Bombë në Gylkalen e Apelit
Terrori kërcënon institucionet
NË FAQEN 4
Terrori kërcënon institucionet
Bombë në Gylkalen e Apelit
NË FAQEN 4
Çeka lë në mëshirë të fatit qytetet
Zyrtarët e lartë: “Rendi është rivendosur”
NË FAQEN 4
Zyrtarët e lartë: “Rendi është rivendosur”
Çeka lë në mëshirë të fatit qytetet
NË FAQEN 4
Pesë vjet burg për fajdexheshën
Jepet vendimi për Suden, pas një procesi maratonë
NË FAQEN 4
Jepet vendimi për Suden, pas një procesi maratonë
Pesë vjet burg për fajdexheshën
NË FAQEN 4
Nano: Mina tryezës së partive
Shteti kërkon vdekjen e opozitës. Katër deputetët kërkojnë marrëveshjen për respektimin e amendamentit Arbnori. Berisha dhe grevistët në konferencë shtypi. Ambasada italiane lirohet nga “burgu”
Nano: Mina tryezës së partive
Këshilli Kombëtar i PD-së zgjodhi kryesinë e re. Genc Pollo, Kryetar i grupit parlamentar, nënkryetar i PD-së, Ridvan Bode, Sekretar i Përgjithshëm. Deputetët në ditën e gjashtë të grevës së urisë
Zgjedhja e duhur
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi dje kryesinë e partisë dhe sekretarin e saj.
Gjithsej 19 veta në kryesi prej të cilëve katër janë gra. Nga të gjithë të zgjedhurit në instancën më të lartë të partisë shumica e tyre janë të rinj, por njerëz të provuar në kohën më të vështirë të PD-së. Dje, Partia Demokratike ka vendosur për njerëzit që do ta drejtojnë atë në opozitë. Zgjedhja e djeshme ishte mesazhi më i fortë se PD do të jetë një opozitë e fuqishme, opozitë e protestave por edhe e alternativës, e mundësive për të qeverisur dhe për të rrëzuar qeverinë ish-komuniste. Kryesia e Partisë Demokratike është e përbërë nga ata njerëz që kanë synuar e punuar vazhdimisht për një PD të fortë, me besim në popull dhe me mundësi të mëdha për të realizuar demokracinë në një vend të robëruar nga diktatura. Ajo përbëhet tashmë nga njerëz që aspir ojnë ndërtimin e demokracisë edhe kur është e rrezikuar, edhe kur sulmohet me armë, edhe në dhunën e policisë politike apo revanshin komunist e terrorin policor. Ata janë njerëz që në ditët e vështira të PD-së u afruan më shumë pranë saj. Nuk preferuan partitë e 3000 votave apo ato të autobuseve por u vunë në mbrojtje të vlerave demokratike ndërtuar në Shqipëri pesë vitet e fundit duke u ndeshur ballëpërballë me rebelimin komunist. Ndër anëtarët e tanishëm të kryesisë ka specialistë të shquar në ekonomi, dhe politikë, njerëz të shkencës dhe diplomacisë, njerëz të praktikës demokratike dhe të protestës aktive, njerëz të alternativave të ndryshme dhe luftëtarë të mendimit të lirë e të drejtave të njeriut. Që të gjithë janë të përkushtuar drejt një rivalizimi të denjë të PD-së drejt pushtetit, për të mirën e vendit dhe demokracisë. Ekipi i tanishëm drejtues i PD-së, zgjodhi edhe sekretarin. Nënkryetari i PD-së u zgjodh Genc Pollo, një ndër themeluesit e PD-së, ndër më të vlerësuarit e partisë dhe ndër më të vendosurit e saj. Sekretari i Përgjithshëm i saj, u zgjodh Ridvan Bode, ish-ministër i Financave, një ndër specialistët më të mirë të vendit në fushën e ekonomisë dhe financave. Sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare u zgjodh, Leonard Demi, diplomat i shquar, ish-drejtor i zyrës së Ambasadës në ministrinë e Jashtme, dhe ish-sekretar shteti në ministrinë e Mbrojtjes, kurse sekretar për Organizimizimin u zgjodh Fatos Beja, demokrat i shquar, ndërsa sekretar për marrëdhëniet publike u zgjodh, Vili Minarolli. Në të gjitha rastet e seleksionimit të drejtuesve të lartë të partisë mund të thuhet se kanë ardhur në krye të saj njerëz të vetëdijshëm për rolin e madh që partia ka për të luajtur në vendosjen konstruktive dhe të paraqitjes së edhe e vendosur të mos luajë nga pozicioni i saj në ruajtje të demokracisë dhe zhvillimit të saj në vend. PD, sjell këtë ekip pas një humbjeje në fushatën e dhunuar elektorale të 29 qershorit. Kuvendi i Katërt Kombëtar i PD-së po i njihon zgjedhjet si zgjidhje dhe PD ka kërkuar zgjedhje të reja në një moment të duhur. Edhe pse përpiqet me atë që është përgjegjësi që ky ekip i cili duhet të shtojë rrugën drejt këtyre zgjedhjeve ndërlikohet dhe të hartojë e zbatojë një strategji të besueshme për njerëzit e tij e për të ardhmen edhe prej tyre. Zgjedhjet duhet të vinë në një periudhë dhe duhet për këtë të përgatitur në të gjitha format e përballimit të një fushate të re elektorale të cilën duhet ta fitojë patjetër. Këshilli Kombëtar ka bërë zgjedhjen e duhur për këtë radhë, duke marrë nga ata të gjithë që kanë marrë në mënyrë të mëparshme dhe të gjithë të mirat dhe duke bërë divorc me të gjitha të metat dhe gabimet e tyre. Lufta e PD-së, është një përpjekje e vazhdueshme për demokraci dhe për Shqipërinë që në kufijtë e saj dhe të jetë në momentin që lidh të gjitha ekipet drejt besës të kësaj partie në kohët e vështira të vendit.
Berisha: Nanokratura, një shtet policor pa ekuivalent
Konferencë shtypi e Bashkimit për Demokraci” në vendin e grevës së urisë
Berisha: Nanokratura, një shtet policor pa ekuivalent
Greva e urisë parlamentarët e bëjnë në emër të atyre vlerave që janë të drejta dhe të shenjta, jo vetëm për popullin shqiptar, por që janë të shenjta dhe të çmuara për të gjithë njerëzit, për të gjitha kombet
Bode, pas zgjedhjes Sekretar i Përgjithshëm i PD
Deviza ime, rikthimi i demokracisë
NË FAQEN 3
Bashkëpunim i zgjeruar me partitë në opozitë
Rezolutë e Këshillit Kombëtar të PD-së
Komunistët qeverisin me psikologjinë e dhunës
Kryeqyteti proteston në mbështetje të katër grevistëve deputetë
NË FAQEN 2
Europa denoncon dhunimin e opozitës
EDU solidarizohet me grevën e urisë së katër deputetëve
Sot, Arbnori në Austri
Me ftesë të Presidentit të EDU-së, Alois Mock
Deputeti i PD-së, Pjetër Arbnori, niset sot për një vizitë në Austri.
Arbnori, i ftuar nga Alois Mock, lideri i EDU-së do të qëndrojë në Austri mbi një javë. Janë parashikuar një sërë takimesh të rëndësishme të deputetit të PD-së me zyrtarë të lartë austriakë që që do të konsolidojë më tej marrëdhëniet e PD-së me partitë e qendrës dhe të djathta europiane.
Kryesia e re e Partisë Demokratike
Sali Berisha
Fatos Beja
e Partisë Demokratike
Sali Berisha
Pjetër Arbnori
Genc Pollo
Azem Hajdari
Ridvan Bode
Albert Brojka
Albina Karamitro
Vili Minarolli
Leonard Demi
Jemin Gjana
Fatos Beja
Ylli Vejsiu
Bamir Topi
Natasha Shehu
Maksim Cikuli
Zhozefina Topalli
Ferdinand Xhaferi
Margarita Qirko
Uran Butka
Nënkryetar i PD-së - GENC POLLO,
Sekretar i Përgjithshëm - RIDVAN BODE
Sekretar Organizativ - FATOS BEJA
Sekretar i Marrëdh. me Jashtë - LEONARD DEMI
Sekretar i Marrëdh. Publike - VILI MINAROLLI