Nesër, miting i madh në përkujtim të Azem Hajdarit
Lidhja kundër Diktaturës: Të mblidhemi të gjithë në sheshin "Skënderbej"
Të hënën, datë 12 tetor, në orën 17.00, Lidhja kundër Diktaturës i bën thirrje banorëve të kryeqytetit të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të përkujtuar Liderin e Dhjetorit, heroin e pluralizmit, Azem Hajdarin, një muaj pas vrasjes nga falangat e klikës së Fatos Nanos.
Mitingu përkujtimor për Hajdarin do të jetë akuza - protestë e shqiptarëve ndaj qeverisë Majko, që u bëetua në parlamentin e kallashnikovëve se nuk do të hetojë për vrasësit e Hajdarit dhe do të vazhdojë të godasë opozitën.
Të hënën të gjithë në sheshin “Skënderbej”.
Programi ekonomik vazhdimësi e krizës
Bode dhe Karamitro: Ja, pse qeveria Majko do të dështojë
NË FAQEN 5
Parlamenti falsifikon votat
’76
Parlamenti falsifikon votat
Mungojnë dy të tretat për projektkushtetutën, duheshin 104 deputetë
Asnjë deputet i opozitës nuk voton “pasaportën” e pushtetit të bandave dhe komiteteve. Manipulohet votimi në parim i projektkushtetutës model ’76
Vendim i drejtë por i vonuar
Berisha përshëndet vendimin e qeverisë shqiptare për lehtësitë aeroportuale për NATO-n
Kryetari i Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha deklaroi mbrëmë se mirëpret vendimin e djeshëm të qeverisë aktuale me të cilin ajo ndonëse me vonesë arriti në alternativën e opozitës të shpallur në deklaratën e saj të 4 marsit 1998 e më parë dhe të ripërsëritur disa herë edhe kohët e fundit për t’i ofruar Aleancës së Atlantikut të Veriut të gjitha lehtësitë aeroportuale të nevojshme për përmbushjen e misionit të saj në operacionet e ndëshkimit të
makinerisë ushtarake serbe në hapësirën e ish-Jugosllavisë dhe mbrojtjen e 2 milionë shqiptarëve në Kosovë. Berisha theksoi se e rëndësishme është që qeveria të heqë dorë nga kërkesat absurde të kryeministrit të përmashëm për vendosjen e trupave të NATO-s në kufirin alpin Shqipëri - Kosovë.
NATO, gati sulmet ajrore mbi Serbi
NATO, gati sulmet ajrore mbi Serbi
Ja si duhet të bashkëpunojmë
Memorandum i Partisë Demokratike mbi dialogun politik në Shqipëri
Drejtuar presidentit të Republikës, partive, ambasadave dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë
Memorandum i Partisë Demokratike mbi dialogun politik në Shqipëri
Ja si duhet të bashkëpunojmë
Drejtuar presidentit të Republikës, partive, ambasadave dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë
Rezoluta e 24 shtatorit e Asamblesë Parlamentare të KE-së e votuar në Strasburg edhe nga përfaqësuesit e koalicionit qeveritar shqiptar përbën për Partinë Demokratike bazën solide për dialogun ndërmjet forcave politike në Shqipëri.
NE FAQEN 2
Ushtarët serbë hapin zjarr kundër njësitit kufitar në Zogaj
Serbët qëllojnë sërish në Tropojë
Ushtarët serbë hapin zjarr kundër njësitit kufitar në Zogaj
. Serbët qëllojnë sërish në Tropojë. NE FAQEN 4
Pushtetarët, pas skafistëve kanibalë
Karabinierët italianë shpëtojnë nëntë foshnja shqiptare nga tragedia
Trafikantët shqiptarë të klanstandeve dolën dje në lajmet e para të gazetave dhe agjencive të huaja, si autorë të një tragjedie që falë të zotit u shmang në kohën e duhur. Zoti dhe karabinierët italianë shpëtuan të paktën jetën e nëntë fëmijëve që skafistët hodhën në det, në përpjekje për të lehtësuar peshën e skafeve, që duhej t’i shpëtonin ndjekjes së rojave bregdetare italiane. Të njohur në Shqipëri me emrin skafistët, kontingjenti më kriminal i shoqërisë shqiptare mbetet aktiv si edhe në muajt e rebulimit të vitit të kaluar. Ky grup trafikantësh i lidhur me një fije të dukshme me të kaluarën aktuale është sot më i fortë se kurrë ndonjëherë. Falë garancive që marrin në zyrat më të larta të shtetit, ata kanë... Në Vlorë kushdo mund të të thotë se pronarët e skafeve janë njerëzit e Malajt, Brokajit, Cekës, Gjinushit. Zona të tëra në jug të Shqipërisë janë kthyer në plantacione droge, ku baronë të tyre janë identifikuar pushtetarët e lartë socialistë. NE FAQEN 3
“Socialistët mund të vrasin disa nga ne, por të tjerët do të vazhdojnë”
Intervistë e Azem Hajdarit, dhënë Helsinki Human Rights Group pak muaj më parë
Pjesët e mëposhtme janë shkëputur nga një intervistë që Helsinki Human Rights Group (BHHRG) i ka marrë Azem Hajdarit, lider i lëvizjes studentore të vitit 1990, lëvizje e cila rrëzoi qeverinë e fundit komuniste në Shqipëri (të udhëhequr nga ish-kryeministri socialist Fatos Nano) dhe fundit komuniste. Intervista është marrë i hapi rrugën për zgjedhje të lira pas 50 vjet diktature komuniste. Intervista është marrë në selinë e Partisë Demokratike, pak muaj para vrasjes së Hajdarit. NE FAQEN 7
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 29 ditë nga vrasja e liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë shqiptarët. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të botën shqiptare kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra e të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e duan dhe e ndërtojnë demokracinë nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, Azem Hajdarin nuk mund ta tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, Azem Hajdarin e kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Klanet kërkojnë largimin e Nanos
Pakenëqasi e madhe në PS kundër skemave të kryetarit. Nuk pranohen ngjitja e Blushit dhe e Prelës
Fatos Nano rezikon të humbë edhe kreun e Partisë Socialiste, pasi javën e kaluar u detyrua të japë dorëheqje nga drejtimi i qeverisë së parë komuniste pas kalimit të Shqipërisë në demokraci. Ambiciet e tij të rrezikshme për të vënë në vend vakante të sekretariatit të partisë njerëzit e tij të afërt kanë krijuar alarm në strukturat e socialistëve. NE FAQEN 3
Bode: Prokuroria lë të lirë vrasësit e Azemit
PD e interesuar për bërjen e vendit me kushtetutë, por pozita të heqë dorë nga përjashtimi
“Ka patur dëshmitarë okularë, që janë të gatshëm të dëshmojnë për rrethanat e kryerjes së vrasjes së Azem Hajdarit, por ata nuk janë thirrur asnjëherë për të dëshmuar nga prokuroria” NE FAQEN 3
Rreziku i inkurajimit të praktikave antidemokratike në Shqipëri
Pas deklaratës së papritur të zotit Folei
Një deklaratë e publikuar dje nga zëvendësndihmësi, Xheims Folei dhe anashkaluar thelbin e konfliktit në Shqipëri që sistematikisht nxitet prej qeverisë dhe mazhorancës ish-komuniste, rrezikon të inkurajojë qeverinë e zotit Majko në vazhdimin e dhunës, terrorit dhe politikës represive ndaj opozitës. Aq më tepër që deklarata e zotit Folei merr përsipër të shpallë partinë më të madhe të opozitës, Partinë Demokratike sipas koncepteve të njohura të Klubit sherpe Fidel dhe disa të huajve me interesa deri bandale në Shqipëri, kualifikime prej të cilëve shumica e shqiptarëve ndjehen të bezdisur pas më shumë se 15 muajsh të qeverisjes socialiste. Deklarata e djeshme e zotit Folei vjen pas një qëndrimi të Departamentit të Shtetit të SHBA-së i bërë publik ... NE FAQEN 3
Papunësia në rritje, ndihma e shtetit në zbritje
INSTAT: Në fund të qershorit, 220 mijë shqiptarë të papunë
. Papunësia në rritje, ndihma e shtetit në zbritje. NE FAQEN 5
Arrestohet një aktivist i PD-së
Mallakastër, policia politike vazhdon dhunën ndaj opozitës
Xhezmi Skëndari, kryetari i grupseksionit të PD-së së fshatit Kutë dhe anëtar i këshillit të rrethit është marrë dje në polici dhe është mbajtur për disa orë pa asnjë shpjegim. NE FAQEN 2