Policia zhduk gjurmët e ndalimit të paligjshëm
PD kërkon nxjerrjen përpara drejtësisë të masakruesve të Besnik Byberajt në komisariatin nr.2 të Tiranës
NE FAQEN 2
Vlorë, kosovarët i plasin në det
Biznes me të ardhurit nga Kosova në kulmin e lulëzimit
NE FAQEN 5
Bukoshi: Ja ku janë paratë ...
Qeveria e Kosovës fillon transparencën e fondeve të dhëna UÇK-së dhe Shtabit të Përgjithshëm të saj
NE FAQEN 3
Qeveria e Kosovës premton se edhe më tej do të bëjë publike gjithë fondet e saj dhe ku janë përdorur ato
Kryqi i Kuq mbyll portat e ndihmës
Para një jave Kryqi i Kuq Shqiptar kishte deklaruar se mund të
I vlon druri pikave të furnizmit. Tabela mbi portë “S'kemi më ushqime”
Qeveria ka falimentuar
Deklaratë e kryesisë së Partisë Demokratike
Në një kohë kur nacionalistët shqiptarë ekzekutohen nga Milosheviçi në Kosovë apo mbahen peng në burgjet e tij, Tirana zyrtare vazhdon të paguajë vrasësit e tribun[it] të nacionalizmit shqiptar, Azem Hajdari, dhe mban në burgje nacionalistë demokratë në Tiranë
Mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike në mbledhjen e saj të së dielës diskutoi gjerësisht për gjendjen e krijuar në vend, pas genocidit, spastrim[it] të madh etnik të shqiptarëve të Kosovës, gjendjen e sigurisë dhe atë politike në vend si dhe vazhdimin e revan shit kundër opozitës në Shqipëri.
Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe genocidin, internimin masiv dhe spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë, sipas projektit “patori”, të përgatitur nga shtabet terroriste të Poll Potit të Beogradit.
PD, përshëndet të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hapën dyer e shtëpitë e tyre për vëllezërit dhe motrat shqiptare. Duke ndarë së bashku me ta dhimbjen, sakrificën dëshmuan para tyre dhe mbarë botës, shpirtmadhërinë dhe bujarinë kombëtare të shqiptarëve.
Për PD është i një rëndësie të veçantë roli që kanë luajtur në këto ditë qeveritarët lokalë për përkushtimin e madh që treguan dhe tregojnë për sistemimin e të ardhurve nga Kosova. “Me punën e tyre, Organet Lokale u dëshmuan si strukturat më eficiente etj ...” [?]
Kryesia e Partisë Demokratike vlerëson dhe falënderon për konsensusin që forcat politike të vendit treguan ndaj thirrjes së saj për mbajtjen në trojet shqiptare të të shpërngulurve nga Kosova. Partia Demokratike u bën thirrje të ardhurve nga Kosova, me gjithë vështirësitë e jashtëzakonshme me të cilat përballohen, të mos largohen nga Shqipëria për në vende të tjera, por të qëndrojnë në pritje për t'u kthyer sa më shpejt në Kosovë.
(Vijon në faqen 3)
UÇK është aleatia e NATO-s
DioGuardi dhe Cloyes i shkruajnë kryetarit të Marrëdhënieve me jashtë në Kongresin amerikan, për Kosovën
UÇK është aleatja e NATO-s
Dioguardi dhe Çojevi? shkruajnë kryetarit të Manastirit me jashtë në Kongresin amerikan, për Kosovën
Nëse veprimtaria e UÇK po lidhet aktualisht me veprimtaritë e elementëve fundamentalistë islamikë, kjo është vepër e lobeve serbe. Nëse UÇK do të kishte qenë një organizatë terroriste, fondamentaliste, atëherë ajo do të kishte shkaktuar kaos ortodokse serbe dhe manastiret në Deçan, Prizren, dhe pjesë të tjera të Kosovës. Në vend të këtyre akteve terroriste, shqiptarët e Kosovës i kanë mbrojtur këto institucione
NE FAQEN 2
Serbët futen në thellësi të tokës shqiptare
Forcat e ushtrisë serbe hedhin predha dhe mësyjnë në territorin shqiptar për të minuar zonën e Qafë Prushit
NE FAQEN 4
Ballkani rrezikohet nga luftërat të tjera
Gazeta suedeze “Svenska Dagbladet”: Ish-presidenti shqiptar bën thirrje për largimin e Millosheviçit
“Millosheviçi mund ta pushtojë Shqipërinë në çdo kohë, dhe ndërkohë ne nuk kemi mobilizuar as trupat në kufi për të mbrojtur veten”, tha Berisha
NE FAQEN 3
Bukoshi takohet me Prodin
Qeveria e Kosovës forcon kontaktet me Komisionin Europian
Kryeministri i Republikës do të takohet së shpejti me zyrtarë të lartë në vendet Perëndimore dhe SHBA, si dhe me ushtarakë të lartë të NATO-s
NE FAQEN 3
BE fton Rugovën në Bruksel
Përfaqësuesit vendet e Bashkimit Evropian ftuan dje zyrtarisht për një vizitë në Bruksel Presidentin e Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova. Ministrat e jashtëm europianë thanë se e presin Rugovën në mbledhjen e ardhshme, e cila u vendos të zhvillohet më 17 maj në Bruksel, njoftoi një burim europian. Kështu, ata përsërisin vendosmërinë e tyre për të injoruar aktin e Millosheviçit, që mundohet të manipulojë përmes disa mediave të kontrolluara prej tij me autoritetin më të lartë të shqiptarëve të Kosovës.
Presidenti Rugova, që prej fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë mbahet peng nga forca të shumta serbe në shtëpinë e tij në Prishtinë, sëbashku me shumë anëtarë të familjes. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian vendosën gjithashtu të forcojnë sanksionet e tyre ndaj Beogradit, duke mos u dhënë vizat presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviç, familjes dhe ministrave të tij.
Bode: Shqiptarë, mbroni kufinjtë
PD denoncon pastrimin etnik në Kosovë nga Millosheviçi
Qeveria shqiptare po mban një qëndrim jo eficent ndaj problemeve më kryesore që shqetësojnë aktualisht vendin
NE FAQEN 3
Mikpritja shqiptare shëron shumë plagë
Lufta finale për Kosovën
Nga Milazim KRASNIQI
NE FAQEN 7
Ne nuk dëshirojmë modele kubaneze
UÇK-ja, nuk ka të drejtë, që të monopolizojë tërë jetën politike në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi i dha një intervistë gazetës “Frankfurter Rundschau” dy ditë më parë
NE FAQEN 3
e ndihmes
Para një jave Kyqit i Kyq Shqiptar kishte deklaruar se mund të mbante me ushqime dhe medikamente 100 mijë kosovarë për muaj me radhë
NE FAQEN 5
Njoftim Shtypi
Nëse dëshironi të kontribuoni në të hollë për fëmijët e drobitur të Kosovës, ju mund të dërgoni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.
Njoftim për shqiptarët nga Kosova
Për t’u ardhur në ndihmë të dëbuarve nga Kosova, gazeta “Rilindja Demokratike” vë në dispozicion faqet e saj, falas, për njoftime të ndryshme, si kërkesa dhe oferta, për strehim, mesazhe të të ardhurve nga Kosova, për pjesëtarë të tjerë të familjeve të tyre etj. Jeni të mirëpritur pranë redaksisë ose komunikoni nëpërmjet telefonave të vënë në dispozicion me nr. 303 29 dhe 323 55.
REDAKSIA