Pas Fatos Nanos edhe ministrja e Transporteve merr "plumba në zarf"
NE FAQEN 5
Arapi, vjedhësi i një milionë shqiptarëve
Për dy vjet qeveritarët socialistë vodhën paratë e piramidave dhe asetet e tyre
NE FAQEN 2
Pakti i Stabilitetit rrezikon të jetë një pakt i ndaluar
Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha
Shqipëria duhet të jetë portë e perëndimit për Ballkanin dhe jo problem shqetësues për të, siç u vlerësua në Bruksel
Konferenca Ndërkombëtare e Miqve të Shqipërisë në Bruksel bëri një seri konstatimesh për të cilat ju keni njoftuar gjerësisht opinionin shqiptar. Unë, sot këtu para jush dëshiroj të theksoj propëzimin e Partisë Demokratike, për një rishqyrtim tërësor të problemeve madhore që ngrihen nga Miqtë e Shqipërisë, probleme të cilat rrezikojnë që Paktin e Stabilitetit, që në vetvete është pakt i madh i ardhmen, të jetë për shqiptarët një pakt i ndaluar. Të gjitha forcat politike në Shqipëri dhe çdo shqiptar duhet të ketë të qartë se kur vendi bie poshtë, më poshtë bien drejtuesit e forcave politike, vetë forcat politike e kështu me radhë të tjerët. Unë mendoj se problemet madhore që ngrihen nga Miqtë e Shqipërisë në Bruksel nuk zgjidhen as me zotime solemne, por as dhe me sulme për përfitime politike, por duhen të zgjidhen me një dialog konstruktiv për secilin prej tyre, në parlament dhe jashtë tij. Këto probleme madhore që ngrihen çdo tre muaj për Shqipërinë duhet të zgjidhen nëpërmjet platformave, alternativave dhe përgjegjshmërisë konsensuale. Partia Demokratike dëshiron t’i garantojë shqiptarët se ajo në parlament dhe jashtë tij do të paraqesë të gjitha alternativat e saj për zgjidhjen e problemeve madhore, të cilat po bien gjithnjë e më poshtë. Ne e bëjmë këtë për tri qëllime kryesore: Së pari, për të bindur forcat politike në Shqipëri dhe për të gjetur zgjidhjet më të mira dhe konsensuale, me qëllim që të ndryshojmë në mënyrë reale e kaluara pozitive të këtyre të mëdha që ka sot Shqipëria. Së dyti, e bëjmë e do ta bëjmë këtë për të fituar besimin e shqiptarëve dhe për të rritur shpresën e tyre gjithnjë e më shumë, për t’i bindur ata se nga kjo krizë do të dalim me mjete politike dhe vetëm me mjete poli- dalim me mjete politike dhe vetëm me mjete politike. Së treti, për t’i dëshmuar komunitetit ndërkombëtar, Miqve të Shqipërisë se Partia Demokratike është një shtyllë e fuqishme dhe mbështetëse e të gjitha përpjekjeve të tyre për rendin, sigurinë, ndërtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor, njërritjen e Shqipërisë nga kriza. Duke përfunduar, dëshiroj të ftoj të gjitha forcat politike të paraqesin alternativat e tyre për këto probleme madhore, trajtimin dhe zgjidhjen e tyre. Shqipëria duhet të jetë porë siç u vlerësua në Bruksel. Për këtë çështje ne do të kërkojmë debat në parlament, sikundër jemi të gatshëm të trajtojmë me seriozitetin e plotë të gjitha alternativat e propozuara nga forcat e tjera politike.
Gjak dhe terror në Vlorë
Qyteti bregdetar në darën e krimit. Ekzekutohet biznesmeni Foto Kola. Një person me granatë terrorizon lokalin
NE FAQEN 4
Nga kompromisi deri tek zgjedhjet e reja
Shefi i opozitës shqiptare propozon rrugët e nxjerrjes së vendit nga kriza
Berisha: "Kur vendi bie poshtë kanë përgjegjësi edhe politikanët, prandaj i ftoj forcat politike të vendit që të japin zgjidhjet e tyre"
NE FAQEN 3
Meidani dhe Ceka po zhdukin gjurmët e krimeve të rebelimit
Kërkohen fotografitë e politikanëve që bashkëpunuan dhe pozuan me banditët në vitin 1997 në Cërrik
Persona civile kanë ofruar këto ditë në qytetin e Cërrikut shuma të mëdha parash për grumbullimin e fotografive të rebelimit të armatosur 1997 në këtë qytet, ku banditë dhe kriminelë të armatosur kanë pozuar përkrah Presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani, ish-kryetarit të PS, Fatos Nano, Presidentit të PAD, Neritan Ceka
NE FAQEN 4
Apostoli: Ceka nuk vendos asgjë
Megjithatë ndërsa PS nuk ka pranuar t’i përgjigjet zyrtarisht kërëcënimit të Cekës, drejtues të PS as edhe nuk e kanë mohuar atë që thotë Ceka se duhet të bëhen ndryshimet në qeveri dhe të largohet nga koalicioni Gjinushi
NE FAQEN 2
Nesër vendoset fati i koalicionit qeveritar
Gracko nën vëzhgimin e rreptë të KFOR-it, pas ngjarjes së rëndë
14 serbë vriten në qendër të Kosovës
Gracko nën vëzhgimin e rreptë të KFOR-it, pas ngjarjes së rëndë
rëndë
14 serbë vriten në qendër të Kosovës
UÇK dënon me forcë vrasjen e serbëve. Partia Demokratike konsideron të papranueshëm dhe dënon vrasjen e civilëve dhe kërkon gjetjen dhe dënimin e autorëve
NE FAQEN 2
Shqiptarët duhet të kapen fort pas rrënjëve të tyre
Bisedë me poetin e njohur, Visar Zhiti: E vetmja gjuhë e mprehtë, dinjitoze dhe më të vërtetë përfaqësuese, është gjuha e kulturës
Shpesh kultura lihet nën hije duke harruar se ajo buron nga shpirti i madh i popullit, i cili, kërkon të shfaqet dhe të dialogojë me mënyrën më fisnike; ndaj duhet kuptuar që kultura, nuk ka aq nevojë për qeverinë dhe ambasadën, aq sa ka nevojë qeveria dhe ambasada për kulturën. Atëherë përse nuk e thërrasin atë në tribunë të thotë sa herë të dojë fjalën e saj të bukur e të madhërishme?!
NE FAQEN 9
Paloka: PD mbështet pavarësinë e Kosovës
Pollo, Beja dhe Gjana në krye të një delegacioni të gjerë po vizitojnë Kosovën
Delegacioni do të zhvillojë takime me parti politike në Kosovë, institucione e Kosovës si dhe me përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë
NE FAQEN 3
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 309 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësve të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare.
Qeveria e ish-komunistëve që drejtojnë vendin në këtë pasiguri kriminale që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë vetëm dhunë dhe pasiguri në rrugën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti.
Demokratët dhe e gjithë Shqipëria kërkojnë të djeshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Portret i Azem Hajdarit
Komunistët mbështesin Fatos Nanon
Krahu i Moskos dhe Nano, mish e thua në mendime e veprim
Një deklarim sfidant i komunistëve të Moskos në Elbasan, krahu të dytë të këtij spektri politik në Shqipëri.
“Nëse PS do të flak Fatos Nanon, ne do të krijojmë vend nderi për të dhe shokët që e përkrahin”, citojnë një burim brenda komunistëve një deklaratë mbështetëse të dërguar në drejtim të ish kryetarit të PS-së, Fatos Nano
NE FAQEN 2
BIBLIOTEKA KOMBTARE
TIRANË
Njoftim
Njoftohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë se ditën e martë, datë 27.07.1999, ora 11.00 zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH me këtë rend dite:
Përcaktimi i masave organizative dhe afateve për zgjedhjet në strukturat e PDSH dhe miratimi i datës së Kuvendit të V-të të PDSH dhe grupeve të punës për përgatitjen e tij.