19/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

19 shkurt 1999

Nesër, miting i madh në sheshin "Skënderbej"

Më 20 shkurt, të gjithë së bashku në mbrojtje të demokracisë, kundër neodiktaturës! Nesër, me datë 20 shkurt në ora 12.00 në sheshin “Skënderbej”, do të zhvillohet një miting i madh në përkujtim të ditës historike të shembjes së simboleve të diktaturës komuniste, në përkujtim të ditës së përmbysjes së busteve dhe simboleve të gjalla të diktaturës. Qytetarë të Tiranës! Të gjithë së bashku në sheshin “Skënderbej” nesër, më 20 shkurt në mbrojtje të demokracisë, kundër neodiktaturës! Të gjithë së bashku, për liritë dhe të drejtat tona!

Humbin 15 mijë tatim-paguesit

Pas OK të FMN-së qeveria shqiptare nuk ndryshon paketën fiskale NË FAQEN 5

Luftë e ftohtë mes SHBA dhe Rusisë

Ndërmjetësit ndërkombëtarë në Rambuje shprehën vendosmërinë për përfundimin e marrëveshjes SPECIALE NË FAQEN 2 Reduktim substancial në kurriz të shqiptarëve i atyre që kishte parashikuar projekt marrëveshja. Bie klauzola për referendumin dhe parashikohet një dhomë bllokuese nga minoritetet. Majorski: Përgënjeshtroj lajmet se Rusia nuk do të kundërshtojë futjen e NATO-s në Kosovë. Hill: Marrëveshja do të realizohet dhe ne dimë si do ta vëmë atë në jetë. Hashim Thaçi ka udhëtuar drejt Lubjanës. Ndërsa i afrohet fundi Konferencës, Beogradi përpiqet të mbajë lidhje direkte me Washingtonin. Bisedimet më të rëndësishme, jashtë kështëllës. Nga Mero BAZE Rambuje, 17 shkurt

Amerikanët, fjalën e fundit

Nga Mero BAZE Rambuje, 18 shkurt Beogradi ka tani vetëm një mundësi, të dalë me sa më pak probleme nga prita që i ka ngritur diplomacia ndërkombëtare, dhe kjo është rruga e pazarit për lëshimin që do t’i bëjnë komunitetin ndërkombëtar rreth prani së NATO-s në Kosovë. Presidenti jugosllav Milosheviç, po vazhdon prej tri ditësh të zhvillojë lojën e tij klasike të minutave të fundit, ku hapja e problemeve anësore që nuk kanë të bëjnë me thelbin e konfliktit është një mënyrë për të fituar kohë. Tashmë që nesërdita e së shtunës po afrohet, Beogradi as që duket se ka ndërmend ta refuzojë

Pavarësia e Kosovës, kushti themelor për paqen në Ballkan

Deklaratë e Kryetarit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha: Marrëveshja pa referendum do të mbetet vetëm në letër Deklaratë e Kryetarit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha: Marrëveshja pa referendum do të mbetet vetëm në letër Pavarësia e Kosovës, kushti themelor për paqen në Ballkan Kosova është me dy milionë shqiptarë në një katastrofë njerëzore dhe nëse interesa të vjetra,

Prokuroria: Nuk pyet për KE

Pas reagimit europian për lirimin e të gjashtëve I pyetur rreth deklaratës së përfaqësuesit të Këshillit të Evropës, kryeprokurori ushtarak, Aleksandër Goga, u përgjigj prerë dhe ashpër për gazetën “RD” se: “Ne nuk pyetim për Këshillin e Evropës, por do të vazhdojmë punën tonë. As e njoh fare këtë njeri që më thoni ju, prandaj shkoni dhe pyetni atë për të gjashtët. Mua mos më pyetni më për arrestimin e tyre” NË FAQEN 6

Trafikantët lajmërojnë gjyqtarin për Koçiun

Ministri i Rendit dhe deputetët e Vlorës kërcënojnë komisarin e policisë Koçiu: “Unë nuk i njoh deputetët e Vlorës, por kam shumë gjëra për të thënë ndaj tyre” NË FAQEN 3

Rinia kërkon zgjidhje për Kosovën

sa më pak probleme nga pritat që i ka ngritur diplomacia ndërkombëtare, dhe kjo është rritje e pazarit për lëshimin që do t’i bëjnë komunitetit ndërkombëtar rreth pranisë iri fituar kohë. Tashmë që mësita ka ndërmend ta refuzojë seriozisht NATO-n dhe duket se po ashtu ka harruar kërcënimet se ushtarët e NATO-s do të priten si në Vietnam. Ajo që po përpiqet të bëjë tani Beogradi, është thjeshtë të hyjë në pazare direkte me Washingtonin, për të fituar ç’të mundë nga pazari i minutave të fundit. Ky pazar duket se mund të rezultojë në variantin më të mirë me jetegjatësinë e Milosheviçit në pushtet dhe me shtrirjen e pushtetit të tij deri në një fazë të re të zhvillimeve në Kosovë. Vendosmëria amerikane për të futur NATO-n në Kosovë, praktikisht është fundi i fuqisë ushtarake serbe në Kosovë dhe kufizim de facto i sovranitetit të saj mbi Kosovën. Serbët në një farë mënyre do të duhet të pranojnë se kanë humbur shansin të luajnë me marrëveshjet, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka rastin të dëshmojë po ashtu se sërishmi ndaj Serbisë nuk duhet të shkojë drejt një legjitimiteti të faktorëve të krizës, por drejt eliminimit të tyre. Preokupja e serbëve për të hyrë në marrëdhënie direkte me amerikanët, po ashtu duhet marrë si një shenjë e seriozitetit të kërcënimit amerikan për Beogradin dhe në fund të fundit dhe një shenjë e seriozitetit të Konferencës së Rambujesë, e cila nisi si një betejë evropiane me prapavijë amerikane dhe përfundoi si një fitore amerikane me prapavijë evropiane. Tashmë evropianët janë dekor i konferencës dhe pazarin e fundit po e bëjnë sërish SHBA. Eksperimenti i Rambujesë duket se pa ambasadorin Hill do të ishte një eksperiment i dështuar, por evropianët pa këtë simbol natyrisht që do të ishin më indiferentë ndaj çështjeve evropiane. Për këtë arsye, pazari i fundit që po luhet me Washingtonin dhe Beogradin, vulos seriozitetin e Konferencës, por nga ana tjetër i detyron evropianët që të shikojnë tani e tutje Kosovën dhe ish-Jugosllavinë si një pjesë e kontinentit të cilit me gjënë nuk investuan në dolë forcën, duhet të investojnë projektet që do të stabilizojnë paqen. Disa organizata rinore u mblodhën dje në Tiranë për të diskutuar mbi situatën e rëndë në Kosovë. Përfaqësuesit e tyre, pasi analizuan gjendjen katastrofike në Kosovë dhe pasojat që mund të vijnë prej saj, duke e konsideruar rininë si forcë e madhe vitale e këtij kombi, vendosën të demonstrojnë me vendosmëri para bashkëkombasve dhe opinionit botëror se nuk do të lejojnë që të nëpërkëmbet kombi ynë. Përfaqësuesit e të rinjve, i kërkuan delegacionit shqiptar në Rambuje, që të ndërmarrë qëndrime konsistente në qëndrimin e tij për problemin e Kosovës. Po ashtu, ata i kërkojnë...

themelor për paqen në Ballkan

Kosova është me dy milionë shqiptarë në një katastrofë njerëzore dhe nëse interesa të vjetra, të cilat të kujtojnë interesat e Rusisë Cariste i zhvysin shqiptarët në fatkeqësi, shqiptarët duhet të marrin masa për realizimin e motos “Një komb, një qëndrim” të cilat të kujtojnë interesat e Rusisë Cariste i zhvysin shqiptarët në fatkeqësi, shqiptarët duhet të marrin masa për realizimin e motos “Një komb, një qëndrim” NE FAQEN 3

Edi Rama të shkarkohet brenda 26 shkurtit

Konferencë shtypi e sindikatave të teatrove dhe shoqatës mbarëkombëtare të artistëve të teatrit NE FAQEN 8

AMC, KESH dhe Telekom falimentohen qëllimisht

Ndërmarrjet strategjike falimentohen një hap përpara privatizimit AMC - ja shkon çdo ditë e më shumë drejt falimentit. Nga 180 milionë lekë fitime vjetore AMC sot nuk mund të grumbullojë as 36 milionë lekë dhe vazhdimësia e punës kërkon të paktën një investim prej 8 milionë dollarësh. Janë më shumë se 8 mijë numra që do të fundit nuk kanë.... NE FAQEN 8

Kryegjykatësi Hoxha përjashton pesë penalistë

Pajtim Hoxha bën spastrime politike në Gjykatën e Faktit Tiranë Pesë gjykatës penalistë këtë e tufje, nuk do të merreshin më me çështje penale, por me civile. Gjykatësit Agim Bendo, Artan Zemeli, Artur Gaxhi, Ahmet Metalia dhe Petrit Kaja, janë gjyqtarët, që i ka prekur “reforma” që ka projektuar kryegjyqtari i Tiranës. NE FAQEN 6

Papunësia po rritet në 60 përqind

Kreu i bashkësisë së Fushë-Krujës, Dashamir Çela, flet për problemet sociale Pushteti qendror ka bllokuar gjithë projektet e paraqitura nga pushteti lokal lidhur me punësimin... NE FAQEN 6

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 160 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria, e cila e ka marrë jetën Liderit të Dhjetorit, i ka treguar shqiptarëve se ka humbur respektin dhe njohjen e vetes, e cila kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këto fakte. Qeveria, ose duhet të kapë e të nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Të huajt tallen me paratë tona

Bashkia: Firma e pastrimit “Nuova Ecolega” të largohet Toleranca ndaj firmës “Nuova Ecolega” ka arritur deri aty sa specialistët e firmës austriake që janë sipërmarrës të pjesës perëndimore të kryeqytetit të shprehen: Vetëm në Shqipëri bëjnë vaki që të fitojsh para si puno e si nuk puno. NE FAQEN 5

Studentët, besim tek vlerat e demokracisë dhe PD-ja

Zhvillohet aktivi i Forumit Demokrat Studentor në Shkodër Rritja e numrit efektiv të anëtarësimeve, përfshirja në to gjithmonë e më tepër e pedagogëve të rinj ishin disa pika të strategjisë së FDS, të prezantuara nga kryetari i këtij forumi, Kreshnik Çollaku. NE FAQEN 4

Konferencë shtypi e sindikatave të teatrove dhe