Dy avionë serbë kanë fluturuar mbi fshatrat Pogaj, Kishaj dhe Domaj në rrethin e Hasit
NE FAQEN 4
Meidani dhe Konçi paditën në Gjykatën e Strasburgut
Qytetarët e larguar nga detyra për motive politike padisin kreun e lartë të shtetit shqiptar
NE FAQEN 4
Mafia e makinave, doganë-polici
Bie zbatimi i kodit doganor për makinat, shtohet kontrabanda
NE FAQEN 5
Përfundon tragjikisht në Krrabë historia e autobuzit të marrë peng nga shtetasi shqiptar në Greqi
Mis Shqipëria nga Kosova
Venera Mustafa, nga Prishtina merr kurorën e bukurisë shqiptare
Bukuroshja nga Prishtina, Venera Mustafa u shpall mbrëmë Mis Shqipëria. Mes 24 vajzave më të bukura shqiptare që morën pjesë në konkursin e përvitshëm të bukurisë, vajza prishtinase shkëlqeu me magjinë e saj të rrallë.
Spektakli Mis Shqipëria, i cili këtë vit regjisor Pali Kuke, u drejtua me mjeshtëri të lartë nga kantautori i njohur shqiptar Ardit Gjebrea, ndërkohë kryetare e jurisë ishte regjisorja e mirënjohur Vera Grabocka, drejtuese e përhershme e disa spektakleve të këtij lloji.
Venera Mustafa, perla e bukurisë shqiptare duke marrë kurorën e bukurisë mes emocioneve shpërtheu gëzimin e saj të madh për këtë kurorë të marrë në Tiranë. “Kjo është ëndrra ime të gjithë një”, tha ajo.
Nga historia e Mis-ve
Policia shqiptare vret pengun grek
Tragjedia ka ndodhur pasi ishte asgjësuar me snajper pengmarrësi
NE FAQEN 4
Komandanti i RENEA-s qëlloi mbi pengjet
Tragjedia ka ndodhur pasi ishte asgjësuar me snajper pengmarrësi
Arjan Didi që ka goditur personalisht mbi 28 qerinj grek ka deklaruar edhe operacionin e Beratit, ku bashkë me tre armatosur mbeti e plagosur rëndë edhe një familje nëntëanëtarëshe.
NE FAQEN 4
PD hyn në parlament, kur Qeveria të japë prova
Arbnori: Ata që na ftojnë në dasëm na kanë lëshuar qentë tek porta
“Mishrat e prerë janë 23 aktivistë të PD-së me në krye liderin e Dje-torit, Azem Hajdari. Se çfarë është pirë ditën e dasmës, besoj se keni dëgjuar; që vallja më e kënduar e dasmës është ajo e ‘napolonit’”
NE FAQEN 3
Qytetarët dhe pushteti lokal shmangën katastrofën humanitare
Berisha: Një sheshi të Tiranë i vendoset emri i Harry Trumanit, themeluesit të NATO-s në nder-im të veprës që Aleanca e Atlantikut të Veriut po i bën kombit shqiptar
SPECIALE 6-7
Presidenti kujtohet për Hagën
Meidani, njeriu që e konsideroi Millosheviçin si të keqen më të vogël të shqiptarëve
Presidenti Meidani u kujtua mbrëmë të prononcohet lidhur me vendimin e marrë nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, e cila ka shpallur Millosheviçin si kriminel lufte. Meidani e konsideroi këtë krim si një hap të drejtë, ndërkohë që ‘vendimi është bërë më ditë më parë’.
Nga ana tjetër Meidani po mbërthe-het nga kujtimet që kanë edhe mbledhjen e faktëve që Shqipëria do të çojë në Hagë Millosheviçin. Në vendim që nga opozita është kërkuar të merret që shumë kohë më parë. Që ditën kur filluan masakrat e krimeve nga njerëzit e Millosheviçit, opozita kërkoi mbledhjen e fakt-eve nga ana e shtetit shqiptar për të ngritur padinë në gjykatën ndërkombëtare të Hagës ndaj Millosheviçit. Por Meidani heshti. Njëriu që e shpalli Millosheviçin si të keqen më të vogël të shqiptarëve e kishte shumë të vështirë që të kërkonte ekstradimin dhe çuarjen e tij në Hagë, siç e kërkonte populli shqiptar. Meidani e shpalli Millosheviçin si të keqen më të vogël të shqiptarëve e kishte shumë të vështirë që të kërkonte ekstradimin dhe çuarjen e tij në Hagë, siç e kërkonte populli shqiptar. Meidani e shpalli Millosheviçin si të keqen më të vogël të shqiptarëve.
Bukoshi: Askush s’mund t’i caktojë qeveri, shqiptarëve të Kosovës
Kryeministri i Kosovës flet për Rambujën, qeverinë paralele të Kosovës si dhe ndërhyrjet për përçarjet e faktorëve politik dhe ushtarak
“Më duhet të them se më vjen keq për parlamentin shqiptar lidhur me rezolutën e miratuar prej tij për Kosovën. Askush përveç vetë shqiptarëve të Kosovës nuk ka të drejtë të caktojë qeveri e Kosovës. Këto janë detyr-ime që i kemi vetë ne shqiptarët e Kosovës për t’i kryer”
NE FAQEN 3
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 260 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pasquhetuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk prek-en nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet t’i kapë e nxjerrë para drejtë-sisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Filip Çakuli, gjeograf i botës
Zbulohet një fushë e panjohur e aktivitetit intelektual të gazetarit dhe humoristit të njohur
NE FAQEN 2
White: Akuzat për Rakipin janë shumë serioze
Federata e Brukselit do të hetojë Lidhjen e Gazetarëve të Shqipërisë
Deklaratë e Sekre-tarit të Përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ)
NE FAQEN 12
Zhvilloi punimet seminari kombëtar i qeveritarëve lokalë demokratë për të ardhurit nga Kosova. Kosova, probleme, zgjidhje, eksperiencë