22/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 prill 1998

Shyti: Paratë nuk i duam 100 %

Komiteti i Vlorës dhe PS përtërijnë marrëveshjet NE FAQEN 3

Kreditorët përdeshen me bodigardët e Cameron

Dje sherr para BKT-së, policia nuk ndërhyn NE FAQEN 5

“Supa populore” i kërkon bashkisë 100 vetë

Kryqi i Kuq suedez, bukë vetëm për gjashtë muaj NE FAQEN 5

Shteti çon në gjyq protestat

Sekretari i Përgjithshëm kërcënohet me 2 vjet burg. Bode ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. Shteti ka shkelur ligjet Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, në proces gjyqësor. Sot, jepet vendimi për mitingjet e opozitës

Plumba makinës së “RD”-së

Nesër gazetari i RD, Paloka përballë me çekën

Fillon organizimi i gjyqeve politike të pushtetarëve ndaj gazetave të opozitës NE FAQEN 4 Prokuroria thërret për të

Henares: Qeveria e Tiranës po injoron kushtet e trojkës

Komisioni juridik kërkon shpjegime nga Këshilli i Ministrave i Këshillit të Europës Kushtet e trojkës “Opozita është rikthyer në Parlament, ndërsa qeveria nuk ka plotësuar gati asnjë nga sugjerimet e trojkës Europiane” Nga Strasburgu Astrit PATOZI KE institucionalizon monitorimin e konfliktit Parlament - Gjykatë Kushtetuese Kolumberg e Besostri, reporterë për Shqipërinë NE FAQEN 3

Prokuroria thërret për të tretën herë redaktorin Demirxhi

NE FAQEN 4

Imoraliteti i qeverisjes socialiste

Të paktën dy prej ministrave të Nano 4 kanë histori të ngjashme me ish - Ministrin e Mbrojtjes, Sabit Brokaj, anëtar i kabinetit të Nano 3. Historitë seksuale të dy anëtarëve të kabinetit të ri të Nanos në kohë jo shumë të largëta janë të njohura prej Nanos, njësoj si historia e Sabitit. Zoti Nano për dy prej anëtarëve të kabinetit të tij ka informacionin e nevojshëm jo tani por që më parë rreth historive seksuale dhe dëshkimeve përkatëse. Po ashtu edhe Mediani njësosi si Nano i historitë e dy anëtarëve të kabinetit të ristrukturuar për të cilët nuk kishte pse mendohej, siç deklaronte vazhdimisht zëdhënësi i tij. Imoraliteti konkret i anëtarëve të kabinetit si atyre që ikin ashtu edhe të atyre që vijnë, nuk mund të mbulohet me largimin e Sabitit që është sakrifikuar nga Nano për të njëjtën arsye që janë futur në kabinet dy anëtarë të tjerë të Qeverisë. Por shqetësimi kryesor është imoraliteti i qeverisjes së Nanos dhe konceptet e tij imorale të qeverisjes. Këshilli për të larguar një ministër në një klan rival me familjen e tij, Nano për-dor shumë me dosje si deklaron vetë sot për shtyp. Për të vënë nën kontrollin personal qeverisjen Nano mban pezull për disa ditë kontrabandistë, imoralë, perversë dhe gjithë njerëzit me vese të kabinetit, i sposton nga një karige në tjetrën duke e shndërruar qeverisjen e vendit në një shfryrje tekash dhe bizantinizm kundër njerëzve të tij dhe duke kujdesur që ti kontrollojë sa më shumë ato, sesa të drejtojë një qeveri. Afrimi i disa ushtarakëve kundër-shtuar në parti provon pikërisht faktin se Nano është interesuar për të kontrolluar njerëzit e kabinetit dhe për të administruar veset e tyre. Shndërrimi i qeverisë së vendit prej Nanos në kontroll dhe administrim të veseve të anëtarëve të kabinetit të tij ose e njerëzve të tjerë rrotull qeverisjes duke i vënë kundër njëri-tjetrit, është shfaqja më e hapur e imoralitetit të Qeverisë Nano 4 dhe nuk ka asnjë nevojë për të komentuar moralin e tyre që kërkon ose e atyre që vijnë. Njerëzit me dosje spiunësh, kontrabandistësh, imoralësh, perversësh janë të gjithë në kabinet me detyra dhe të padekretuar nga Mediani i cili po i riformon deklaratave të zëdhënësit po i studiojnë këto dosje. Deri tani pas “studimeve” të tilla që ka kryer mbi to i ka miratuar që të gjitha ashtu siç janë, me spiunë, kontrabandistë, imoralë, etj., dhe edhe për të gjithë pritet i njëjti fat. Mediani përveçse kukull në duart e Nanos, siç ka qenë vazhdimisht, tani pas zgati një javë dekretimet shndërrohet edhe në një kukull-leve të Nanos dhe ky i fundit e përdor kundër kujtdo që i teket, nga të tijtë. Imoraliteti i qeverisjes së PS nuk fillon dhe përfundon tek disa anëtarë kabinetit që ikin ose vijnë për afera seksuale në Qeveri. Imoraliteti qëndron në faktin se si ato që ikin ashtu edhe ato që vijnë, bëhen anëtarë kabineti për shkak të veseve të tyre morale, sepse këtë mënyrë ka zgjedhur Nano për të drejtuar qeverinë.

Një drejtues i TV shqiptar ka inkurajuar programin

“Striscia la Notizia” i TV5, program racist dhe antishqiptar Programi me pjesë raciste ndaj shqiptarëve, “Striscia la Notizia”, që jepet në kanalin 5 të TV italian është inkurajuar nga një drejtues i televizionit shqiptar. Një gjë të tillë ka deklaruar drejtori i këtij programi, Ricci, i cili ka thënë në gjykatën për Emigrantët në Milano se një autoritet i televizionit shqiptar i ka thënë se ky program është shumë i bukur e duhet të vazhdohet e transmetohet. Ricci ka dhënë edhe emrin e personit i cili mendohet të jetë Ylli Pango. Në programin e mësipërm shqiptarët paraqitet si një stereotip negativ, i pakulturuar, qesharak, të cilit i mungojnë cilësitë e njeriut civil. Gjykata për imigrantë në Milano i ka kërkuar Garantit për Botimet dhe Radiofoninë, ndërprerjen e menjëhershme të “Striscia la Notizia”, pjesa për shqiptarët, për arsye të programeve fyese për shkak kombësie. Ndërkohë drejtuesit e TV shqiptar ka thënë drejtorit të programit se ky emision shihet në Shqipëri nga 60 për qind e popullsisë dhe u pëlqen shqiptarëve. Intervistë me senatorin italian Pianeta. Praktikën qeverisëse të socialistëve shqiptarë, historia e ka flakur me kohë

Qeveria shqiptare ka stopuar zhvillimin e vendit

Intervistë me senatorin italian Pianeta. Praktikën qeverisëse të socialistëve shqiptarë, historia e ka flakur me kohë historia e ka flakur me kohë Qeveria shqiptare ka stopuar zhvillimin e vendit

Nano bllokon dosjet e zyrtarëve

Prokuroria shpjegon enigmën e listave të atyre që kanë vjedhur miliona dollarë nga kompanitë rentiere NE FAQEN 4

Klestil, mik i madh i Shqipërisë

Berisha përshëndet Presidentin austriak Klestil me rastin e rizgjedhjes së tij Lideri demokrat Berisha ka përshëndetur dje rizgjedhjen e Klestil në postin e lartë të Presidentit të Austrisë. Në një letër drejtuar Klestil, Berisha thekson “zgjedhja juaj për herë të dytë si president tregon vlerësimin e lartë dhe popullaritetin e jashtëzakonshëm që ju gëzoni në popullin tuaj, gjë që forcon kënaqësinë dhe sigurinë e miqve tuaj të popullit austriak se nën drejtimin tuaj më të lartë do të njohë kuota edhe më të larta zhvillimi dhe një rol edhe më të rëndësishëm në jetën dhe familjen evropiane”. Duke ju uruar për rizgjedhjen tuaj, thekson Berisha në letrën e tij, përfitoj nga rasti të përshëndes jo vetëm një nga personalitetet më të shquara të jetës politike austriake të gjysmës së dytë të shekullit, por edhe mikun e madh të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, i cili në këto dhjetëvjeçarë dhe në përkrahje të çmuar demokracisë shqiptare dhe kombit shqiptar. Rasti i gëzuar i këtij urimi më lejon të përsëris ndjenjat e thella dhe të paharruara të miqësisë së thellë dhe të konsideratës më të lartë ndaj jush dhe popullit mik austriak, përfundon letra e Berishës për Presidentin Klestil.

Miell kontrabandë e i mykur nga Jugosllavia

Inspektorati i Ushqimit për tre muaj kap 25 mijë lekë mallra të skaduara NE FAQEN 5

Ceka largohet në drejtim të paditur

Lajm i orës së fundit Me këtë fjalë u nda për së gjalli nga bashkëpunëtorët e tij në ministrinë e Brendshme ish-ministri Ceka. - Unë nuk u kam lënë dhëmbë që të pasuroheni, siç kanë vepruar qeveritarët e tjerë. Për këtë ju keni fajë, Do të lash me vetrën që do të jetë! AD-së, që edhe ju të mos mbeteni prapa në kontrabandë... Ky falim u konsiderua si një moment sinqeriteti e ministri nga drejtues të lartë të ministrisë së Brendshme. Pastaj, siç njofton zëdhënësi i kësaj ministrie, Ceka u largua në drejtim të paditur. Për këtë arsye janë ngritur postblloqe në të gjitha rrugët që dalin nga kryeqyteti. Është njoftuar edhe Interpoli. Policia ka shpërndarë edhe një lajmërim shoqëruar me fotografine e Cekës, ku u lutet qytetarëve që në qoftë se shikojnë në rrugë të gjatë me flokë të bardhë, me triko me vija dhe pantallona të zeza që bërtet nëpër rrugë, të njoftojnë menjëherë në rajonin më të afërt...

Autovetura e “RD”së me dy gjurmët e plumbave

Lajmërim

Departamenti i Politikave të Sigurimit Publik Ditën e enjte datë 23 prill 1998 në ora 12.00, kryesia e Departamentit të Sigurimit Publik organizon një mbledhje të gjithë anëtarëve të departamentit në sallën e konferencave të shtypit.