Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E ENJTE 9 prill 1998

PS kërkon ikjen e Nanos

Tronditje në bursën e ndryshimeve të qeverisë. Deklaratë e papritur e Majkos: Të adaptohet formula e “Ulivos” së Italisë. Kryeministri jo nga partia e maxhorancës PAD-i përshëndet formulën e Majkos. Aleancistët kërkojnë të kenë të tyrin kryeministrin e ri. Socialistët duan të “harrojnë” premtimin për kthimin e parave dhe barrën e rëndë të mëkateve të “Nano 3”
Vasil Melo Enver Hoxha Itali

Ceka: 53 të vrarë në muaj, suksesi im

Ministri i Brendshëm tejkalon objektivat e qeverisë: çdo ditë dy të vrarë Nëse ky lloj ministri do të vazhdojë të drejtojë edhe për mandatin në 1ë pammbyllur 4-vjeçar, atëherë përmes një përllogaritje të thjeshtë në Shqipëri do të vriten edhe të paktën 2544 të tjerë NË FAQEN 3
Gjinushi Shqipëri

300 ditë, 300 mashtrime

300 ditë nga premtimi i Fatos Nanos për kthimin e parave. Qeveritarët aktualë janë majmur me paratë e kreditorëve 300 ditë më parë Fatos Nano do t’u premtonte qytetarëve të Vlorës dhe mbarë Shqipërisë rikthimin e plotë të parave të humbura në skemat piramidale. Me gërshor të vitit 1997 komunistët shqiptarë pasi përdhosën me trishtimorin serb sheshin e Flamurit do t’i premtonin me gojën e njështë të tyre ç’do huadhënësi jo më pak se të gjithë shumën e depozituar së bashku me interesat që mund të ishin 1000, 5000, dhjetra mijë apo më shumë dollarë që ata kishin humbur në këto skema në shkëmbim të votës së tyre për PS-në. Qytetarët shqiptarë votuan për PS duke besuar në kthimin e parave të premtuara. Sot pas 300 ditësh njeri që premtoi paratë e humbura dyqind mijë huadhënësve shqiptarë, jo vetëm nuk ju ka kthyer atyre asnjë nallare, por grabit për vete nëpërmjet kontrabandës dhe depoziton në bankat e huaja dhjetra milionë dollarë, vendosi të jetojë me familjen e tij në vilën e ish kryeministrit komunist Shehu, nga e cila aka a shtetit si zyra dhe hoteleri për të huajt fiton mesatarisht 15 mijë dollarë në muaj; bleu në Paris në lagjen më të kushtueshme për familjen e tij një apartament shumë herë më luksoz dhe më të kushtueshëm dhe në një lagje më të shtrenjtë se sa apartamenti ku banonin me pushime familjet Hoxha, Çakoj etj vetë roje milionerë; rregullisht çdo dy ose tre javë kalon fundjaven në Paris. Del në punë ne nje forar me të reduktuar. Se Enveri në fund të jetën e tij; orgjitë janë hobi i tij kryesor. Pas 300 ditëve të premtimit të papaguar qeveritarët që të manipuluar nga ekstremistët e majtë sot në pushtet gjoja shqiptare, vranë njëri tjetrin, hodhën dragëtitë mitë mëdha, nuk kanë marrë asnjë qindarkë, ndërsa të gjithë qeveritarët e sotëm, përveç dyve, kanë tërhequr të gjitha paratë e tyre së bashku me interesat e kompanisë si Silva, Gjallica, VEFA, Kamberi. Vetëm nga kompanitë VEFA qeveritarët aktualë, parlamentarët socialistë, kryetarët e komisioneve parlamentare, prefektët, oficerët e lartë në ushtri, rend, SHIK, drejtuesit e komiteteve të rrebelimit, krushqërit dhe farefisi i tyre kanë tërhequr gjatë Nomenklatura e sotme socialiste në të gjitha rrethet e vendit dhe në Tiranë ka ndërtuar me paratë e grabitura në këto firma 1130 vila luksoze, vetëm në Tiranë, janë 763 të tilla, ka blerë 3350 vetura, ka ngritur 760 klube, motele, hotele, bingo, diskoteka e pa llogaritur këtu ato shuma të mëdha që janë depozituar në bankat jo shqiptare Këtyre muajve rreth 130 milion dollarë. Por, në rast se pas 300 ditësh shqiptarët nuk morrën asgjë qindarka nga paratë e tyre të premtuara, nomenklatura e sotme socialiste në të gjitha rrethet e vendit dhe në Tiranë ka ndërtuar me paratë e grabitura në këto firma 1130 vila luksoze, vetëm në Tiranë, janë 763 të tilla, ka blerë 3350 vetura, ka ngritur 760 klube, motele, hotele, bingo, diskoteka e pa llogaritur këtu ato shuma të mëdha që janë depozituar në bankat jo shqiptare. Vetëm për shtypin e majtë dhe për heshtjen elektorale, shtypi jashtë shtetit në mënyra të kundraligjshme të lëvrave me vlerë, PS ka marrë nga fondacionet e kompanive rreth 1.1 milionë dollarë. Pra, njeriu që i premtoi njerëzve të thjeshtë kthimin e parave të humbura në skemat piramidë pas 300 ditëve, jo vetëm nuk ju kthen atyre asnjë qindarkë, por shpërblen duke ngritur në kurriz të shtetit, shqiptar, qeveri, në drejtim të ushtrisë, financave, zbulimit të ambasadave, prefekturave tam tam makutët që përvetësuan dhjetra e qindra milionë dollarë nga kompanitë rentiere. Sot, pas 300 ditësh, Fatos Nano jo vetëm që nuk ju kthen paratë e premtuara njerëzve të varfër, por shpenzon me takyet me të larta varfësisë e paratë e këtyre qytetarëve, ju caktoi atyre rrroga të cilat variojnë nga pensionet e ulta te 74 deri 120 pensionistëve shqiptarë. Përmasat e mashtrimit të shekullit në shqiptarët bëhen shumë herë më të mëdha dhe më të rënda po të kemi parasysh se njeriu që premtoi kthimin e parave me politikën e tij financiare shndërroi ekonominë shqiptare në piramidë. bankat e shtetit dhe piramida dhe zhvleftësoi lekun rreth 50 %, duke grabitur kështu të varfrit 35-40 miliardë lekë nga kursimet e qytetarëve shqiptarë. Njeriu që premtoi kthimin e parave, pensionistëve e vuajtur shqiptare me një cinizëm të denjë vetëm për një marksist-leninist u tall me ta duke lënë 38% të pensionistëve me një pension mujor 1100 lekë. Njeriu që premtoi kthimin e parave punonjësve shqiptarë, zhvlerësoi duke hequr kompensimin, rrogat nominale të 40% të tyre. Njeriu që premtoi kthimin e parave të humbura në skemat piramidë, biznesmenëve shqiptarë, jo vetëm që nuk ju ktheu atyre asnjë qindarkë, por rriti mbi 66% nivelin e taksës së vlerës së shtuar dhe me kontrabandën qeveritare po shkatërron konkurencën e lirë dhe po falimenton mijra sipërmarrje të vogla private. Njeriu që premtoi kthimin e parave të humbura në skemat piramidë të papunëve që mbijetojnë me përqindje të ndihmës ekonomike kaq skëterrë ku jo pakta nëntë vendeja kësaj periudhe dhe 135 mijë të papunë të tjerë. Pas 300 ditësh të supermashtrimit të Nanos, shqiptarët kanë të drejtë ta quajnë kryeministrin e tyre jo një hero, por 300 herë supermashtrues dhe përvese sytë e panvde, llavitë dhe pasurisë të tyre. PD kërkon dorëheqjen e menjëhershme të mashtruesit në emër të mbi 200 mijë kreditorëve shqiptarë, të njërit që vrau shqiptarët e tyre për paratë e humbura dhe që është sot faktor madhor i zhgënjimit, dëshpërimit të shqiptarëve dhe destabilizimit të Shqipërisë.
Fatos Nano Enver Hoxha Ceka Meidanit Rustem Gjata Vlorë Shqipëri Tiranë Paris

'98 - Shqiptarët 80.29 % më të varfër

Vila ku jeton Nano në ish - bllokun komunist, kushton 15 mijë dollarë në muaj ISET- Ja sa paguajnë shqiptarët këtë vit për të ngrënë, larë veshur dhe ilaçe Të vëna në shënjestrë të taksave dhe tatimeve doganore, 25 artikujt e shportës shqiptare janë dyfishuar dhe në shumë raste trefishuar dhe përbëjnë kështu të ardhurat mujore të të paktën 70 për qind të shqiptarëve NË FAQEN 5
Vasil Melo

Juristët denonjojnë cënimin e pavarësisë së gjyqësorit

Shtohen shqetësimet ndaj kërcënimeve të Meidanit dhe dhunimeve në sistemin e drejtësisë Shoqata e Juristëve të Shqipërisë “Dura Lex Sed Lex” denonji përmes një konference shtypi sulmet kunder gjyqësorit, dhunimin e parimeve kushtetuese lidhur me sistemin juridik, pavarësinë e gjykatës dhe statusin e gjyqtarëve. Drejtues të kësaj shoqate në një deklaratë publike kanë analizuar rastet e fundit të shkeljeve dhe dhunimeve të sistemit juridik duke u ndalur veçanërisht në shkarkim antiligjor dhe përdorimin e policisë kundër kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata, sulmet kundër Kasacionit dhe kreut të saj si dhe shkarkimin e gjyqkatesve për motive politike. NË FAQEN 2
Ngjelës Rustem Gjata Shqipëri

Vasil Melo: Qeverisja e dështuar

Kryetari i PBDNJ, akuza për Qeverinë nga Elbasani Vasil Melo: Qeverisja e dështuar Për problemin e kushtetutës, Melo dha opinionin e tij të njohur. Pa të gjitha forcat politike, kushtetuta s'do të kishte kuptim. Kushtetuta s'duhet të jetë e njëanshme ose e pjeshme NË FAQEN 2
Vasil Melo Elbasan

Banka rinis operacionet

Monedha amerikane e 96 kushton 161 lekë, '90 - '93 shtitet me 160 lekë Monedha amerikane e 96 kushton 161 lekë, '90 - '93 shtitet me 160 lekë NË FAQEN 5

Protestë kundër varfërisë dhe mashtrimit

Të shtunën ora 12.00, në sheshin "Skënderbej": Të shtunën ora 12.00, në sheshin “Skënderbej”: Protestë kundër varfërisë dhe mashtrimit Partitë e “Bashkimit për Demokraci” organizojnë të shtunën në orën 12.00 një tubim për të protestuar kundër varfërisë absolute dhe mashtrimit të qeverisë për indeksimin e pagave e pensioneve
Sheshi "skënderbej"