Unioni i Prodhuesve të Miellit në vend kërkon uljen e taksës doganore për grurin e importuar dhe ngritjen e taksës doganore për miellin e importuar. Kryeministri dhe zëvendëskryeministri nuk marin parasysh këto kërkesa
Fabrikat e miellit në vend kërcënohen nga falimentimi ndërsa fshatari nxitet nga shteti që në vend të grurit të mbjellë kanabis sativa
Shteti grek të ndalë dëbimin e emigrantëve
Pollo: Qeverisja e mbrapshtë komuniste rrezikon pezullimin e Shqipërisë nga KE
Policia greke ka keqtrajtuar shqiptarët; u janë grisur pasaportat dhe u janë bllokuar depozitat bankare në Greqi, tha sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Leonard Demi
Qeveria, tani ka mbetur në letër
Qeveria shqiptare ka mbetur vetëm në letër. Ky është fati normal i një qeverie që vjen në drejtim në mënyrë anormale, pastaj qeveris në mënyrë anormale, varferon njerëzit me po atë shpejtësi që i vjedh, mashtron njerëzit me po atë përkushtim që ka për t’i poshtëruar.
Qeveria e ardhur nga gryka e pushkës nuk do të kishte një fat tjetër përveçse neverisë për të. Ale nuk e duan as demokratët të cilët kanë kohë që kanë treguar se sa është për t’u dashur një qeveri e tillë por nuk e duan as socialistët, pjellë e të cilëve është. Qeverinë tonë nuk e duan as përendimi e po ashtu nuk e duan as vetë qeveritarët. Për këta të fundit është mall i përdorur aq shumë sa nuk ke ç’të vjelësh më prej saj.
Shkëlqedokratët shqiptarë janë aq të mjerë në shepinë e tyre të cilën e shkatërruan, e vodhën, e kriminalizuan, e dëshperuan sa për shumë kohë qeveria do të shihet si vaza e prishur që pak po ta prekësh mban erë e nxjerr zorrët.
Ç’duhet bërë me kë qeveri që ka mbetur në derë si një grua e leshuar. A duhet të kapërcehet që ska asnjë funksion vetëm mbledh helm që me vonë të pëlcet e të helmojë gjithë trupin.
Qeveria nënemjore duhej të linde dikë na Shqiperinë. Të pakten pak shpresë, pak qetësi. Por as këto nuk i bën, të paktën të ike, le toshle nje vend që është aq i rëndësishëm për shqiptarët. Kjo qeveri na mëson vetëm si të mos e duam atë, si të shohim tek ajo, vjedhësit, kontrabandistët, mashtruesit, njerëzit me vese, pushtetardhësit, parazitët, kriminelët, dhunuesit, rrugaçët, diktatorët, të marrë e të tjerë.
Për më tepër muaj me radhë qeveria u bë nanokraturë siç e thërrasin demokratët dhe shkërdhatokraci siç e thërrasin socialistët, antikombertare siç e thërrasin të djathtët dhe imorale siç i thonë komunistët. Me kaq zor është mbushur kjo qeveri sa nuk është mirë përmendësh shpesh se mund të hysh në sherr me njerëzit. Secili e sheh dobësinë e tij për të zgjedhur drejtuesit dhe secili mundohet nga një pjesë e veseve e pafund të qeverisë. Secili nuk do t’i dëgjojë më emrin dhe ndjehet i fyer, i shkelur, i dhunuar, i poshtëruar prej ministrave të këtij shteti. Fjala qeveri është bërë si një sharje apo fjalë turpi që nuk u duhet mësuar as fëmijëve, nuk duhet përmendur as në vende publike edhe pse një gjë të tillë e bën televizioni. Por ajo në ekran është më ndryshe. Secili e dallon se nuk është ndonjë gjë e tij kur e thote TV-ja.
Për një qeveri të tillë njerëzit janë bërë më të varfër, kriminelët janë bërë më kriminelë, spiunagi ka zëvendësuar mishin, kallashët kanë zëvendësuar jetën e qetë, sigurimsat kanë zëvendësuar specialistët, kryengritësit njerëzit e shkolluar, pronarët e kallashëve pronarët e librave e kështu me radhë. Por përsëri kjo qeveri vazhdon të jetojë si një gëje keq, si në bahçen e vet. E ka bërë këtë vend pleh që vetë të duket gjel. Shqiperia është në zor. Njerëzit e nxjerrë nga barku i saj janë futur me skelma para e prapa. Për nënë muaj ka qenë e bukur kurrazin me të butë se barkun. Për tre muaj si opozitë dhe për nëntë muaj si qeveri e përmbysën, e kthyen mbrapsht, e zhveshën, e vranë, e dhunuan ata që në emër të një jëra qeveritareve që thirren socialiste janë bërë sot ministra, drejtore, këshilltare, hajdutë, vrasës, hajdutë.
Nano - 3, dhuron edhe 160 mijë të papunë
Ja një nga arritjet e qeverisë socialiste
Kjo shifër u është dërguar organizmave ndërkombëtare, por nuk është bërë publike këtu sepse do të përbënte një nga skandalet më të mëdha të pushtetarëve të sotëm
NE FAQEN 2
“Boshti” hedh në gjyq “RD”
Bezhani kërkon burg për gazetarët e opozitës
Nëse kreu i Komisionit të Verifikimit ka kurajon për të hedhur dritë mbi të kaluarën e vet, kjo do të ndihmonte edhe për të ndriçuar pjesët e errëta të raporteve të tij me Gjinushin
NE FAQEN 3
Vejsiu: Komunistët kanë Partinë Socialiste
PD nuk mbështet legalizimin e një partie tjetër komuniste
NE FAQEN 3
Zona të lira kundër mjerimit
Bashkimi për Demokraci paraqet alternativa të reja ekonomike
NE FAQEN 3
Zyrtarët fshehin pasurinë e tyre
Administrata e Nanos është pasuruar në rrugë të pandershme
NE FAQEN 2
Maskat nuk kursejnë as gazetarët
Rruga Elbasan - Gramsh nën pushtetin e grabitësve me armë
Edhe gazetarët janë bërë dje objekt i sulmeve me armë nga grabitës me maska në rrugën nacionale Elbasan - Gramsh, në Cingare, kufiri që ndan Elbasanin nga rrethi i Gramshit.
Në orën 19.30 një grup gazetarësh të Elbasanit që punojnë për organet qendrore të shtypit shqiptar si dhe gazetarët e TV lokal të Elbasanit “TV Dardan” në kthim nga Gramshi ku ishin për punë, janë gjendur nën breshëritë e armëve të maskave në rrugën nacionale. Gazetarët Besim Dybel i gazetës “Koha Jonë”, Fratmir Terziu i gazetës “Rilindja Demokratike”, Saimir Boçi i TV “Dardan”, operatori i këtij televizioni, që udhëtonin me një makinë ku shkruhej “SHTYPI - PRESS” po ktheheshin nga Gramshi ku kishin qenë për të verifikuar zbulimin e një grope armësh të njoftuar një ditë më parë në këtë rreth.
Poçe persona të armatosur, me maska, kanë qëlluar mbi makinën e gazetarëve dhe vetëm shpëtjesia dhe manovrimi i drejtuesit të makinës ka bërë të mundur që gazetarëve dhe njerëzve të tjerë në makinë të shpëtojnë nga vdekja. Makina ka lëvizur me një shpejtësi prej 100 kilometrash në orë dhe kjo shpejtësi shkëputi të shpëtuar gazetarët nga vdekja.
Gazetarët të gjendur nën breshërinë e plumbave të maskave kanë kërkuar strehë në një shtëpinë e Kryeplakut të fshatit Cingare. Sabi Zogu shtëpia e të cilit ishte vetëm 1 kilometër nga vendi ku ata u qelluan prej maskave.
Kryeplaku i ka shoqëruar më pas gazetarët me armë deri në Elbasan duke i shpëtuar nga rreziku për jetën. Maskat kanë terrorizuar gjithashtu edhe një makinë tjetër po në atë vend vetëm disa minuta pasi qëlluan me armë gazetarët. Një Fiat “Tipo” i Elbasanit që vinte disa minuta pas makinës së gazetarëve ka pësuar të njëjtin fat, por fatmirësisht edhe personat që udhëtonin me të kanë shpëtuar pa dëme. Rishfaqja e maskave në Cingare bëhet menjëherë pas një emisioni në televizionin lokal, TV Dardan, në të cilin lajmërohej puna e policisë për kontrollin e këtij segmenti rrugor i cili vazhdimisht ka qenë objekt sulmesh me armë dhe grabitjesh ndaj makinave dhe njerëzve. Vetëm para disa ditësh në këtë vend maskat me armë kanë terrorizuar dhe plaçkitur udhëtarët që udhëtonin në një furgon në këtë segment të rrugës Elbasan - Gramsh.
Rishfaqja e maskave me armë kundër gazetarëve me sa duket është një sinjal që bandat kërkojnë të thonë se janë ato zotër të rrugës nacionale dhe jo policia.
Gazetarët, sidomos ata që punojnë nëpër rrethe, përballojnë presion e mëdha dhe nga më të ndryshmet në punën e tyre dhe janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta për punën që bëjnë.
Arapi, lojë kungulleshkash me kreditorët
Nga Meidani në kryeministri, ja ecejakeet e bordit të VEFA-s
Kreditorët e kompanisë VEFA siç do të ulbëdhen dhe dje në orën 8.30 përpara selisë së kompanisë VEFA. Duke qenë se orët kalonin asnjë lajm nuk po vinte nga ana e qeverisë së ata vendosën të përdorin si armë të fundit kërkesën për një takim me presidentin Meidani, megjithëse ishin të sigurt se as ai nuk ka për të na dëgjuar.
NE FAQEN 5
Sot, sindikalistët në protestë
Punëtorët e Shqipërisë kundër qeverisë
NE FAQEN 5
20 mijë dollarë atentatorit
Braho i implikuar në ngjarjen e Shkallnuerit
NE FAQEN 4
50 klandestinë kthehen në Durrës
Dhjetëra skafe shqiptare pushtojnë bregdetin italian
NE FAQEN 4