18/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

18 korrik 1999

Kuvendi i Posacëm i PD votëbeson Këshillin Kombëtar. Bill Klinton, “Qytetar Nderi” i Shqipërisë. Në tribunë edhe Azem Hajdari, i pavdekshëm: Një buqetë me lule në karrigen bosh

PD, në parlament për fitoret e saj

Speciale në faqet 2, 3,4,5 • NATO çliroi Kosovën. Ne jemi në anën e drejtë të historisë. • Partia Demokratike - forca e parë atlantiste e Shqipërisë. • Partia Demokratike respektoi vullnetin e lirë të popullit të Kosovës, mbrojti lirinë dhe të drejtat e tij • Çështja e Kosovës - çështje e Perëndimit • Partia Demokratike shmangu luftën • Kreta - tradhëtia historike kombëtare • Për çështje jetike të vendit dhe të kombit Partia Demokratike do të jetë e hapur për dialog • Në betejën për çlirimin e Kosovës, shqiptarët flijuan mijëra bijë dhe bija • Presidenti Klinton, Uillson dhe Rusvelt për shqiptarët • Disa mësime të betejës së Kosovës • Racizmi - armika më e egër i popujve të Ballkanit • Ndëshkimi i kriminelëve të luftës, ndjesa e serbëve ndaj shqiptarëve, çdëmtimi i këtyre të fundit i hapin rrugën pajtimit • Një Kosovë e pavarur, një mik më shumë në rajon • Antishqiptarizmi -doktrinë barbare dhe çnjerëzore e shfarosjes së shqiptarëve • Partia demokratike - forcë politike antiraciste • Pakti i Stabilitetit - pakti me të ardhmen • Partia Demokratike: Shqipëria dhe Kosova - porta të perëndimit në Ballkan

Rendi nuk vendoset me njerëzit e komiteteve

Rritja e kriminalitetit, rrezik serioz për të gjithë shqiptarët Kalimi nga diktatura në demokraci u shoqërua me një precedent, rezikshmëria e të cilit ... [?] të shikohej me pasojat katastrofike e afatgjata që nga 1997 e deri në ditët që jetojmë. NE FAQEN 6

Banka Botërore rishikon projektet në Shqipëri

Presidenti Wolfensohn pritet të mbërrijë sot në Tiranë Shefi i Bankës Botërore do të vizitojë Shqipërinë për të parë nga afër realitetin ekonomik të vendit si dhe për t’u takuar me përfaqësues të të dy pushteteve qendror dhe atij lokal NE FAQEN 7

Shteti po zhduk artin e vërtetë

Artistët protestojnë kundër qeverisë NE FAQEN 10

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 302 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësve të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve e ka lënë të lirë dhe të pushtetuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë për qëllim dhe janë nën e vrasësve, të cilët kanë emra e mbiemra, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e çojë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Ja kush do të marrë kredi

Listat e personave që do të përfitojnë kredi nga shteti për humbjen e shtëpive në firmat piramidale NE FAQEN 8

Dhunë barbare ndaj shqiptarëve në Greqi

Qindra emigrantë janë kthyer dje të keqtrajtuar dhe me dokumenta të grisura NE FAQEN 6

Porti i Durrësit, hani i kontrabandistëve

Drejtori i portit Doganierët dhe policët, presion mbi punonjësit e mi NE FAQEN 7