Kavaja: Zgjedhjet më 22 mars
Miting madhështor në qytetin e Kavajës. Mijëra qytetarë përshëndesin Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha
Berisha mbledh mijëra e njerëzve si në ’90. Sheshi gjëmon: “Poshtë Nano! Poshtë Qeveria!” Kërkohet largimi i socialistëve nga pushteti. Zgjedhjet e reja e vetmja zgjidhje
NE FAQEN 3
Dje në Kavajë
Shqipëria i rikthehet PD-së
Kavaja ka demonstruar dje mbështetjen totale për Partinë Demokratike.
Mijëra qytetarë kavajas por edhe nga fshatrat përreth nisën momentet e ditëve të fundit të ’90 kur diktatura po jepte shpirt, ndërsa demokracia po jetonte ditët e para të saj. Pas shtatë vitesh situata duket me të njëjtën pamje. Shqipëria është uzurpuar nga pjesa e dytë e klanit komunist, nga një klikë kriminale dhe kontrabandistësh që tentojnë ta kthejnë Shqipërinë në një Kolumbi tjetër në zemër të Evropës. Varfëria ka zbritur në kufijtë e atyre viteve, ndërsa në mijëra fshatra por edhe në qytete kanë filluar të mbushen listat e bukës. Çmimet kanë shkuar lart e më lart ndërsa investuesit e sjellë në Shqipëri për pesë vite rresht u hodhën në det nga rebelimi komunist. Që nga dita e fillimit të kryengritjes komuniste mbi 150000 vetë kanë mbetur pa punë, mbi 3000 janë vrarë, mbi 5000 janë plagosur, janë mb-yllur me gjindra ndërmarrje e firma, ndërsa mijëra të tjerë të falimentojnë për shkak të taksave të larta. Deri tani janë dhunuar disa ligje kushtetuese ndërsa drejtësia shqiptare është çdo ditë nën presionin e pushtetit. Banditë dhe autorë krimesh kanë infiltruar në pushtet, ndërsa policia është bërë viktimë e shefave të saj. Dhuna dhe diskriminimi shtetëror vazhdon ndaj administratës së kultivuar dhe evropiane për të zëvendësuar me militantë partie dhe kallashë të rebelimit sjellë nga fshatrat. Opozita vazhdon të jetë e atakuar çdo ditë nga pushteti duke filluar nga provokimet e kërcënimet e deri tek plumbat. Në një shtet sadopak normal në një qeverisje sadopak normale asnjë prej këtyre problemeve madhore nuk duhet të shfaqej. Jeta është bllokuar nga maskat dhe bandat me një mbështetje totale shtetërore, ndërsa Evropa ka filluar të trembet nga banalizimi që po kultivohet në Shqipëri. Pikërisht në këtë situatë, pas gjakosjes së vendit nga rebelët, banditët, politikanët rebelë dhe banditë që sot janë në pushtet, është e domosdoshme ardhja e alternativës së re, alternativës së PD-së. Drejtuesit kryesorë të PD-së kanë kontaktuar, veçanërisht brenda pak ditësh me elektoratin e saj dhe jo vetëm të saj, në të dy tretat e vendit. Që nga Saranda deri në Kukës, që nga Durrësi deri në Korçë, masa të mëdha njerëzish kanë pritur liderët e PD-së, me entuziazëm duke kërkuar prej saj zgjidhjen e shpejtë, të domosdoshme dhe të natyrshme, zgjedhjet e reja. Në Tepelenë, Vlorë, Mallakastër, Kukës, Burrel, Peshkopi etj., njerëzit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj qeverisjes mashtruese të atyre klerikëve të Nanos, qeveritarëve me veset e vjedhjes, korrupsionit, pjesëmarrjes në trafikun e drogës dhe krimeve të qeveritarëve përmes morale dhe për më tepër qeveritarëve përfshirë në krime të drejtpërdrejta. Qindra mijëra njerëz kanë pritur Berishën në Shkodër, Durrës dhe Kavajë duke shprehur mbështetjen e tyre për liderin e PD-së, duke e vënë atë në krye të kësaj lëvizjeje të re, zgjidhjet e reja sa më shpejt të jetë e mundur. Këto takime madhështore kanë risjellë tek elektorati në të gjithë Shqipërinë nivelin për një qeverisje tjetër, pikërisht atë qeverisje që për pesë vite rresht e vendos Shqipërinë në listat e para të vendeve më të varfra të bllokut, e bën vendin të lakmueshëm për krimin e investitorëve nga gjithë bota, pistë të miliardave dollarëve të institucioneve ndërkombëtare të vendeve të ndryshme, vendin e kërcënimit dhe mëkëmbjes, shpresës dhe ardhmërisë. Njerëzit e quajnë rebelimin komunist, ata e provojnë edhe sotën plot dhunë e terror. Ata e dinë kush mund ta mbushë përsëri, se kush mund të mbrojë nga bandat dhe banditët, nga kriminelët dhe shtetarët hajdutë.
Dje në Kavajë
Dje në Kavajë
Në Vlorë PD ka kaluar në mazhorancë
Vazhdon intensivisht riorganizimi i degës
NE FAQEN 2
Bufi mashtron minatorët
SPMSH - ja e vendosur të vazhdojë grevën e përgjithshme
Problemet e mprehta ekonomike të minatorëve, SPMSH -ja mendon se nuk janë vetëm përgjegjësi e Ylli Bufit por dhe e militarizimit të partisë në pushtet
NE FAQEN 5
Hidhen në erë dy ura në Gjirokastër
Krishtlindje me dinamit
NE FAQEN 5
Ministri i Brendshëm detyron armëmbajtjen
Carmatosja bëhet kur të ikin kriminelët e Cekës
Kanë qenë Ceka e Gjinushi që në Vlorë bënin si të mos lëshuar armët. Janë ata që sot mbështesin kriminelët
NE FAQEN 2
Juristët kërkojnë ndihmën e Kishës
Mbrëmë, gjyqtarët dhe prokurorët ngujohen mbi 3 orë në kishën katolike Zemra e Krishtit në kryeqytet
NE FAQEN 3
Berisha përshëndet protestat e Prishtinës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përshëndeti dje protestën e studentëve të Kosovës dhe mbështetjen që ju japin studentëve qytetarët e Prishtinës në realizimin e kërkesave të tyre të drejta për liri, shkollim e identitet kombëtar.
Mijëra studentë dhe qytetarë të Prishtinës kanë demonstruar në rrugët e kryeqytetit të Kosovës në mbrojtjen e 24 dhjetorit ashtu edhe gjatë ditës së djeshme në kërkim të lirimit të shkollave shqipe nga okupatorët serbë.
Kryeministri ikën në Greqi
Nano fsheh udhëtimin e tij të fundit
Media zyrtare dhe shërbimi i zyrës së shtypit të kryeministrit nuk ka preferuar të japë informacion për këtë udhëtim të papritur të Nanos, madje ka pasur përpjekje për ta mbajtur të fshehtë këtë vizitë
Kryeministri Fatos Nano, prej dy ditësh mungon në Shqipëri. Pardje mbledhjen e këshillit të Ministrave e drejtoi zëvendësi i tij Bashkim Fino, kurse dje Kryeministri nuk u pa as në kishën katolike dhe as atë ortodokse për të uruar besimtarët.
Burime të kryeministrisë thanë se Nano, së bashku me familjen, prej dy ditësh ndodhet familjarisht dhe privatisht në Greqi për të kaluar Krishtlindjet. Por ndërkohë burime nga Aeroporti i Rinasit shtojnë se Nano është larguar nga Rinasi me një avion special në bordin e të cilit është bartur një ngarkesë e madhe për llogarinë e së cilës nuk ka konfirmime të sakta.
Javën e kaluar Nano priti në Rinas familjen e tij që kthehej nga Franca, gjatë së cilës përplasi edhe makinën shtetërore, që e ngiste vetë, në një nga muret e aeroportit. Pa u mbushur java ai ikën së bashku me familjen në Greqi. Nuk dihet nëse Nano do të kthehet para vitit të ri në atdhe, por ndërkohë është konfirmuar se shumë valixhe, nuk dihet se me çfarë, kanë ikur së bashku me Nanon në Greqi. Të gjitha udhëtimet e tij media zyrtare u ka bërë publicitet të jashtëzakonshëm, kurse këtë të fundit me sa duket për arsye të tjera nuk e ka parë të arsyeshme që të njoftojë publikun, shumë të interesuar për lëvizjet e kryeministrit. Nano deri tani në të gjitha udhëtimet ka sjellë anije me projekte, kurse këtë radhë dihet se ka larguar nga vendi shumë valixhe që nuk besohet se kanë qenë me projekte për vendin pritës.
R. M.
“Zgjedhjet e lira shpresë për demokraci”
Të shtunën, më 27 dhjetor 1997, ora 12.00
Miting, koncert i madh në Sheshin “Skënderbej”
Marrin pjesë artistët më të mirë të vendit
“BASHKIMI PËR DEMOKRACI”
NJOFTIM
Të shtunën më 27.12.1997 në orën 11.00, në Pallatin e Kongreseve, Partia Demokratike organizon takimin e dytë në nivelin kombëtar me pushtetarët lokalë të Bashkimit për Demokraci.
Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë të zgjedhurit në pushtetin lokal, këshilltar, kryetar komunash, kryetar bashkish dhe kryetar rrethi.