka, as për faj dhe as me merita të tyre, në epideminë e fajdeve, që pushtoi Shqipërinë në fund të vitit të kaluar. Shqiptarët kanë para tyrë supermashturesin Nano, njeriun e komisionit të ndihmave italiane që tallet me fatkeqësinë e miliona shqiptarëve që humbën paratë në skemat piramidale, duke u premtuar atyre kthimin e mbi 1 miliard dollarëve, ndërkohë që ende nuk ka shlyer 7 milion dollarët e vjedhura më 1991. Kontrolli i Shtetit në Itali mban një hetim për skandalin e ndihmave italiane, duke sjellë fakte të reja kundër një grabitje që u bë parave të destinuara për urinë e shqiptarëve të vitit 1991. Pikërisht njeriu që drejtoi grabitjen e ndihmave të asaj kohe, po premton sot se mund të kthejë në Shqipëri kokrrat e shtetëzimeve masive të Enver Hoxhës në vitet e para të vendosjes së diktaturës më 16 qershor të Europës. Tani i mishëruar nga një galla e Europës. Tani i mishëruar nga një galla e Presidentit të Republikës mund të gjendet sërish para bankës së akuzuarve, ndoshta për abuzime më të mëdha se ato që i ka gjetur gjykata në vitin 1994, kur u dënua vetëm me 12 vjet burgim

Rikthehet vjedhja e Nanos

Fakte të reja për njerëzit e korruptuar që abuzuan me urinë e shqiptarëve. Ortaku i Nanos, Xhani de Mikelis, sërish nën akuzë. Vetëm për transportin e ndihmave janë vjedhur 90 mijë dollarë Itali. Kontrolli i Shtetit rihap hetimet për grabitjen e ndihmave ushqimore për Shqipërinë

PD është fati i demokracisë shqiptare

Mijëra kryeqytetas manifestojnë garancitë e fitores së PD-së NË FAQEN 3 Presidenti Berisha sugjeron një marrëveshje të re partiake për të favorizuar partitë e vogla Partitë e vogla e

Takime të shumta të Presidentit Berisha

Fatos Nano, kreu i bandave të armatosura

Cinizëm kriminal i liderit të PS-së

Nano hap gropë më të thellë se Sejdia

Kush kërkon të mbajë rob piramidat bëhet skllav i tyre Nano shtyn transparencën në “kalendar greke”, duke premtuar çekun e bardhë, varrin e ekonomisë shqiptare NË FAQEN 5

Partitë e vogla e meritojnë favorizimin

Presidenti Berisha sugjeron një marrëveshje të re partiake për të favorizuar partitë e vogla favorizuar partitë e vogla Partitë e vogla e meritojnë favorizimin Presidenti Berisha merr premtimin për t’i kërkuar PD-së të firmosë dhe të respektojë marrëveshjen për të cilën forcat e tjera do të bien dakort NË FAQEN 3

PD e vendosur të njohë rezultatin e zgjedhjeve

NË FAQEN 3 Takime të shumta të Presidentit Berisha PD e vendosur

PS-kërkon ta kthejë vendin 50 vjet prapa

Shehu në Lezhë dhe Malësi të Madhe NË FAQEN 2

Mejdani gjen alibinë e dështimit të takimit

Pukë Mejdani gjen alibinë e dështimit të takimit Askush nuk e priste Mejdanin dhe askush nuk ka qëlluar mbi makinën në të cilën ai udhëtonte Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, nuk ka mundur të zhvillojë takimin elektoral në qytetin e Pukës pasi që është paralajmëruar gjatë rrugës askush nuk do ta priste atë për të “kuvenduar”. Por Mejdani ka gjetur alibinë e dështimit të takimit elektoral kur ka deklaruar për një radio të huaj se makina me të cilën ai udhëtonte është goditur me breshëri armësh nga persona të paidentifikuar. Burime nga komisariati i qytetit verior nuk kanë konfirmuar se lideri i PS-së, është ndaluar si pasojë e të shtënave me armë nga individë të panjohur. Ndërsa burime nga qyteti i Pukës thonë se shumë pak njerëz ishin përgatitur për të pritur Mejdanin. Sipas Mejdanit në intervistën për VOA ai dhe njerëzit që e kanë pasuar atë janë ndaluar në mënyrë të dhunshme rrugës për në Pukë dhe po sipas Mejdanit ai është penguar në vendin e quajtur Qafa Çelës. I vetmi burim që nuk mund të konsiderohet i besueshëm dhe që konfirmon këtë lajm është vetë Mejdani dhe që e pahoset nga radio të cilës ai i jep intervistën ashtu siç dëshiron. Ndërsa organet kompetente të rendit nuk e konfirmojnë deklaratën e liderit të PS-së. Radio e mëspërme duket mos iu referuar burimeve të tjera e merr lajmin të vërtetë dhe menjëherë bën paralelizma me kërcënimet dhe atentatet që po i bëhen nga elementët terroristë të drejtuar nga PS-ja, liderëve demokratë. Nëse arsyeja e vërtetë këtyre “atentateve” të PS-së, është për t’i treguar opinionit se edhe “ne po sulmohemi këto janë “shpallje” që nuk mund t’i besojë askush.

Europa nuk pranon revolucionin komunist

Drejtues të PD-së pritën delegacionin e EDU-së Europa nuk mund të pranojë sot praktikat revolucionare për marrjen e pushtetit, tha dje përfaqësuesi i EDU-së, z. Groscuck. Lideri i të djathtës europiane qartësoi pozicionin e Europës, lidhur me rebelimin komunist në Shqipëri, gjatë një takimi që kishte dje në selinë e PD-së në Tiranë. I pritur nga Sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Leonard Demi, dhe Sekretari Organizativ, Ylli Vjeshio, Groscuck u interesua për fushatën elektorale duke kërkuar informacion për aspektet ku vepronte së saj. Ai u interesua për aktivitetin politik të PD-së në atë që nëse ku ende vepron komitetet, për aktivitetin e kandidaturave demokratë, për dhunën e ushtruar kundër drejtuesve të PD-së ditën e fundit, për komunikimin me zyrën e OSBE-së në Tiranë, për median dhe shpërndarjen e shtypit në gjithë territorin. Zoti Demi dhe Vjeshio e informuan zon Groscuck për situatën e vështirë në të cilën po zhvillon fushatën e saj elektorale Partia Demokratike në disa qytete të jugut. Ata thanë se PD, megjithë vështirësitë që ka përpara dhe presionet që i bëhen opozitës e ka mjaftë së bashku me bandat kriminale, është e angazhuar totalisht në një fushatë të ndershme. Zoti Groscuck u shpreh se Partia Popullore e EDU, pranon përfundimin e zgjedhjeve në Shqipëri, për të vazhduar me një ritëm të ri bashkëpunimin për realizimin e projekteve të ndërprera nga rebelimi komunist. Ne jemi të interesuar për një zhvillim pozitiv të Shqipërisë dhe ata që mendojnë se mund të vijnë në pushtet me metodat dhe format e dhunës, mendojnë gabim, duke përcaktuar se mentaliteti Europës pushtetit. Po do të zhvillua edhe një takim tjetër midis zotit Groscuck dhe partive të Bashkimit për Demokraci.