Zan, i fshehur në Tiranë
Gjurmëshi strehon në kryeqytet kapobandën e Vlorës dhe ve në dispozicion të tij mjekë të specializuar për mjekimin e plagëve
Zan, i fshehur në Tiranë
Kryebanditi është transportuar për në Turqi qe në gusht e arratisjes nga spitali nen kujdesin e veçantë të kryeparlamentarit. Në Shërbim të tij kanë qenë edhe disa punonjës të SHIK-ut
Delegacioni: IKF takon Berishën: në shtëpinë mungon shteti ligjor, rendi, rregulli, lëgji dhe siguria e personit
DemonKrazimi dhe europianizimi',
është zgjidhje për Shqipërinë
KE: nxisojmë qeverinë të gjejën vrasesve të Hajdarit
Deputetët demokrate: Qeveria e PS po mbyll dyert për Paktin e Stabilitetit
Larg duart nga KOZ
DPS, deputeti i socialf-pas-shikbidler dhe i rugovizmit deklaron: si punon Larg Kulla në Tiranë, ku banojnë shqiptarët e vrare në Kosovë. Cëfarë bisedash bëheshin aty natën dhe ditën. Cili është zëdhënësi i tirtanasve. Po ashtu qeveria ndjek me vëmendje të madhe edhe vendin e drasnes vendi e kryeparlamentarit dhe Gjurmëshit. Forcat e shumta policore dhe specialët janë vënë në shërbim të tyre. Kur kthehet i fshehuri? Kjo pyetje ka qënë me shumë shqetësuese për kryeqytetasit, sidomos këto ditë të fundit kur kanë qarkulluar lajme të shumta për futjen e kryebanditit të Vlorës në vendin tonë.
Ndonëse, ai i ka mohuar këto zëra me anën e të vëllait, në Greqi, për burime të tjera sidomos nga burime të policisë, e vërteta është ndryshe. Këtë e ka pohuar me gojën e tij në komisionin përkatës, drejtori i Policisë së Tiranës, Zyhdi Heta. Zan Caushi ndodhet në një shtëpi të fshehtë në periferi të Tiranës. Ky është lajmi i vërtetë i këtyre ditëve.
Në deponimin e tij dje para deputetëve të Komisionit Parlamentar të Rendit SHIK-ut, Heta ka thënë se vendndodhja e saktë e tij nuk njihet. Por ai ka pohuar se ka informacione të sakta që ka hyrë në Shqipëri. Sipas dëshmive të dhëna nga ai, kryebanditi ndodhet në kryeqytet nën mbikëqyrjen e njerëzve të kryeparlamentarit. Burimet thonë se ai është vendosur në një vilë në periferi të Tiranës. Bëhet fjalë për një vend të monitoruar 24 orë në 24 jo vetëm nga truprojat private të kreut të Kuvendit, por edhe nga policë, specialë e njerëz të SHIK-ut.
Në të vërtetë, të gjitha këto masa nuk merren thjesht për të ruajtur një njeri në arrati. Duket se pas kësaj fshihet një operacion politik dhe kriminal shumë më i gjerë. Sipas informacionit, kryebanditi nuk është sjellë në Tiranë për t'u dorëzuar apo për t'u larguar në heshtje. Përkundrazi, ai po mbahet aty si një kartë e fortë e një grupi të caktuar politik, me lidhje të forta kriminale.
Ai është njeriu që di shumë. Ai di për depot e armëve, për rrugët e trafikut, për bandat e Vlorës, për kontaktet me segmente të policisë, me SHIK-un, me politikën. Ai di gjithashtu shumë për rrëmbimin, zhdukjet, vrasjet dhe lojërat e pista që janë bërë gjatë viteve të fundit në Shqipëri. Nëse ai flet, shumë koka mund të bien.
Pikërisht për këtë arsye, që nga momenti i arratisjes së tij nga spitali, është ngritur një skemë e posaçme për ta fshehur, lëvizur dhe kuruar. Sipas të dhënave, në shërbim të tij janë vënë mjekë të specializuar për plagët që kishte marrë. Fillimisht është nxjerrë jashtë vendit, në Turqi, nën kujdes të posaçëm. Më pas është rikthyer fshehurazi në Shqipëri dhe është vendosur në Tiranë.
Qeveria hesht. Ministria e Rendit nuk jep shpjegime. Prokuroria nuk lëviz. Kryeparlamentari nuk flet. Por faktet janë kokëforta. Shqipëria nuk mund të qeveriset nga hijet e bandave dhe aleancat e nëndheshme mes politikës dhe krimit.
NE FAQEN 4