03/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 tetor 1998

Opozita, sot sërish në shesh

Lidhja kundër Diktaturës vazhdon qëndresën e saj Lidhja kundër Diktaturës njofton të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe gjithë qytetarët e Tiranës se sot, me 3 tetor, ora 17.30 në sheshin Skënderbej organizohet miting i madh. Të gjithë të protestojnë sëbashku kundër diktaturës, vrasjeve dhe burgosjeve politike. Të kërkojmë zgjidhje politike dhe qeveri teknike për tejkalimin e krizës.

“Majko”, qeveria paralitike

Pakënaqësi të forta në kampin e socialistëve. Aleanca ngurron deri në çastin e fundit për të dalë nga qeveria. Kabineti më joshqiptar në historinë e vendit Plot tre ditë për të zhbllokuar luftën e klaneve në koalicionin e korrupsionit dhe kontrabandës. Gjinushi tërhiqet pas kërcënimeve për flakjen e PSD nga kabineti

Ruhen linjat e zeza në qeverisje

Qeveria Majko ka ruajtur të gjitha përmbajtjet negative të qeverisë Nano pa lënë asnjë shpresë se mund të ndryshojë diçka pikërisht në ato çfarë kanë qenë arsyet e rënies së qeverisë Nano. Qeveria Majko ruan linjën e kontrabandës në tërësinë e saj duke thirrur në vendet kyçe që janë lidhur me luftën kundër pikërisht ata njerëz që janë përfolur për kontrabandë e për më tepër janë njerëz që nuk kanë kurrfarë inkurajimi personal për të bërë ndryshime jashtë linjave të Nanos në strukturat e doganave dhe ato të policisë. Duke u ruajtur kjo linjë, përsëri vendi do të ketë pasoja në buxhetin e shtetit ndërkohë që krimi i organizuar mund të reshtohet edhe më i ngjeshur në struktur- rreshtohet edhe më ngjeshur në strukturat shtetërore shqiptare. Mungesa e luftës kundër kontrabandës dhe përfshirja e qeverisë në të, bashkëjetesa me krimin e organizuar dhe mungesa e luftës kundër tij janë qenë dy prej arsyeve më madhore të rënies së qeverive Nano. Rezistenca gati njëvjeçare e këtyre qeverive çon në një efekt të kundërt në rastin e qeverisë Majko. Qeveria mund të bjerë edhe për disa ditë, ashtu si edhe herë disa ditë derisa të formulohej në bazë të po atyre pazareve që ishin parashikuar edhe në rastin e qeverisë Nano 3 dhe Nano 4. Qeveria po ashtu ruan linjat e korrupsionit qoftë në nivel ministrash ashtu edhe në nivel të tjera, drejtorie etj. Majko nuk do të jetë në gjendje të lëvizë asnjë drejtor që është firmosur nga Nano çfarë e bën krejt formal qëndrimin e tij në krye të qeverisë ashtu si edhe ruan normalitetin e shpërndarjes së korrupsionit sipas linjave dhe klaneve të caktuara brenda PS por edhe partie të tjera në koalicion e vjeshtës, PSD dhe PAD-së. Edhe mënyra e krijimit të kësaj qeverie si edhe pazaret e dukshme që u bënë përzgjedhje tre ditëve të flet jo për një këmbëngulje drejt kualitetit nga ana e pjesëmarrësve në koalicion, por këmbëngulje për tregun e interesave që më së shumti lidhen me tenderat qeveritarë, taksat dhe tatimet, detyrimet doganore deri edhe implikimin e ligjeve të reja në favor të vjedhjeve të ndryshme apo bizneseve që janë monopolizuar nga njerëz afër Nanos dhe grupit të tij. Qeveria Majko mbahet tërësisht e lidhur me grupet e errëta të rebelimit komunist që tani janë edhe postin e rëndësishëm të Ministrit të Brendshëm. Kryetari i komitetit të Fierit që do të drejtojë policinë, përfaqëson atë pjesë kriminale antishtet që u bën instalacioneve me urat e zjarrit jo vetëm në Fier por në të gjithë jugun e vendit. Tani jo vetëm nuk do të kemi një ndarje të krimit me policinë, por pikërisht ajo pjesë që erdhi në rradhë e policisë për shkak të meritat në revolucionin leninist do të ndjehet më e sigurt dhe më shumë në përfaqësuese. Kendi, pika me e dobët e gjitha qeverive socialiste tashmë është më i rrezikuar se çdo herë tjetër. Qeveria e Majkos ruan edhe karakterin krahinor të saj duke shmangur karakterin kombëtar që duhet të ketë çdo qeveri. Vënia e ministrave nga veriu, le të paradoksale, është pritur nga qeveria, të jetë nga kolegët e tyre brenda PS-së. Gazetat që drejtohen nga Nano sulmuan dje ministrin e Informacionit, që është nga Shkodra, sikur ai dhe vetëm ai të jetë e keqja e madhe e qeverisë Majko. Me siguri do të shikojmë diçka si puna e rrahjeve të Asllanbegos dhe të dy do të largohen nga posti i ministrave duke ruajtur formën e qeverisë së zonës së parë operative, apo zonës së komiteteve. Po ashtu nuk është prekur fare karakteri anti-kombëtar i kësaj qeverie. Në përbërjen e saj nuk ka asnjëherë të ishte distancuar nga deklaratat antishqiptare të Fatos Nanos. Shumica e ministrave vijnë nga minoritetet në Shqipëri e duke filluar nga kryeministri kanë mjaft dyshime mbi prejardhjen dhe kombin e tyre. Majko nuk është shqiptar. Nëse shtojmë këtu edhe klanizimin e kësaj qeverie, atëherë e ardhmja e saj është mjaft e zymtë.

NATO gati për sulmet ajrore

160 shqiptarë të vrarë në dhjetë ditët e fundit në Kosovë

Majko nuk mohon sëmundjen e tij

PS e tërheq Majkon nga qeveria e Pajtimit Kombëtar, nga sëmundja e tij Pandeli Majko arriti të krijojë qeverinë e re, ndërsa nuk dihet akoma gjendja e tij psikike. Ai nuk ka mohuar deklarimet se vuan nga një sëmundje psikike. Majko deri

Sëmundjen e tij

Pandeli Majko arrin nga një sëmundje psikike. Majko deri tani ka heshtur ndaj deklaratave të bëra madje edhe nga mjekë të ndryshëm, të cilët konfirmojnë një gjendje jo stabile mendore të kryeministrit të ri. Burime në PS thonë se ka pasur shumë rezerva nga ana e socialistëve lidhur me kandidaturën e Majkos në postin e Kryeministrit duke u nisur vetëm nga gjendja shëndetësore e tij. NE FAQEN 3

Blerim Çela mbahet në burg pa asnjë provë

Alfred Abdullari, avokat i zotit Blerim Çela, denoncon shkeljet proceduriale dhe zvarritjen e procedimit të procesit në ngarkim të klientit të tij NE FAQEN 5

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 21 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të paqësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë anëtarë e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Goditjet e NATO-s, domosdoshmëri

Kryetari i PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha i bën thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut të ndërmarrë sa më shpejt goditjet ajrore për të ndëshkuar operacionet ushtarake serbe për barbaritë dhe krimet kundër njerëzimit që kanë realizuar gjatë këtyre muajve dhe që vazhdojnë të realizojnë në Kosovë. Berisha theksoi se goditjet ajrore të NATO-s janë të domosdoshme për të gjykuar potencialin luftënxitës dhe destabilizues të nacionalizmit serb në rajon. Shqipëria, theksoi Berisha, duhet t’i ofrojë NATO-s të gjithë këtë dritare operacionale e saj si dhe të gjitha lehtësitë e nevojshme që këto operacione të kryhen me sigurinë më të madhe dhe me çmim sa më të ulët.

Gaqo i mori pesë milionë dollarët

Majkos dhe Shulit i mbetën çelësat e kashtës Gaqo Apostoli dha dorëheqje dje nga detyra e tij, pasi nënshkroi më parë tre kontrata me vlerë 34 milionë ECU, (rreth 50 milionë dollarë) me një kompani greke, një maqedonase dhe një italiane për ndërtimin e disa rrugëve të rëndësishme të Korridorit tetë. Kështu, Apostoli, realizoi interesat e tij dhe të Gjinushit, pavarësisht këmbënguljes së Majkos dhe socialistëve për të siguruar për vete një dhetëpërqindësh për tenderat miliona dollarëshe të Ministrisë së Transportit dhe Punëve Publike. Sipas praktikës së njohur, Apostoli futi në xhepat e tij, të Gjinushit, dhe sigurisht të Nanos, rreth pesë milionë dollarë, duke i lënë Shulit dhe Majkos çelësat e kashtës. Gaqo, pas të cilit janë ujqërit e mëdhenj Gjinushi dhe Nano, i dhanë të kuptohet kryeministrit Majko se s’mbetet këmbë, pavarësisht se afrohet tek sahati e mëdhenj. T.S.

“Nuk i duam deputetët kontrabandistë”

Memaliaj dhe Kuçovë: protesta kundër Nanos e Finos Sic duket punët, ika e Nanos dhe beniaminit të tij Bashkim Fino, nuk do të mjaftohet vetëm me humbjen e postit të kryeministrit, por kërkojnë të zëvendësojnë, që të përfolur për kontrabandë e korrupsion, për krim ordiner e politik dhe për dëshmim të plotë qeverisë Ayre, u rrezikohet tashmë edhe humbja e karriges së deputetit. Këtë nuk e ka kërkuar prokuroria, por populli që u ka dhënë atyre votën... NE FAQEN 5

NE FAQEN 3

Azem Hajdari “Qytetar Nderi” i Tiranës

NE FAQEN 5