20/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 tetor 1998

Të enjten, të gjithë në shesh për Azemin

Më 22 tetor, miting proteste në sheshin “Skënderbej” “Lidhja kundër Diktaturës” fton me datë 22 tetor, në orën 17.00 të gjithë qytetarët e Tiranës të bashkohen në një protestë të fuqishme: 1. Për të protestuar kundër fshehjes nga Qeveria të organizatorëve dhe ekzekutorëve të vrasjes së Azem Hajdarit. 2. Për të kërkuar lirimin e të burgosurve politikë. 3. Për të protestuar kundër terrrit informativ të mediave shtetërore. 4. Për të protestuar kundër papunësisë, ngritjes së çmimeve, pasigurisë, kriminalitetit dhe varfërisë në rritje.

Po soset durimi i demokratëve

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD vendos piketat e qëndresës së re të opozitës. Zbardhja e vrasjes së Azem Hajdarit, me rëndësi jetike për ekzistencën e PD Gati 40 ditë nga vrasja e liderit të Dhjetorit, vrasësit dhe organizatorët paguhen dhe mbrohen nga shteti. Ligji i ri për referendume, thikë pas shpine për kushtetutën. Të merret mendimi i bazës për qëndrimin e mëtejshëm ndaj procesit kushtetues. Asnjë iluzion për Majkon, rezervist i Nanos dhe ushtar i vazhdimësisë. NE FAQET 2-3-5

Klika vazhdon të mbajë në burg opozitën

Gjykatat japin edhe një provë tjetër se janë kthyer në vegla të verbëra të qeverisë NE FAQEN 4 Deputeti legalist sulmon draftin “Godo-Imami”

Shqipëria, Kuba e Evropës

Unioni Parlamentar Evropian kërkon lirinë e të burgosurve politikë “Unioni Parlamentar Evropian po merret intensivisht me çështjen politike vrasjes së Azem Hajdarit, me deputetët dhe ish-deputetët që ndodhen në arrest shtëpie, të cilëve u është hequr imuniteti dhe kërkojnë me burgosje”, thuhet në një letër që Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Ndërparlamentar, Andres Jonsson i ka dërguar nënkryarit të PD, Genc Pollo NE FAQEN 3

Donatorët, në vend të parave hetime qeverisë

Konferenca e Tiranës vazhdimësi e Romës por jo e Brukselit: Asnjë qindarkë nuk do pikojë Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme: Nuk është konferencë e donatorëve dhe nuk ka në qendër investimet NE FAQEN 7

Qeveria mbron vrasësit Azem Hajdarit

Sot, 3 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e vrasësit se Fatos Nanos dhe të parashtetësit të tij në këtë që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e komuniste që janë në fuqi dhe të pushtetarëve krerët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve cilër kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga qeveria. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshë të ndëruar Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë një skenar të këtij fati. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë hapur se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Qeveria nën ankthin e protestës studentore

“ZP” e Enver Hoxhës shpall grusht shteti grevat e urisë dhe demonstratat NE FAQEN 3

Të armatosur ishin vetëm njerëzit e Presidentit

Shtypi i majtë kërkon të mbulojë turpin e poshtërimit të Meidanit në Shkodër NE FAQEN 5

Keqpërdorimi i Kushtetutës

Shqiptarëve po u ofrohet si ligj themelor i shtetit të tyre një model i njëjtë me Kushtetutën e Enver Hoxhës të vitit 1946. Ata që i mbajnë mend votimet e atij viti për Frontin dhe “reaksionin” kujtojnë mirë disa kokrra siç quheshin dhe dy kutitë përkatëse, njëra e Frontit e zbukuruar dhe provokative, kurse tjetra e reaksionit që nuk ishte aspak e bukur si kuti. Madje kjo e fundit kishte në fundin e saj një jetël hakuri dhe në rast se lëshoh[e] një kokërr në të kup[to]hej fare lehtë nga zhurma që shkaktonte! Ish-komunistët e sotëm që nuk janë ende me morra si ish-fanatikët e zbritur nga malet në Enver Hoxhës, po sillen dhe veprojnë në të njëjtën formë, jo më me kutitë e Frontit dhe reaksionit, por me ligjin e Referendumit, formë moderne kjo, e zbritur nga malet të jo më me kuti moderne kjo, për të treguar mungesën e parazitëve në kokë dhe faktin e mbarimit të shkollës së lartë. Në të dyja rastet Kushtetuta kuptohet lehtësisht se do të luhet e miratuar dhe po ashtu në të dyja rastet kuptohet se nuk bëhet fjalë për një akt që u përket dhe e pranojnë të gjithë, por një ligj që u intereson pushtetarëve për të justifikuar dështimin, krimet, korrupsionin, keqqeverisjen e vendit, ndarjen dhe diferencimin e popullsisë që mbrojnë bindje të ndryshme politike etj. Kjo lloj Kushtetute merret vesh se bën në vetvete një rrezik të madh politik dhe social, për shkak se do të vendosë ligjërish ndarjen e popullsisë si dhe do të materializojë revanshin si filozofia më autentike e ish-komunistëve në pushtet ndaj të gjithë atyre shtresave të popullsisë, grupeve sociale dhe politike, të cilat nuk janë të prirur për të vepruar sipas sjelljeve servile të Sabri Godos. Edhe sikur në rastin teorik më të pranueshëm ta supozojmë se ky fakt nuk do të ndodhë, është e kushtueshme se të gjitha ata qytetarë, të cilët refuzojnë të pranojnë dhe të votojnë për një Kushtetutë të socialistëve do të jetojnë pas hyrjes së saj në fuqi me frikën e diferencimit, linçimit dhe përjashtimit politik e shoqëror si dhe shënjestrime të tjera përjashtimit politik e shoqëror si dhe shënjestrime të tjera përjashtimi politik e shoqëror si dhe shënjestrime të tjera. Është e kushtueshme që një Kushtetutë e tillë e konsideruar nga socialistët si kalejdoskop politik që nuk mban parasysh procedurat, vërejtjet, shqetësimet dhe mbi të gjitha hartimi e miratimi i saj është ndërtuar mbi bazën e përjashtimit të opozitës politike, nuk mund të përbëjë aktin juridik të të gjithë qytetarëve por një faktor të përmbysjes së një pjese kombëtare, polarizimi politik dhe thellimi të mëtejshëm të problemeve të rënda që ka kalon sot vendi. Një Kushtetutë e tillë, e cila refuzohet nga opozita politike dhe miratohet në procesin e referendumit edhe me pjesëmarrjen e 15 vetëve nëse do të jetë e votuar për 8 nga votuesit, nuk mund të jetë Kushtetuta e shqiptarëve, por albia ligjore e ish-komunistëve për të vazhduar në të njëjtën rrugë si edhe deri tani rrugën e nisur të burgosjeve politike, rrasjeve politike, korruptimit dhe kontrabandës, për të vijuar instalimin dhe konsolidimin e mafias politike, krimit shtetëror dhe atij ordiner në strukturat e shtetit dhe jetës shoqërore. Kuptohet se legjitimiteti e një pamfleti të tillë ka vlerë për kohë sa ish-komunistët s’la ish-komunistët janë në pushtet, legjitimiteti i të cilit nuk mund të mbulohet me këtë lloj Kushtetute. Shpërndarimi i procesit kushtetues nga ish-komunistët në pushtet është njëherazi dhe zbulueshëm se akti juridik bazë të shtetit dhe deri në shkallën e zhveshjes nga shteti, përbën goditjen dhe kontratës mes qytetarëve dhe shtetit, përbën goditjen e madhe që merr demokracia shqiptare nga qeverisja e mafies. Ky shpërndarim duke e kthyer Kushtetutën në një akt emergjence politike me synim mbajtjen e pushtetit, është një rast i paprecedent në historinë e Shqipërisë, sepse tregon se su është kandidat për pushtet, i cili kërkon shpëtimin tek atentate të tilla të rënda ndaj shtetit. Kushtetuta dhe qytetarët. Një qëndrim i tillë i koalicionit qeveritar ndaj Kushtetutës përbën edhe dëshminë e fundit të këtij koalicioni pas ardhjes në pushtet. Pasi kanë dështuar në premtimet e tyre për kthimin e parave, rivendosjen e rendit, luftën ndaj korrupsionit dhe tashmë po i tregojnë vetes dështimin final me Kushtetutën, pushteti dhe qeverisja e tyre shndërrohen në një qeverisje dhe pushteti ilegale dhe shqiptarët duhet të përgatiten që këtij legjitimiteti t’i kundërvihen përpjekjet e tyre për kthimin e ligjshmërisë, demokracisë, dinjitetit, në Parlament dhe qeveri e cila nuk u lihen shqiptarët duke u grabitur votën me premtime të parealizuara. Shërimi PEPOSHI

në burg opozitën

“Godo-Imami” Ngjela: Është kushtetutë e majtë NE FAQEN 3