Qeveria grabit ndihmat italiane
Paktot për buxhet ne duart e hajdutëve të Nanos. “Meritokratët” janë gati të vjedhin edhe ushqimin dhe ndersat e të burgosurve
Skandali i Levante Co 2 rikthehet në Ministrinë e Drejtësisë. Nano përdor si mashë falsifikatorin Kondi
Qeveria grabit ndihmat italiane
Përgatitja një gjyq politik për simblin [?] e lëvizjes antikomuniste
Shteti kriminel shqiptar ne burgosjen e Hajdarit
Byrokrati i larti i ministrit i ishi [?] prokuror i qelbur dhe megalomanik Alfred Bino u ka propozuar autoriteteve italiane që të shesin ndihmat për të burgosurit e burgjeve shqiptare dhe me të hollat e fituara të mbulojnë pagat e nënpunësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Kjo e paprecedentë është dënuar kategorikisht nga autoritetet italiane, por duket qartë se oligarkia komuniste në Tiranë po tenton të grabisë një tjetër ndihmë italiane.
Ky propozim i tmeruar [?] i klikës së Nanos, i denjë për t’u futur në librin Guinness për derexhenë dhe cinizmin e vet, është bërë me dije nga një raport i deputetit të rajonit të Leçes, Fitto, publikuar ekskluzivisht në këtë numër nga “Rilindja Demokratike”.
Sipas raportit, i cili bëhet publik pa emra, oligarkia nanoiste po kërkon me çdo kusht të vërë në dorë të hollat që janë llogaritur për të shpëtuar nga uria e skamja të burgosurit shqiptarë. Kjo skemë e poshtër e hajdutëve të pushtetit kalon përmes nënkolonelit Alfred Bino, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Drejtësisë dhe drejtor i burgjeve. Kjo “elitë” e dyshimtë e qeverisë, e cila me largimin e qeverisë “Meksi” në korrik 1997 ishte zhdukur në ferr, ka marrë zemër nga falja e Nanos dhe po i vërsulet përsëri fondeve e ndihmave. Më “i afti” i saj është Bino, i cili zotëron aftësitë e zbuluara në dosjen e famshme “Koi”.
Sipas asaj dosjeje Bino bënte pjesë në ekipin e krijuar në zyrën e avokatit të shtetit, i cili prodhoi dokumente false në shërbim të skandalit “Koi”. Këto dokumente false me letra antet e vulë të ambasadës shqiptare në Romë synonin të mashtronin gjykatën italiane për të liruar sekuestron ndaj llogarive bankare të skandalit “Koi” në favor të Sali Berishës e ndonjë funksionari tjetër të lartë demokrat.
Duket se vesi del me shpirt dhe Bino e ka parë përherë shpëtimin te paraja e të tjerëve. Kësisoj, i emëruar aty ku e ka vendin, ai i tha italianëve se një pjesë të ushqimeve e veshjeve për të burgosurit mund t’i shesin në treg, meqë qeveria shqiptare nuk ka para për t’u paguar rrogat gardianëve, specialistëve e drejtorëve të burgjeve. Sipas Binos, qenka më e moralshme që njerëzit e qeverisë të hanë bukën e burgosurëve dhe të veshin rrobat e tyre, në vend që t’u mbushen barku me këto gardianëve e njëheri të mbetet ndonjë plaçkë për skllevërit e burgjeve. Ai vetë e ka paraqitur këtë skicë si zgjidhjen më të drejtë.
Po kush e ka emëruar në këtë detyrë kaq të lartë zyrtarin e “Koi”-t? E ka emëruar qeveria e Nanos me profesorin e kodoshllëkut e të pronës private të sovranit, zotin Spartak Ngjela. Kjo qeveri i ka thënë Italisë t’i dërgojë ndihmat se pastaj i kthen në para, sipas oreksit të vet.
Edhe raporti italian vë në dukje se kjo kërkesë nuk mund të pranohet dhe se është skandaloze që ndihmat humanitare të destinohen për administratën. Kjo nxjerr edhe njëherë fytyrën e qeverisë së Nanos si një qeveri që vjedh pa asnjë skrupull edhe bukën e njerëzve të mbyllur në burg.
NE FAQEN 2
"Milot[?] është akuzë për shtetin e bandave"