Arbër Qilimi, nyja e tragjedisë
Hapet dosja e zezë e rebelimit të Delvinës
SPECIALE NË FAQEN 5
Hapet dosja e zezë e rebelimit të Delvinës
Arbër Qilimi, nyja e tragjedisë
SPECIALE NË FAQEN 5
Ç’përmban dosja e zezë e Delvinës?
- Kush i dha urdhër Arbër Qilimit, ish komandantit të batalionit për të dorëzuar armët.
- A ishte rastësi sulmi në të njëjtën orë i reparteve të Qafë Breshërit, Rusanit, Kromësit, etj?
- Ku ishin instruktuar njësitet e sulmit?
- Nga erdhën ata?
- Kush ishte pararojë e njësiteteve?
- Ç’përfaqëson kordon(i) Vlorë - Himarë - Sarandë - Delvinë.
- Ç’fytyra ishin ata që s’ishin parë prej kohësh në Delvinë? Nga erdhën, kush i dërgoi?... etj.
Ndarje përfundimtare me vrasësit në pushtet
Farsa e fundit e parlamentit të kallashnikovëve. Qeveritarët e krimit, trafiqeve, kontrabandës, korrupsionit, shkërdhatokracisë, kërkojnë të futet në burg opozita
Të enjten, miting i madh në sheshin “Skënderbej” kundër qeverisë kriminale
Parlamenti i vrasësve kërkoi dje që të vërë banditëve, kontrabandistëve, grupeve, kriminelëve, vrasësve, përdhunuesve, djegësve të bashkive, grabitësve të bankave dhe hajdutëve të tërës, të tjerë, deputetët e opozitës të përjashtohen nga tempulli i demokracisë dhe të burgosen. Të udhëhequr nga Bashkim Fino, mëkëmbësi i Nanos, ish - komunistët kërkuan në kor burgosjen e deputetëve të opozitës, penalizimin e saj dhe përjashtimin nga parlamenti shqiptar të kësaj qeveri që sa vjen e thellohet, moskthimi i parave të premtuara, grabitja edhe e atyre kursimeve të mbetura të qytetarëve, shndërrimi i bankave në piramida, kriminalizimi i shtetit dhe shoqërisë me banditë dhe kriminelë të njohur, mungesa e mbështetjes perëndimore, etj. Të gjitha këto janë arsye të mjaftueshme për Klikën që t’i rreshtojë për turpin e tyre deputet - kallashët në vazhdim e fundit të tyre. Psikopatologjia e kriminelëve, kontrabandistëve, njerëzve më të tjerë dhe me tru të thara që u shfaq dje në tempullin e demokracisë, siç është parlamenti, meriton një studim të veçantë për të gjithë psikologët dhe psikiatrit se ku janë katandisur këto specie, të cilëve edhe në gjumë u del në ëndërr Sali Berisha. Natyrisht që prej këtyre lloj deputetëve të neveritshëm nuk mund të ndjesh veçse neveri. Por kur ata shfrytëzojnë pushtetin, mandatin e parlamentarit, institucionet e shtetit dhe shtetin në përgjithësi, ato bëhen edhe të rrezikshëm, sidomos në zellin e tyre të përjetshëm për t’u përdorur nga Fatos Nano për të goditur opozitën. Tronditja dhe paniku që ka pushtuar kryeministrin përballë gjendjes së vendit e ka zhytur atë në dëshpërim të plotë që si tragjedi të jetë vetëm shpalosja e likuidimit të opozitës dhe penalizimin e saj. Opozita përballë këtij agresioni të shtetit të bandave që synon shbërjen e saj, të paralizuar vjet nga bandat dhe komitetet e PS, duhet t’i japë përgjigjen që meriton Klikës së kontrabandistëve, hajdutëve dhe vrasësve. Ajo tashmë është forca kryesore politike që gëzon mbështetjen e të gjithë shqiptarëve, e cila është e majtë dhe e djathtë për gjërat Klikës që kërkon intensifikimin e përdorimit të shtetit kundër opozitës. Opozita dhe deputetët e saj nuk kanë pse vazhdojnë të bashkëjetojnë në një sallë me dhunuesit e demokracisë dhe shtetit. Sa më parë t’i divorcërohen prej këtij lloj parlamenti aq më mirë është për Shqipërinë dhe demokracinë e saj të rrezikuar.
djegësve të bashkisë, grabitësve të bankave dhe hajdutëve të tjerë, të tjerë deputetë - e saj dhe përjashtimin nga parlamenti shqiptar të forcës kryesore në vend. Pas Bashkim Finos të tjerë si i majmunë të tredhur recituan të tronditur ato që tha njeriu i Fatos Nanos. Pas vrasjes në parlament të deputetëve të opozitës, vrasjes në rrugë dhe në shtëpitë e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD për bindjet e tyre politike, pas kërcënimeve, burgosjeve dhe dhunimeve sistematike nga regjimi i Fatos Nanos, parlamenti i bandave kërkoi dje burgosjen dhe penalizimin e plotë të opozitës.
Ajo që bën përshtypje në ngjarjen e djeshme të deputet- kallashëve ishte paniku që i ka pushtuar në prag të largimit përfundimtar të tyre. Pa u ndalur gjatë në hartimet e tyre në mbrojtje të vetvetes si vrasës të zyrtarëve të shtetit, djegës të bashkive dhe institucioneve publike, grabitës të armëve dhe nxjerrës të grupeve bandash, pyetja më e thjeshtë e shtruar nga shumica e qytetarëve është: Pse pikërisht Nano dhe qeveria e tij i vënë deputetët qen të lehun dhe i kërcënojnë policët demokratikë, deputetët e saj, drejtuesit e saj dhe përgjithësisht të gjithë demokratët dhe sindomos pas publikimit të Dosjes së Zezë të Rebelimit ku fakti, emrat dhe ngjarjet kanë autorë konkretë, me emra të përveçëm, shumica në sallën e parlamentit dhe të tjerë deri në majën e piramidës shtetërore.
Për këtë pyetje, përgjigja më e mirë që mund të jepet është situata kritike në vend, kontrabanda, korrupsioni, lufta e klaneve mafioze, varfëria dhe mjerimi ekonomik i shqiptarëve në
Naftëtarët përleshen me qeverinë
Islami zbret në Albpetrol me një skuadër policësh
Një ditë më parë Drejtori Ekzekutiv i Albpetrolit,
përleshën me qeverinë
Një ditë më parë Drejtori Ekzekutiv i Albpetrolit, Gjergj Kerri, arrin të largohet nga ambientet e ndërmarrjes me ndihmën e policisë pas valës së dëshpërimit agresiv që kish kapur punëtorët e naftës në Ballsh, të cilët kanë mbetur rrugëve
përleshën Gjergj Kerri, arrin të largohet nga ambientet e ndërmarrjes me ndihmën e policisë pas valës së dëshpërimit agresiv që kish kapur punëtorët e naftës në Ballsh, të cilët kanë mbetur rrugëve
NE FAQEN 6
Nano, Gjinushi dhe kryebanditi Gjolek Malaj gjatë kohës së rebelimit
Qeveria e krimit kërkon shkatërrimin e opozitës
Deklaratë e Kryesisë së Partisë Demokratike
Kryesia e PD-së do t’i sugjerojë Këshillit Kombëtar ndarjen përfundimtare me parlamentin e vrasësve dhe kriminelëve
Deklaratë e Kryesisë së Partisë Demokratike
Qeveria e krimit kërkon shkatërrimin e opozitës
Kryesia e PD-së do t’i sugjerojë Këshillit Kombëtar ndarjen përfundimtare me parlamentin e vrasësve dhe kriminelëve
Kryesia e PD-së, në mbledhjen e saj të djeshme diskutoi me përgjegjësi vrasjet dhe terrorin e ushtruar gjatë muajve të fundit ndaj drejtuesve, anëtarëve, aktivistëve dhe simpatizantëve të PD-së.
Kryesia e PD-së konstaton se qeveria e Fatos Nanos, regjimi më i korruptuar i Evropës, kërkon të zgjasë ditët e tij në pushtet nëpërmjet vrasjeve, burgosjeve dhe përsekutimeve të PD-së si forca kryesore politike në Shqipëri.
Vetëm gjatë tre muajve ky regjim ka vrarë aktivistë të shquar të PD-së, Bujar Suli, Frederik Shehu, Bashkim Shkurti, organizoi atentate kundër deputetëve të PD-së, Hadari dhe Minarolli, anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Kazazi dhe Bushati dhe 13 aktivistë të tjerë në Pogradec, plagosi rëndë gazetarin e njohur Bardhyl Pollo, arrestoi dhjetëra anëtarë dhe simpatizantë të PD-së. Vetëm javën e fundit në Tiranë dhe Kolonjë janë arrestuar rreth 15 anëtarë dhe aktivistë të PD-së, ndër të tjerë anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së dhe ish- deputetë.
Kështu, prej disa muajve, vazhdojnë proceset politike kundër dhjetra anëtarëve të opozitës mbi bazën e akuzave fallco.
Kryesia e PD-së konstaton se regjimi i Nanos nuk ka zbatuar rekomandimet e Misionit Tripalamentar Evropian.
Kryesia e PD-së denoncon vendimin e sotëm të parlamentit shqiptar kundër drejtuesve kryesorë të PD-së si një akt që synon shkatërrimin e PD-së dhe opozitës në vend.
Kryesia e PD-së vendosi të thërrasë sot në ora 12.00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe del me konkluzion për t’i sugjeruar Këshillit Kombëtar ndarjen përfundimtare nga parlamenti i atyre që vranë, dogjën, shkatërruan qytete të tëra të vendit.
Ditën e enjte, në ora 19.30, PD fton të gjithë aktivistët, simpatizantët në Sheshin “Skënderbej” kundër vrasjeve, përsekutimit dhe burgosjeve të opozitarëve.
FRANCE 98
Zagalo: “Pas dy ndeshjesh shpallemi kampionë”
- Ronaldo, fenomen në çdo drejtim. Bebeto: “Askush nuk mund të na ndalë”
- Trajneri i Brazilit, më shumë se optimist. Zagalo: “Pas dy ndeshjesh fitojmë Botërorin e pestë”
- Morati, presidenti i Interit shtrin duart tek superylli anglez Owen
- Kapelo dhe Lippi zëvendësuesit e mundshëm të Cesare Maldinit
- Ballkani, ose mallkimi i Gjermanisë
- Sensini: “Në futboll ndodh gjithçka”. Mbrojtësi argjentinas analizon shkaqet e humbjes
SPECIALE NE FAQET 10 -11