General Imami dhe Peshkëpia zbarkojnë nga Korfuzi
SPECALE NE FAQEN 5
Ç'përmban dosja e zezë e Delvinës?
- A ishin përpiluar listat e njerëzve që do të asgjësoheshin?
- Jeta nën pushtetin e bandave. Kush u jepte zemër banditëve?
- Sa të vërtetë të plagosur pati në Delvinë dhe sa dëme materiale?
- Zonat e influencës së banditëve.
- Banditët, shtabi elektoral i PS-së dhe i koalicionit qeveritar. Nano gradon gjeneralët.
- Kush e ktheu Leka Zogun nga Delvina?
- A zhvilluan fushatë elektorale forcat demokratike?
- Banditët me kutitë e votimit në krah.
E gjithë e djathta, konsensus me PD
Vendimi i PD-së për të lënë Parlamentin rrit frymën opozitare në vend. Ky Parlament nuk vlen më. Qeveria e krimit dhe korrupsionit më e izoluar se kurrë
Drejtuesit e së djathtës Mehdiu, Godo, Selfo, Rroqi, Laço, Spahia, Bushati, Ndreu mbështesin dhe motivojnë vendimin e Partisë Demokratike
Sot, miting i madh në Sheshin “Skënderbej”
Të gjithë kundër diktatorëve të rinj
Sot, ora 19 30, Partia Demokratike e Shqipërisë fton të gjithë aktivistët, simpatizantët në Sheshin “Skënderbej” kundër vrasjeve, persekutimit dhe burgosjeve të opozitarëve.
Të gjithë të enjten në Sheshin “Skënderbej”, kundër diktatorëve të rinj, pjellë e diktaturës së vjetër, kundër persekutimit të opozitës, kurtheve për ta eliminuar atë!
Të gjithë në Sheshin “Skënderbej”, sot, në ora 19 30, për të risjellë vlerat e demokracisë, në mbrojtje të lirisë së saj.
Tani vetëm Parlament i rebelimit komunist
Partia Demokratike mori dje konsensusin e të gjitha forcave të djathta lidhur me vendimin e saj për daljen nga Parlamenti.
Duke filluar nga Liberal-demokratët e Laçes e deri tek Legalistët e Spahiut, të gjithë përfaqësuesit e partive politike, si të grupimit “Bashkimi për Demokraci” ashtu edhe të “Djathtës së Bashkuar” e konsideruan largimin e PD-së nga Parlamenti si një vendim të drejtë. Kjo është hera e parë që e gjithë e djathta shqiptare bashkohet në deklarimet e saj duke e sjellë këtë spektër politik në një afirmim të ngushtë përballë dhunës dhe krimit të qeverisë së majtë dhe parlamentit.
Natyrisht që ky vendim i Partisë Demokratike nuk ka qenë i lehtë dhe as nuk bën pjesë tek mënyrat e saj të para për të përballuar dhunimin e demokracisë nga ish-komunistët shqiptarë. Largimi nga Parlamenti ishte forma e fundit e protestës për të vendosur kufijtë midis asaj që është opozitë dhe ende ruan përgjegjësitë e saj për shtetin dhe vendin dhe qeverisë apo Parlamentit me mazhorancë të kuqe që ka shpërdoruar shtetin dhe ka kufizuar mundësitë e komunikimit mes opozitës dhe qeverisë aktuale arritur në minimum për shkak të kësaj të fundit ndodhën që opozita të mos jetë më asnjë mundësi për të gjetur qoftë edhe një hapësirë të vogël ku opozita mund të vinte në funksion të shtetit alternativë e saj. Pa këtë mundësi prania e saj në Parlament, në institucionet e dhunuara apo uzurpuara nga e majta merrnin konotacione negative duke zbuluar një maksimizim edhe atë për të cilën Partia Demokratike po vlonte të qëndronte në Parlament, aplikimin e opozitës nëpërmjet institucioneve qoftë edhe ky i vetmi siç ishte Parlamenti.
Përgjatë një viti në opozitë demokratët shqiptarë provuan plumbat, buxhetet, arrestimet, privimet e shumta. Dhuna dhe terrori i shtetarëve shqiptarë u shfaq më shumë se kurrë kudo, në Parlament, në rrugë, në shtëpi. Ndërkohë që mbi opozitën u ndërthur një rreth i madh kriminal dhe terrorist politik mbi të gjithë shqiptarët po vepron mafia qeveritare që aplikoi kontrabandën, korrupsionin, dhunën dhe vjedhjen masive. Për një vit Shqipëria është vendi i parë në botë për koeficientin e korrupsionit në qeveri dhe administratë, ndërkaq brenda kësaj periudhe u vodhën nga kontrabandistët e qeveritarë mbi 250 milionë dollarë ndërkohë që vendi u bë me mbi 300 mijë të papunë dhe 1 milionë të varfër. Banditët nëse në marsin e kaluar ishin vetëm në rrugë tani janë në rrugë dhe zyra.
Pikërisht në këtë gjendje të vendit parlamentarët e majtë që kanë mbushur vendin me Kuvend kërkuan që opozita të shkonte në burg. Historia komuniste e tre ditëve më parë nuk ka precedent edhe në rast me të thella inkuizicioni, histori që u rikofirmua dje edhe nga selia e PS-së. Njerëzit e majmur nga vjedhja si Bashkim Fino në një tufë të palarë kooperativash u sul kundër demokracisë shqiptare me pamjen e vitit të kaluar. Natyrisht që një parlament me një përmbajtje dhe psikologji të tillë nuk ka kuptim dhe vlerë në një shoqëri ku përveç bandave, kontrabandistëve dhe korrupsionistëve ka edhe njerëz normalë. Aq më pak ka kuptim bashkëngjitja e opozitës qoftë edhe fizikisht në sallën e Parlamentit me një skuadër të tillë pushtetarësh politikë.
Mirëkuptimi dhe konsensusi i të djathtës për këtë vendim të Parlamentit lëhtëson ndërkohë edhe mirëkuptimin e PD-së me komunitetin ndërkombëtar. PD i përmbahet opozitës institucionale por në një kohë kur egzistojnë institucione. Tani në Shqipërinë pothuajse nuk ka të tilla. Ajo janë uzurpuar, dhunuar nga qeveria aktuale. Deri tani institucionet e Shqipërisë kanë sjellë gjendje që vetëm në Shqipëri egziston, si ndaj qytetarëve të thjeshtë ashtu edhe ndaj opozitës.
FMN: Korrupsioni bën hije mbi Shqipërinë
NE FAQEN 7
Arben Malaj konfirmon mungesën e ndihmave
“Deri tani vetëm bankat greke japin kredi”
Klika e sotme mashtron Këshillin
Parlamenti nuk ratifikon Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale
Komisioni mungesën e ndihmave
Donatorët kanë vendosur të mos mblidhen më në Tiranë për të zbrazur atë pjesë të ndihmës që i premtuan Nanos në një vit më parë në Bruksel
NE FAQEN 7
sotme mashtron Këshillin e Evropës
Qeveria Nano nuk dërgon në parlament për ratifikim Kartën Evropiane të Autonomisë së pushtetit lokal. Kjo kartë e nënshkruar nga Zv/kryeministri Fino...
NE FAQEN 4
Telenano shkruan një tjetër faqe të zezë
Opozitës nuk i duhet media e turpit
Telenano shkroi dje një faqe tjetër të turpshme në historinë e tij njevjëçare, që kur institucioni ra në dorë të ish-komunistëve të rikthyer me dhunë në pushtet.
Duke dashur të komentojë vendimin për ndarje përfundimtare të Partisë Demokratike me Parlamentin e krimit, Televizioni i Fatos Nanos bëri një tjetër paraqitje pacipe para telesikuesve shqiptarë. Në ekran u panë të gjitha partitë e mundshme përveç Partisë Demokratike që është protagoniste e vetme e kësaj lëvizje të re në skenën e politikës shqiptare. Kjo maskaradë e re e RTSH-së nuk është vetëm një njollë më shumë në historinë e të këtij institucioni të shndërruar totalisht në një vegël të verbër të neodiktaturës, por njëkohësisht edhe një përpjekje e vendimit të drejtë të Partisë Demokratike për të mos bashkjetuar në asnjë segment me pushtetin e krimit dhe të korrupsionit.
Ky është një nga shembujt më tipikë të degjenerimit të një institucioni, që ka kthyer mekanizmat e hartuara të censurës të diktatorit Hoxha. Partia Demokratike dhe të gjithë ata që i thonë vetes opozitarë do të bëjnë mirë të rishikojnë pozicionin e tyre ndaj një Televizioni që është karikaturë e asaj që duhet të ishte. Ndosh-ta do të ishte më mirë që opozita të ndiqte rrugën e saj të komunikimit me aktivistët dhe simpatizantët e saj, duke injoruar tërësisht Telenanon, turpin e shtypit shqiptar.
FRANCE 98
Pas 68 vjetësh, Franca prek finalen
-Francë- Kroaci 2:1. Mbrojtësi Thuram, shpëton sulmin
-Kohler tregon arsyet e eliminimit të Gjermanisë
-Ronaldo kundër Kluivert ose Fenomeni kundër Fantazmës
-Kuriozitet nga kampi brazilian. Leonardo profet, Aldair ka “alergji” autobuzat
-Skandal. Adidas ka vendosur fatin e Italisë. Presion për të futur në lojë Del Pieron
-Tigana, pasardhësi i Zhakes?
SPECIALE NË FAQET 10-11