20/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 maj 1999

Berisha: Ja ç’mendoj unë për UÇK-në

Kryetari i PD i shkruan botuesit të gazetës londineze “The Times” NE FAQEN 2

Gjyqësori, në varësi të Meidanit dhe PS

Largimi i kryetarit të Gjykatës së lartë pa asnjë shkak, shkelje e rëndë dhe dhunim i pavarësisë NE FAQEN 4

Biznesi në kurriz të viktimave

Qeveri e bën, bëhet urë e pasurimit, shkatërrimit të jetimëve, fëmijë me kancer, i do gjë gjithë Kosovën në Shqipëri [?] Biznesi në kurriz të viktimave NE FAQEN 5

Ku Koçi, erdhi Poçi

Kondi, Krapi dhe Demeti paralajmërohen nga Majko se do të ndjekin rrugën e Koçit Betejë mes klaneve të PS në parlament. Fiton zgjidhja e momentit NE FAQEN 3

Shqipëria, peng i “Komandantit”

Nga Lazër STANI Edhe me shkarkimin e ministrit Petro Koçi, ndodhi ajo që kishte ngjarë me dy ministrat e mëparshëm të koalicionit të majtë. Ministri Koçi në prag të shkarkimit pranoi se Shqipëria qeveriset nga një grup mafiozësh që kanë në dorë pushtetin real në Shqipëri. Tekstualisht, qoftë edhe duke përdorur lot krokodili, Koçi ka deklaruar për shtypin: “Mund të them se pas meje e ka radhën Majko. Grupi me tendenca mafioze, në të cilin Majko nuk është komandant, besoj se do të synojë ta realizojë shumë shpejt këtë”. Në deklarim e ministrit evidentohet qartë një fakt rrënqethës: një grup me tendenca mafioze qeveris sot Shqipërinë dhe ky grup është aq i fuqishëm, sa zoti ministër i shkarkuar guxon ta përmendë vetëm tangencialisht, duke paraqitur komplotin se edhe kryeministri Majko, është krejtësisht i pafuqishëm dhe i pambrojtur përballë tij. Pra dy vjet pas ardhjes në pushtet të koalicionit të majtë nëpërmjet rebelimit të armatosur, njëri prej titullarëve të lartë të Partisë Socialiste dhe që prej shtatë muajsh ministër i Rendit, pranon se në Shqipëri është instaluar përfundimisht pushteti i mafies, pranon se ky pushtet është aq i fuqishëm, saqë një ditë edhe vetë Majko do të jetë viktimë e tij. Është e kotë të shtrosh pyetjen se ku ishit ju zoti ministër në këta shtatë muaj, që nuk bëtë asgjë për të luftuar mafien dhe e denonconi pikërisht tani, kur jeni shkëndërruar në hije, ashtu siç vepruan edhe dy paraardhësit e tu të koalicionit? Në shtatë muajt e qeverisjes tuaj, a ratë në gjurmë të këtyre grupeve mafioz dhe pse nuk zbatuat ligjin ndaj një grupimi të tillë? Kush ju pengoi ju të zbatoni ligjin, cili është “engjëlli” mbrojtës i këtyre djajve dhe çfarë maska mban në fytyrë ai? Është e qartë se ministri Koçi nuk do t’u përgjigjet kurrë këtyre pyetjeve, ashtu si nuk ju përgjigjen edhe dy ministrat paraardhës të tij. Sidoqoftë mjafton që në momente dëshpërimi pranojnë realitetin tragjik ku është katandisur Shqipëria dhe institucionet e saj, pushtetet në pushtet të Partisë Socialiste dhe dy-tre parti të satelitë të saj, ose partitë taksi, siç i ka quajtur padroni i tyre në një moment nervozizmi. Tashmë në Shqipëri nuk mund të flitet më për institucione legale, për kushtetushmëri, për ligj. Të gjitha këto janë zëvendësuar me të vetmin “institucion” real që funksionon në Shqipëri e që është grupi me tendenca mafioze, që qeveris ... qeveris i plotfuqishëm me ligjet e xhunglës. Është kjo arsyeja që këto dy vjet qeverisje, realisht kanë qenë dy vjet qeverisje, dy vjet anarki, dy vjet që pollën krim, vrasje politike, korrupsion të përmasave gjigande, rrënim të institucioneve dhe varfërim ekonomik progresiv, humbje dhe degradim të perspektivës, aq sa edhe vetë ata që dy vjet më parë rrëmbën kallashnikovët dhe shishet e benzinës për të djegur e shkatërruar institucionet e shtetit shqiptar nuk dinë të gjejnë rrugëdalje nga xhungla që po i ha një nga një, sipas ligjeve të saj të egra. Koçi kërçëno i se pas tij viktima e radhës do të jetë kryeministri M ajko. Nëse edhe kjo do të ndodhë, për çka nuk kanë munguar tentativat gjatë këtyre muajve që ai mban postin e kryeministrit, atëherë shteti shqiptar nuk ekziston më. Por, nga ana tjetër, edhe ekzistenca e kryeministrit si figurant, për çka aludon hapur Koçi, tregon se ky shtet nuk ekziston dhe se vendi ka rënë totalisht në duart e mafiozëve, çka mund të sjellë pasoja tragjike për fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Opozita këtë realitet le frikshëm e ka denoncuar me kohë, sistematikisht, gjatë këtyre dy viteve. Tash zërat denoncues vijnë edhe nga brenda koalicionit qeverisës, sidomos në qashtë e shërbimit të tyre në këtë pozicion të ri. Por këtë zë të ngritur e të dëgjuar nuk guxojnë të jenë pranë atyre që janë drejtpërdrejt në prapë. Nuk kanë kurajon civile për ta vënë gishtin e drejtë në plagë. Nuk guxojnë që të prononcohen për përgjegjësinë e vet direkte për gjendjen e krijuar dhe as të denoncojnë grupin me tendenca mafioze që e ka nënshtruar përfundimisht shtetin shqiptar. Asnjë prej këtyre zërave antikrim nuk ka shqiptuar as edhe se ku e merr fuqinë ky grup me tendenca mafioze, cila strukturë apo cilat struktura shtetërore ose politike janë shndërruar në përparësi të këtij grupi që e kanë bërë atë të pathyeshëm. Ministri Koçi deklaroi se Majko nuk është komandant i këtij grupi me tendenca mafioze, por nuk pati kurajon të thoshte se cili është komandanti i këtij grupi, që ka shtrirë nën këmbë Shqipërinë. Këta, nëse nuk pati kurajon ta bëjë ish-ministri i tij dhe ish-ministrat e tjerë të rendit që e larguan para politikës! T’u dy vjet, duhet ta bëjë vetë kryeministri Majko ose publikisht t’i sqaroje shkaqet e pafuqisë e tij dhe t’ia hapë rrugë proces-ev e të reja politike. Ndryshe shteti shqiptar vazhdon të rrëzojë qënien e vet dhe perspektiva e tij shkon drejt fundosjes së pakthyeshme.

Lufta drejt fundit, apo drejt thellimit?

Një marrëveshje e mundshme paqeje për Kosovën shkakton më shumë konfuzion se shpresë në komunitetin ndërkombëtar

Parlamenti italian: Rugova mund të udhëheqë popullin e tij drejt pavarësisë dhe rindërtimit

Presidenti i Grupit Parlamentar të AN, Gustavo Selva: Idetë e Presidentit Rugova vlerësohen në Perëndim Gustavo Selva i shkruan kryetarit të grupit Parlamentar të PD, Genc Pollo NE FAQEN 2 Ministri Kondi dorëzon në KLD listën e gjyqtarëve me “biografi të keqe”

Masakrohet kreu demokrat i Kuçovës, Gëzim Paja

Dega e PD-së Kuçovë denoncon dhunën e ushtruar nga policia ndaj drejtuesve të saj NE FAQEN 6

Skafistët vlonjatë hedhin në det 128 vetë

Motov edatat italiane të Guardia di Finanza shpëtojnë klandestinët nga vdekja Motovedatat italiane të Guardia di Finanza shpëtojnë klandestinët nga vdekja Mbi 120 klandestinë shqiptarë nga Kosova, kryesisht gra dhe fëmijë, të nisur me gomone nga Vlora, u braktisën nga skafistët rreth 15 kilometra në jug të qytetit të Vlorës në mesnatën e së martës NE FAQEN 2

60 gjyqtarë në listat e spastrimit politik

Ministri Kon(di) dorezon në KLD listën e gjyqtarëve me “biografi të keqe” të keqe” 60 gjyqtarë në listat e spastrimit politik NE FAQEN 4

Ndërprerja e bombardimeve do të ishte lëshim për Millosheviçin

Kryetari i PD Berisha priti dy deputetët italianë Rolajani dhe Xingareti Dje paradite, Kryetari i PD Berisha priti dy deputetët italianë zoti R e-Rolajani dhe Xingareti. Në takim merrnin pjesë nënkryetari i PD, Pollo dhe nënkryetarja e Parlamentit, Topalli. Berisha shprehu mirënjohjen e tij ndaj qeverisë, parlamentit, qytetarëve dhe vullnetarëve italianë për solidaritetin dhe ndihmën e çmuar që u kanë dhënë shqiptarëve në këtë kohë tejet të vështirë. Në takim u diskutua për gjendjen në Kosovë dhe në Shqipëri. Parlamentarët italianë e siguruan Berishën se kërkesa e tyre për të ndërprerë bombardimet nuk synon aspak që të çedojë përpara Millosheviçit, por vetëm të krijohet një motiv i ri i NATO-s në përpjekjet e saj për të arritur qëllimit. Berisha theksoi se ndërprerja e bombardimeve do të përbënte një lëshim shumë të pamiratuar ndaj Millosheviçit që do ta konsideronte atë si fitore. Kurse me gjendjen në Shqipëri, Berisha u shpreh se kemi të bëjmë jo me një shtet ligjor, por me shtet klanesh që përdorin pushtetin për të realizuar fitime. Bisedeja ishte e hapur.

Shqiptarët nga Kosova kërkojnë të afërmit dhe familjarët e tyre

NE FAQEN 7

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 250 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin e tronditës të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët e morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra e mbiemra, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Deklarata të forta të zëdhënësit të UÇK

Zëdhënësi i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Jakup Krasniqi, i tha të hënën Radiotelevizionit shtetëror të Tiranës se “NATO-ja është vënë në shërbim të luftës së drejtë të UÇK në Kosovë”. Deklarata u bë në nga kampingjet e të ardhurve nga Kosova në Tiranë. Lajmi është pritur me gëzim në Pentagon, dhe CIA u përpoq që gjenit menjëherë adresën e z. Krasniqi, për t’i dërguar një përshëndetje. Por për shkak se zoti Krasniqi, në të njëjtën kohë Enver Hoxhës dhe siç thotë NATO ka harta të vjetra, ekziston rreziku që ndonjë raketë të dërgohet gabimisht tek vendi ku rri zëdhënësi i qeverisë, të cilës po i shërben NATO.

Njoftim Shtypi

Nëse dëshironi të kontribuoni në të holla për fëmijët e drobitur të Kosovës, ju mund të dërgoni shumën tuaj në numrin e llogarisë 34220/00/0376 në “Dardania Bank” në emër të shoqatës: “Fëmijët e Kosovës, fëmijët tanë”.