“First lady” i kishte premtuar të mos shqetësohej për rritjen e fëmijëve, sepse për ta do të përkujdesesh ai, në krye të të cilit është burri i saj Rexhep Meidani
Rrëfim tronditës i nënës që lindi pesë fëmijë njëherësh: “Qeveria na la në mëshirën e fatit”. Përfundojnë në jetimore tre nga pesënjakët Elezi
“First lady” i kishte premtuar të mos shqetësohej për rritjen e fëmijëve, sepse për ta do të përkujdeseshte, në krye të të cilit është burri i saj Rexhep Meidani
NË FAQEN 5
Bllokohet anija e Nikollë Lesit
Ndalohet në portin e Shëngjinit ngarkesa e karburanteve
Bllokohet në portin e Shëngjinit një anije që transportonte karburante për llogari të dy deputetëve të Lezhës.
Anija, e cila ka dy dite e bllokuar është anijar me urdhër të prokurorisë, pas dyshimeve për dokumentet që shoqëronin mallin. Sipas dëshmive nga qyteti i Shëngjinit, që prej dy ditëve vazhdon beteja e deputetëve për të zhbllokuar mallin, ndërkohë që deri dje në orët e vona, anija mbahëj e bllokuar. Sipas burimeve, njëri nga deputetët e Lezhës, Nikollë Lesi, ka zhvilluar tratativa të gjata për të nxjerrë në breg anijen e sekuestruar. Ndërsa ndodhej në festimet e 555-vjetorit të Kuvendit të Lezhës, deputeti botoes i gazetës “Koha Jonë” ndodhej në ankthin e enafës që ndodhej në bordin e anijes së bllokuar në portin e Shëngjinit.
NË FAQEN 3
Vlorë, maskat plagosin italianin
Krimi sulmon përsëri shtetasit e huaj
Banditët kanë derdhur një breshëri kallashnikovi mbi të dhe më pas i kanë grabitur edhe autoveturën me të cilën italiani udhëtonte
Është plagosur dhe më pas i është grabitur vetura një italiani në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në mengjesin e ditës së djeshme afër tunelit në Ujin e Ftohtë. ndërsa një prej plumbave e ka plagosur atë në këmbë. Burime nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se Fartori ishte i vetëm në autoveturën e tij. Ai banon në qytetin e Tiranës dhe është i martuar me një shtetase shqiptare. Deri në orët e vona të ditës së djeshme policia megjithëse u vu në ndjekje të autorëve të krimit nuk ka mundur t’i ndalojë ata, por ka gjetur në orët e paradites vetëm veturën e shtetasit italian. Për efekt hetimesh, burimet e policisë nuk dhanë hollësi të tjera për arsyet e plagosjes.
Shqipëri - Itali, raporte të ngrira
Martino: Berisha, njeriu që ndryshoi fytyrën e Shqipërisë
Pollo: Zgjidhja më e qëndrueshme dhe më e mirë për Kosovën është pavarësia
Nano: Do t’i jap fund pabesisë
Ish-kryetari i PS shfrytëzon Kuvendin e Lezhës për të sulmuar rivalët e tij brenda partisë
Në shfaqjen e tij të parë publike pas dorëheqjes, Nano paralajmëroi revanshin e tij ndaj partnerëve të dikurshëm, që tani i konsideron armiq
. Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, tregoi dje se ambiciet e tij për t’u rikthyer në krye të ish-komunistëve shqiptarë nuk janë shuar ende. Në daljen e tij të parë publike, që kur dha dorëheqjen, Nano la të kuptohej se asgjë nuk ka ndryshuar në marrëdhëniet e tij me partnerët e dikurshëm, të cilët prej kohësh i konsideron si armiq. Ish-kryetari i Partisë Socialiste ... shfrytëzoi 555 vjetorin e Kuvendit të Lezhës për të sulmuar me agresivitet, të ngjashëm me fjalimin e dorëheqjes së tij, kundërshtarët brenda Partisë Socialiste. Letë jetë festimi i këtij Kuvendi, me mesazhin e fundit të pabesisë, tha Nano, duke lënë të kuptohej se ai vetë kishte qenë viktimë e kolegëve të deridjeshëm, për të cilët nuk i ka kursyer sulmet në tekstin e dorëheqjes. I pyetur nëse ndjehej i prerë në besë nga rivalët e tij brenda Partisë Socialiste, Nano tha se ajo nuk ishte një çështje që e takonte vetëm Fatos Nanos, por gjithë Shqipërisë. Me një megallomani tipike për të, ish-kryetari i dorëhequr i Partisë Socialiste paralajmëroi një betejë të ashpër para dhe gjatë kongresit të jashtëzakonshëm të socialistëve, që do të mbahet gjatë muajve të ardhshëm. Nano u shfaq dje i leshuar në krahë të Gramoz Ruçit, më fanatikut ndër ata që i kanë mbetur besnikë në klanin e tij, duke u përpjekur që të sfidojë krahun rival në PS, që në ditët e mungesës së tij ka fituar shumë terren. Dalja e Nanos në publik në një farë mënyre u parapri nga shtypi afër tij, i cili ka paralajmëruar disa herë pa sukses, disa inkursione të ish-kryetarit të PS në bazë, të cilat kanë mbetur vetëm në letër e gazetës së Nikollë Lesit. Që kur dha dorëheqjen e deri dje, Nano ka heshtur dhe nuk është dukur në publik, duke i lënë shumë pak shpresë atyre që besonin në një rikthim të tij. I mbështetur fort vetëm nga Gramoz Ruçi, Nano u duk se kishte dalë nga loja politike për të rysynuar edhe një herë kreun e Partisë Socialiste. Por dje ai u shfaq sërish i egër kundër Majkos, Metës, Hadarages, Agollit dhe të tjerëve, pavarësisht se nuk përmendi emrin e askujt në deklaratën e tij në Lezhë. Mungesa e Nanos për një kohë të gjatë ka bërë që rivalët e tij të ndjehen më të fortë, por ata vetë janë të rrezikuar nga përplasjet e mundshme për të caktuar emrin e kryetarit të ri. Deri tani të gjithë figurat e njohura të tyre janë servirur si kandidatë të mundshëm, pa përjashtuar këtu edhe të paparapashikueshmin Namik Dokle, i cili ka deklaruar dje në Elbasan se edhe ai mund të jetë në krye të PS. Pandeli Majko, Ilir Meta, Kastrio Islami, Petro Koçi dhe tani së fundi Namik Dokle janë tani për tani emrat joshës për vendin e mbetur bosh të Fatos Nanos. Ish-kryetari i dorëhequr i Partisë Socialiste mund të shfrytëzojë një rivalitet të mundshëm mes kundërshtarëve të tij, për të fituar pikë, pikërisht në kohën që të gjithë kishin nisur të mendonin ikjen e tij përfundimtare nga politika. Por i mbetur vetëm pas krahëve të Gramoz Ruçit dhe të disa fanatikëve të cilët presin të kthehet era e tensioneve politike, e Fatos Nanos, ky i fundit e ka shumë të vështirë mbijetesen për të ruajtur forcat e pakësuara deri në kongresin e Partisë Socialiste. Por ringjallja e tij e pretendur dje në Lezhë mund të jetë preludi i një lufte të egër brenda lojit, flamurin e së cilës Nano duket se nuk ka ndërmend të lëshojë. Edhe në rast se nuk do t’i mundë kundërshtarët e tij, ata që dje i quajti të pabesë, Nano ka ndërmend që t’u shkaktojë atyre sa më shumë plagë, dhe këtë radhë jo me duart e Gramoz Ruçit. Ish-kryetari i Partisë Socialiste paralajmëroi dje andralla të mëdha për kundërshtarët e tij që sot kanë pozita kyçe në Partinë Socialiste, duke dhënë sinjale të mjaftueshme për këtë. Ai dëshmoi dje me pak fjalë se hakmarrja e tij ka mbetur në të njëjtat kuota si në ditën kur u largua nga Pallati i Kongreseve duke hedhur baltë e fyerje mbi Komitetin Drejtues të partisë që ai vetë kishte drejtuar për njëzet vjet me radhë. Astrit PATOZI
Raporte të ngrohta
Pollo: Zgjidhja më e qëndrueshme dhe më e mirë për Kosovën është pavarësia
Në ditën e dytë të qëndrimit të delegacionit të parlamentarëve të PD në Romë filloi seminari mbi sigurinë publike në Shqipëri. Në takim u ndëruan me pjesëmarrjen e tyre senatorë e parlamentarë të Politi të Lirisë, si dhe përfaqësues të pozitës italiane.
Numri dy i Aleancës Nacionale, Adolfo Urso, deklaroi se marrëdhëniet mes qeverive të të dy vendeve janë të bllokuara si pasojë e mosrespektimit nga ana e qeverisë së majtë të Tiranës të pakteve të nënshkruara lidhur me luftën ndaj trafiqeve ilegale. Kryetari i grupit Parlamentar të PD, Pollo u shpreh se marrëdhëniet mes 2 grupeve opozitare të Italisë dhe Shqipërisë janë shprehje e vullnetit të mirë të të 2 popujve për marrëdhënie miqësore.
“Deti nuk duhet të jetë një faktor ndarës mes 2 vendeve tona, përkundrazi ai duhet të jetë një mundësi për të nxitur një bashkëpunim më të ngushtë mes 2 vendeve.
Ish - ministri i jashtëm i Italisë, Antonio Martino i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Grupit Parlamentar...
NE FAQEN 3
Policia plagos demokratin Malaj
Mallakastër. Policët e Majkos sërish dhunë mbi qytetarët e pafajshëm
Mjafton të guxosh të shash Nanon, Islamin apo komitetet famëkeqe të shpëtimit që të gjendesh pranë vdekjes
NE FAQEN 2
PBDNJ i thotë “po” tryezës së PD-së
Koalicioni qeveritar çahet për Kosovën. Melo kundërshton justifikimet e Ruçit: Tryeza e partive nuk cenon institucionet
Jo të gjitha partitë e koalicionit qeveritar “Aleanca për Shtetin” janë kundër mbledhjes së partive politike në Shqipëri.
NE FAQEN 3
Mbështetje politike për Kosovën
Sot tryeza e partive të djathta për Kosovën. Të majtët refuzojnë takimin
Bode: Do të kërkojmë nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë nga delegacioni shqiptar si dhe ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë për zbatimin e saj
NE FAQEN 3
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 173 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare.
Qeveritë e ish-komunistëve që qenë në lire dhe të pasheqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përcem, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë vrasësit këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
PD denoncon nivelin aktual të varfërisë
Qeveria e sotshme e paaftë për të zgjidhur krizën dhe mjerimin absolut
Karamitro: Vetëm një zgjidhje e re politike që do të rivendoste një ekuilibër jetik politik dhe e shkëputur nga krimi, korrupsioni dhe kontrabanda, do të mund ta nxirrte Shqipërinë nga ky mjerim ku ndodhet sot.
NE FAQEN 5
Shqiptarët ta bëjnë të vetin këtë shans historik
Sekretari i Marrëdhënieve me jashtë në PD, Leonard Demi vlerëson marrëveshjen e Rambujesë
Më vjen mirë që PBDNJ është bashkuar me iniciativën e Partisë Demokratike për tryezën e partive parlamentare
NE FAQEN 3
Prokuroria pezullon hetimet e Azemit
Kryeprokurori Rakipi nuk impenjohet për të gjetur vrasësit e liderit të dhjetorit
NË FAQEN 4
Namik Dokle kandidat për kryetar të PS-së
Pretendimi i Nanos për t’u rikthyer në krye të partisë është hipokrizi
NË FAQEN 3
Bufi shkel etapat e privatizimit
Panik u i fënies nga pushteti, nxiton qeveritarët të grabisin pasuritë e ekonomisë
NË FAQEN 5