KSHSH - adresa e re e pullmave dhe burgut për gazetaret
NGA Asim PATOZI
Në analizën e 27 qershorit të seksionit të shtetit dhe rendit pranë Komitetit të Përgjithshëm të PS-së, u përcaktua edhe njëherë roli strategjik që po luajnë aktualisht bandat kriminale në pushtetin e kësaj force politike. Përveç disa emrave të njohur, të cilët vështirë se mund të rinovohen në seleksionin e ardhshëm për shkak se janë konsumuar, u vendos që të bëhen promovime për elemente të tjerë, të cilët kanë fituar më shumë eksperiencë në kryerjen e misioneve tejet delikate. Përmendim këtu zotin Fatos Klosi, Vasil Bollano, Mujo Ulqinaku e të tjerë. Bëhet fjalë për persona, të cilët pak muaj më parë kanë marrë pjesë me armë në dorë në masakra, rrëmbime, vjedhje, trafikim e terrorizëm dhe që sot do të shpërblehen me ngritje në detyrë. Fillimisht do t'i citojmë ata me nofkat e tyre, sepse po të përdorim emrat e vërtetë, ekziston rreziku që të kapen me përgjime telefonike nga SHIK-u dhe të arrestohen për çështjen penale të “dekonspirimit të të dhënave që përbëjnë sekret shtetëror”. Kjo sepse krimi këtu tek ne është shndërruar në një sekret shtetëror.
11. Për anëtarët e deritanishëm të KSHSH-së, që do të bëjnë rolin e kryekriminelëve me kollaro, është menduar qysh në fillim plani i shpëtimit. Më i favorizuar ndër ta sigurisht është zv.ministri i Brendshëm, zoti Dilaver Goxhaj. Ai është një nga personat që i ka shkaktuar më shumë dëme të pallogaritshme rendit dhe sigurisë publike, por vetëm me një ndryshim, meqenëse gjatë këtyre muajve ai ka vepruar nën siglën e një shteti të pakapur nga kolera e mafias, atëherë ai duhet graduar dhe jo arrestuar. Kjo do të thotë se shokët e tij ende nuk janë bindur plotësisht se do të vazhdojnë të mbajnë pushtetin për shumë kohë dhe prandaj po e transferojnë atë në një funksion më të sigurt, siç është ai i avokatit të një SHISH-i eventual në vitin 1997. Kryeministri Nano ka vendosur që të mos hezitojë më tej dhe ta dekretojë atë në krye të KSHSH-së, duke menduar se postin e zv.ministrit do ta humbiste me ardhjen në krye të Ministrisë së Brendshme të armikut më të madh të Berishës në Evropë, deputetit socialist, Spartak Poci.
Në vend të Fatos Klosit, që duket se nuk i duhet më PS-së si drejtor informativ, pasi tani organizata e vetëmbrojtjes ka shtrirë aktivitetin dhe kontrollin mbi të gjithë territorin dhe kryen me sukses detyrat e ngarkuara, do të emërohet një njeri më i besuar i Nanos. Për të zëvendësuar një specialist të kallashnikovit me një ekspert të derrit të egër, mendohet se kandidatura më e përshtatshme do të ishte ajo e pedagogut të dikurshëm të Shkollës së Bashkuar, aktualisht drejtues i bandës së Vlorës, zotit Mujo Ulqinaku. Tashmë ai i plotëson të gjitha kushtet si drejtor i ri i Shërbimit Informativ Kombëtar, duke qenë se ka arritur të marrë një nivel mjaft të lartë në përdorimin e gjuhëve të huaja, të posaçme për komunikimin me strukturat simotra jashtë vendit. Mjafton t'i kujtosh mënyrën se si komunikonte me pistoletë në dorë me gazetarët italianë në Vlorë gjatë muajit mars të vitit të kaluar. Përveç kësaj ai është i pajisur me një aftësi të admirueshme si kameleon, çka e ka ndihmuar të bëhet njëherësh edhe president i klubeve “Flamurtari” dhe “Kryengritja”.
Përveç këtyre “Kuçedrave” të politikës sonë të shurdhër, kryesori në rolin e xhelatit të shtypit të pavarur mbetet ministri i Brendshëm, zoti Perikli Teta. Kohët e fundit, falë edhe gjykatave që i janë nënshtruar plotësisht narkoshtetit, ai është motivuar më shumë se kurrë nga përfitimet që sjell dënimi i gazetarëve të opozitës. I ndodhur para një presioni të jashtëzakonshëm nga ana e shefit të tij, kryeministrit Nano, ai e ka përqendruar së fundi tërë energjinë për të gjetur forma e mjete edhe më efikase kundër zërave kundërshtarë, që jo vetëm kanë mbetur ende pa vrarë, por vazhdojnë të sulmojnë paturpësisht edhe nga faqet e shtypit shkaktarët kryesorë të kësaj gjendjeje. Dhe për të qenë sa më produktiv në këtë luftë, ai ka zbuluar së fundi një metodë krejt origjinale për t'ua mbyllur gojën atyre. Si qentë e tërbuar, policët e tij kanë vërshuar gjatë këtyre ditëve në të gjitha redaksitë e shtypit të pavarur, ku kanë konfiskuar në shkelje të plotë të ligjit, çdo gjë që u kanë kapur duart. Ata kanë vjedhur në mënyrë recidiviste kompjutera, makina shkrimi, printera, fakse, dosje, foto, dhe natyrisht edhe vetë gazetarët. Të arrestuarit e “fajit” kryesor në shumicën e rasteve kanë qenë shumë të shkurtër, të dobët, me syze, xhinse e çanta. Të paktën kështu thonë ata në policinë e Tiranës. Nën këto kushte, gjithkush ka të drejtë të mendojë se një pjesë e personelit të Ministrisë së Brendshme, që mban gradat e larta, e ka filluar karrierën e vet si fshatar i zellshëm në roje të shalqinjve. I vetmi ndryshim është se tani policët në vend të bostanit ruajnë disa të burgosur, të cilët nuk janë aspak të qorruar.
Për të qenë më ekzaktë, marrja peng e shtetasit shqiptar nga persona të armatosur me uniformë policie, ka qenë më intensive në Tiranë, por ajo është kthyer në një dukuri të zakonshme edhe në qytete të tjera, si Vlorë, Durrës e Korçë, ku gazetarët janë keqtrajtuar e shantazhuar në mënyrë barbare nga policë me skafandra, nga hetues apo nga njerëz me maska të ardhur posaçërisht me fuoristradë nga Tirana. Nëse shtypi i pavarur ka mbijetuar deri tani, kjo ka ndodhur vetëm nga rrethanat fatlume që ministri Perikli Teta nuk ka nën varësi as aviacionin luftarak, as tanket e shtabit të përgjithshëm. Ndryshe, në vend të letrave të konfiskuara ai do të niste çdo ditë drejt selive të redaksive tona disa raketa tokë-tokë. Megjithatë, pavarësisht nga fakti se as ai dhe as “kolegët” e tij në kabinetin qeveritar nuk kanë ndonjë fytyrë prej njeriu, askush nuk mund të thotë me siguri se në të ardhmen një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur. Përkundrazi. Fushata antishyp që po zhvillohet këto ditë, me arrestime, rrahje, dënime, konfiskime e terrorizëm, paralajmëron rikthimin e një situate të rrezikshme, e cila iu ka kushtuar rëndë shqiptarëve gjatë regjimit komunist.
Ajo që të bind se kemi të bëjmë me një plan djallëzor të konceptuar në nivelet më të larta të qeverisë, është fakti që ndërsa policia arreston me një të shkelur syri, gjykatat japin vendime dënimi sa hap e mbyll sytë. Me sa duket, regjisorët e këtij skenari ogurzi janë kujdesur që të ecin paralelisht si makina e dhunës ashtu edhe karikatura e drejtësisë. Në një kohë që politikanë, biznesmenë, kryetarë shoqatash, pronarë gazetash, persona të fortë dhe aventurierë ordinerë po denoncohen e paditen çdo ditë nga njerëz të zakonshëm, si qytetarë, infermierë, mësues, pensionistë e ushtarë të liruar, vetëm gazetarët nuk kanë të drejtë të ankohen, qoftë edhe për një sharje apo kërcënim banal. Kjo sepse neni në fuqi nuk e parashikon dhënien e mbrojtjes ndaj tyre nga forcat e rendit. Përkundrazi, në vend që t'i ruajnë ata nga sulmet e papritura, skifterët e policisë kanë marrë urdhër t'i vëzhgojnë, t'i përgjojnë dhe t'i arrestojnë sipas modelit të “katilëve” të vërtetë. Mjerë kush guxon të marrë në telefon një person që nuk i pëlqen ministrit Teta apo që është në proces hetimi! Ai është një zëdhënës i krimit. Mjerë kush merr në mbrojtje një gazetare të terrorizuar nga policët e narkopushtetit! Ai është një përkrahës i prostitucionit. Mjerë kush kërkon lirimin e një drejtori gazete, që arrestohet me pranga gjatë orarit zyrtar të punës! Ai është një shpifës me licencë. Kështu, për çdo denoncim, revoltë apo protestë të tyre, gazetarët rrezikojnë të përfundojnë në qeli si e vetmja mbetje kriminale e vendit. Në rastin më të mirë, ata vetëm do të merren në pyetje nga policët e Tulatit e të Pojanit, që tashmë janë aktivizuar për mbarëvajtjen e luftës kundër shtypit të lirë. Të paktën, kështu deklaroi dje në një konferencë shtypi zëdhënësi i ministrit të Brendshëm, pasi hodhi idenë se kryesit e dhunës kundër shtypit janë vetë gazetarët që bëjnë kallëzime ndaj policisë së tij.
Kjo është atmosfera e re që po krijohet në Shqipëri në prag të miratimit të kushtetutës së refuzimit, e cila premton të kthejë terrorin e krimit komunist dhe të policisë sekrete në vendin tonë. Njëkohësisht, kjo është edhe prova më e qartë se me këtë qeveri antikombëtare të ngjitur me pesë pushtete, jeta e gazetarëve të pavarur nuk kushton më as sa duartrokitjet e mercenarëve të saj. Prandaj ata kanë sot të gjithë të drejtën të thonë me zë të lartë e bindshëm, më shumë se kurrë, se KSHSH është një institucion i kriminalizuar, i cili më shumë se kurrë, pavarësisht nga emri që mund t'i vihet, nuk ka për të qenë gjë tjetër veçse adresa e re e pullmave dhe e burgut për gazetarët.
NE FAQEN 2
Rikthehet “poslja e zezë”
Vrasim o sëpjbllë bohunim frikën o Deses se Refemit, gjikjër ka ndodhur vitin 11? e PD-së
NE FAQEN 6
Elektorati kërkon zgjidhje të reja
Korçë mbij e kesaj qeverisje te korruptuar, nuk dihet te jetë vetëm problemi i PD-se por i gjithë Shqipërisë
Kund i kesaj qeverisje te korruptuar, nuk dihet te jetë vetëm problemi i PD-se por i gjithë Shqipërisë, aqiprare te ndershëm qe besojne ne demokraci? NE FAQEN 2
FRANCE 98
Fenomeni Shqipton Brazilin
Italia largoret mes lotëve, Franca ka gjysmëfinale. Femomenti shëprbem Brazilin, Ronaldo, përgatisi asist, Maloues, entusiopodia e madhe, Lojtarët rekordove edhe rrezik historinë e tij! Saban shodr te flakshëm Ibiron, Kroati. "Mc Cartonino e lojërave". Peruando iun Grojme. Plet trenevi i Argentinaës? "Në stadiumet lojërat". Kundër Hollandez? NE FAQET 7-9
Njoftim
Njohën anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të miratuar në mbledhja e PD të premten e kaluar për çmimev te gjendura në nr. 6 korrik. Kryesia e PDSH-së NE FAQEN 2