Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E PREMTE 10 prill 1998

Gjashtë drejtues të RTV-së japin dorëheqje

Rreth 80% e kryeqetarëve[?] i kanë kthyer kurrizin televizionit shtetëror

Ulivo shqiptare bën “kurban” Nanon

Klanet e komunistëve ulen për pazaret e së shtunës. Meidani dhe Ceka vënë në përdorim dosjen “misterioze” Largimi i Nanos duket se do të jetë diçka shumë e pranueshme edhe brenda radhëve të Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste, kur ata të njihen me dosjen e kontrabandës së kryeministrit që ka shëtitur deri tani nga Ministria e Brendshme në Presidencë NË FAQEN 3
Fadil Cani Meidani Gëzim Cani Presidencë

Ceka depoziton provat kundër kryeministrit

Katër policë nga Vlora i kanë dorëzuar ministrit të Brendshëm kaseta filmike dhe shumë prova të tjera shkresore që akuzojnë Nanon për masakrat e vitit të kaluar dhe trafiqet e paligjshme NË FAQEN 4
Gëzim Cani Fadil Cani Vlorë

Vullnet Elbasani mbahet dy orë në policinë kufitare

Vazhdon dhuna policore mbi shtypin e opozitës. Policia e Durrësit ndalon gazetarin e “RD” Policia e Portit të Durrësit ndaloi dhe keqtrajtoi dje, gazetarin e “Rilindja Demokratike”, Vullnet Elbasani. Gazetari Elbasani u mbajtën ambientet e rajonit të policisë kufitare të Durrësit për rreth dy orës. Kryekontrollori i Portit të Durrësit, Gëzim Cani, vëllai i drejtorit të policisë të Tiranës, Fadil Cani si dhe Flamur Ismaili, kontrollor, kanë inkurajuar policinë e Portit për keqtrajtuar dhe ndaluar Elbasanin. Këtë veprim ata e kanë justifikuar gjoja që ta detyronin gazetarin të nënshkruante një deklaratë kundër shtypit dhe shtetit të kundërt me opozitës. Ndërkohë që Kryekontrollori Cani nuk ka asnjë të drejtë të merret me civile, aq më tepër me gazetari, ka urdhëruar policinë që gazetari i “RD” të dërgohet zyrat e policisë. Theksojmë se gazetar Elbasani ishte i dërguar në Portin e Durrësit për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të policit të vrarë. Në atë kohë pritje që të arrinte kufoma e policit. Redaksia proteston ndaj ndalimit të gazetarit Elbasani dhe kërkon korrektesë nga uniformat policore me gazetarët e opozitës. Ftojmë policinë që të mos zbatojë urdhrat antligjorë që e shkojnë përkundër informimit të drejtë të opinionit shqiptar. Gazeta “RD” është vendosur për këtë gjëje në luftën e saj për të drejtën e vërtetë pavarësisht se shtetarë shqiptarë me familjarët e tyre kanë ndërruar uniformat blu tashmë zonë. Deri tani në këto gazetarë të “RD” janë me proces hetimor për shkak të padive të ngritura nga disa ministra, ndërkohë që pak muaj më parë një gazetar i yni u plagos nga një makinë policie. “RD”
Flamur Ismaili Azgan Haklaj Gjoni Durrës Portit Të Durrësit Tiranë

Vrasësit e policit Gjoni fshihen në kryeministri

Mbi 100 policë të vrarë që pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar Uniformat blu përfshihen nga paniku. Pesë policë pushohen nga puna pse luftuan me krimin Uniformat blu përfshihen nga paniku. Pesë policë pushohen nga puna pse luftuan me krimin NË FAQEN 4
Gjoni

Plagoset Azgan Haklaj, sekretar i PD në Tropojë

Klika sërish derdh plumba mbi Partinë Demokratike Zoti Haklaj sipas burimeve nga Tropoja është ndjekur nga një makinë pa targa dhe nga makina ka dalë një djalë i cili ka shkrehur një karikator automatik drejt tij, ku për pasojë zoti Haklaj është plagosur rëndë. Ai po mjekohet në shtëpi për shkak të mungesës totale të sigurisë në spitalin e qytetit. NË FAQEN 2
Azgan Haklaj Tropojë

Partia Komuniste ose komunistët në hije

Legalizimi nga Parlamenti i Partisë Komuniste ishte vetëm një fakt formal i të drejtës së qytetarisë të ideologjisë me antitezore, diktatoriale dhe çnjerëzore. Në Shqipëri komunizmi si teori dhe si praktikë ka qenë një eveniment jetgjatë pasojat e të cilit ndihen me jo? të njëjtën forcë si më 1945, 1954, 1974, 1997. E keqja më e vogël do të ishte nëse komunizmi do të identifikohej me Maks Hasanin apo bustet e Enverit që komunistët kanë marrë përsipër t’u fshijnë pluhurin. Po ashtu edhe nëse komunizmi do të identifikohej me një grumbull njerëzish nostalgjikë ndaj së shkuarës, me pensionistë apo qofte edhe të rinj që mund të zgjedhin për hobi një tekst manifesti në vend të dy orëve të disko. Rreziku i komunizmit në Shqipëri mbetet tek pesa komuniste e partisë që është në pushtet dhe mundësia që ajo për të aktivizuar metodat komuniste të mbajjes apo marrjes së pushtetit sa herë që ne Shqipëri mund të krijohet kushtet i lëvizjes së destabilitetit. Komunistët që janë aprovuar dhe janë të lirë që të bëjnë të qeshësh dhe askush nuk ka nevojë të harxhojë frymën për të elektoruar atë me ndonjë epitet, pasi vetë qendrimi dhe sjellja e tyre mund të sigurojë sa të duash honorare estrade. Ata janë komunistët në hije. Komunistët e vërtetë janë ata që jo vetëm nuk e bëjnë të qeshësh, por edhe nuk të lënë të bësh një jetë të tillë. Ata sot janë në administratën shqiptare, në Shërbimin Informativ Kombëtar apo DSK sipas Nanos, janë në Ministrinë e Brendshme dhe në disa zyra mjaft të rëndësishme të shtetit shqiptar duke luajtur nga kryeministria e duke përfunduar në zyrat e këshilltarëve. Pikërisht këtu fshihet kjo mundësi që godet aspiratat demokratike të shqiptarëve dhe është një naivitet i madh nëse thuhet se ndonjë prej tyre mund të shkëputet nga PS dhe të shkojë në Partinë Komuniste. Kjo është te lëvizje hilaf dhe të funtës në shpresa. Ndryshon vetëm komoditeti në ndarjen e idijës pjesa tjetër e përbërjes së një komuniteti është po ajo. Asnjë komunist i PS nuk do të lerë PS. Ideali i tyre i erkorn qe te jenë aty ku komunizmi është në veprim dhe jo aty ku komunizmi është qesharak, sedentar dhe luan nga prostata. Komunistë janë ata që projektohen dhe zbatojnë pranverën e përgjithshme të vitit të kaluar. Komunistë e ‘90 edhe pse pranë nuk e përgjakën vendin tërë në mesin e 300 të vrarëve për të bërë 24 ministra dhe 50 familje të pasura. Ata e kanë vendin të shpallur e të bindur se në atë shkretëtirë nuk kishit vend as për revolucion, as për pastur dhe as për shpresë. Komunistët e ‘90 nuk kishin se ç’talë të shkatorronin e as kë të vritnin. Sipas tyre ishte bërë sterilizimi i kombit dhe vendit. Komunistët e ‘97 kishin objektin edhe për vrasje, edhe për dhunë dhe për vjedhje. Ata e filluan këtë gjë me banda ndersa tani e bëjnë me ministra, funksionarë dhe bodyguardë. Destinacioni i tyre që kërkojnë komunistët në Shqipëri. Komunistët me destinacion janë ata që sot mbajnë karriera dhe megjithëse të vendt janë për të milione njerëz që vuajnë për bukë nuk e kanë ndërmend të largohen kurrë. Janë ata të kërcënuar se japin pushtetin për të bërë shtetin. Nuk e kanë punën për shtetin e ligjeve, por për shtetin e vet. Kështu do të vazhdojë derisa vendi të shkojë në lajthitje e limit ‘90. Pa dert, autori ku vrit, frustruar, manet, anijel, shadigad[?] janë shmërmur[?] të gjithë me para për 50 familje dhe shqiptarët e tjerë janë detyruar me varfërinë e përjashtimin. S. NEZA
Maks Hasani Enverit S. Neza Vullnet Elbasani Shqipëri

Qeveria mban të fshehur milionat e fajdeve

Lista e fajdeve akuzon 217 emra Shoqata Kombëtare merr përsipër të publikojë emrat dhe mandatet e zyrtarëve që kanë përfituar nga depozitat bankare të VEFA-s NË FAQEN 5

OJQ-të me gabime serioze

Demetra, tani një shkollë për OJQ-të

Të shtunën, miting i madh në sheshin “Skënderbej”

Të gjithë kundër qeverisë së mashtrimit dhe varfërisë Ditën e shtunë, datë 11.04.1998 ora 12.00 në sheshin “Skënderbej” Bashkimi për Demokraci do të organizojë një tubim paqësor për të protestuar. Kundër varfërisë të tejskajshme që ka sjellë qeveria koalicionit të majtë gjatë 300 ditëve. Kundër rritjes galopante të çmimeve. Kundër taksave të larta që po shkatërrojnë biznesin dhe tregtinë. Kundër mashtrimit për rritjen e pagave dhe pensioneve duke mos indeksuar atë. Kundër mashtrimit të Nanos për kthimin e parave të lëna fajde. VËLLEZËR DHE MOTRA Të gjithë në sheshin “Skënderbej” ditën e shtunë, datë 11.04.1998 ora 12.00 për të protestuar kundër varfërisë ekstreme dhe mashtrimit të përditshëm të qeverisë të koalicionit të majtë. BASHKIMI PËR DEMOKRACI
S. Neza Sheshin “skënderbej”