07/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 gusht 1999

Kush po kërkon djegien e Vlorës?

Deklaratat e ministrit të Rendit i shërbejnë përgatitjes së skenarëve të terrorit. PD denoncon deklaratat e Poçit Loja me të keqpërdorurit e Klosit, me bashkëtrafikantët e tij, është një kurth i atyre që me skenarë të fëlliqura, kërkojnë të mbijetojnë nëpërmjet destabilizimit NË FAQEN 4

Plagoset me thikë sekretari i Partisë Demokratike Cërrujë

Policia e Gramshit nuk kishte ndërhyrë për zgjidhjen e konfliktit të pronësisë NË FAQEN 2

Policia vret aktivistin e PD

PD reagon ndaj deklaratës së kreut parlamentar të Rendit dhe SHIK-ut: Ceka veshi kriminelët me uniformë Krim i shëmtuar në Shkodër. Uniformat blu ekzekutojnë demokratin Pjerin Dushaj në sy të fëmijëve. Plagoset rëndë edhe bashkëshortja e tij

22 drejtues të PD të vrarë në dy vjet

“Bandat e qeveritarëve i kanë vrarë PD, në këta dy vjet, 22 drejtues kryesorë, anëtarë kryesie, anëtarë të Këshillit kombëtar, qeveritarë

Vazhdon situata e rënduar në Tropojë

Forcat e RENEA-s qëndrojnë tek “Ura e Valbonës” pa mundur të futen në qytet. Asnjë prononcim nga Ministria e Rendit NË FAQEN 2 Autori i vrasjes nuk kapet nga policia pasi është mik i

Vritet një i ri në Elbasan

. NE FAQEN 2

SHIK bllokon sinjalin e ATN

Redaksia proteston ndaj kërcënimeve Redaksia e ATN1 i konsideron këto sulme si një terror psikologjik që ushtrohet ndaj fjalës së lirë dhe kërkon që t’i jepen fund këtyre akteve . Redaksia e Televizionit ATN1 është vënë dy ditë e fundit në presionin e hapur të segmenteve të pushtetit, që nuk duan që ekrani i tij të tregohet e vërteta mbi ngjarjet terroriste të dy ditëve të fundit. Redaksia akuzoi se Shërbimi Informativ Kombëtar po përpiqet në mënyrë të dhunshme të bllokuar sinjalin e ATN1, kur media provokuesve po e shërben shqetësimin që vështirë të jetë terroriste të dy ditëve të fundit në Tropojë. Persona civilë, thuhet në protestën e redaksisë se televizionit privat, kanë ndërprerë disa herë furnizimin me energji elektrike të antenës dhe studios së ATN1. Një situatë e tillë është bërë tepër shqetësuese për funksionimin normal të televizionit ATN1, si dhe ka ngjallur indinjatë tek telespektuesit e tyre. Në protestë thuhet se përmes telefonit janë kërcënuar anëtarët e stafit dhe familjet e tyre. Redaksia e ATN1 akteve. Redaksia e ATN1 duke denoncuar me forcë këto provokime brutale angazhohet para telespektuesve të saj se nuk do të heqë dorë nga informimi i saktë dhe objektiv.

Kontribut për stabilitetet

Berisha përshëndet takimin Rugova-Thaçi në Prishtinë Shqiptarët të bashkojnë përpjekjet e tyre me Komunitetin Ndërkombëtar për vendosjen e shtetit ligjor dhe zhvillimin e zgjedhjeve, si rruga më e sigurtë për arritjen e pavarësisë së republikës së Kosovës . NE FAQEN 3

Berisha pret të ngarkuarin me punë të SHBA

Dje, kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, priti në selinë e Partisë Demokratike të ngarkuarin me punë të ambasadës Amerikane në Tiranë, z. Rory Shnaider, me kërkesën e tij. Në takim ndodheshin edhe zotërinjtë Minarolli e Arbnori. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth gjendjes së rëndë në vend, hetimeve për vrasjen e deputetit Azem Hajdari si dhe përgatitjet e Partisë Demokratike për Kuvendin Kombëtar. Berisha e njohu z. Shnaider me përgatitjet e të gjitha forumeve të Partisë Demokratike për këtë Kuvend, me disa nga tezat që do të paraqiten e sidomos me rëndësinë që Kuvendi do t’i japë decentralizimit, duke konsoliduar procedurat e zgjedhjes në të gjitha nivelet. Bisede u karakterizua nga mirëkuptimi i plotë për të gjitha çështjet.

Kryetari i PD takon ambasadorin italian

një takim të veçantë në selinë e Partisë Demokratike, Ambasadorin e Italisë në Tiranë, z. Spatafora. Në këtë takim që u karakterizua nga mirëkuptimi i plotë, u shkëmbyen mendime për zhvillimet politike në vend, gjendjen e rëndë dhe pikëpamjet e Partisë Demokratike për këtë problem, si dhe mbi marrëdhëniet midis dy vendeve.

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 328 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit në një krim që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pa shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë me unën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kursej këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Murrizi: Policia më ka grabitur

Deputeti i PD-së kërkon nga Policia e Lushnjës t’i rikthejnë armët e gjahut. Sekuestrimi është i paligjshëm, pasi armët janë me leje nga autoritetet Akti i dhunshëm i policisë së Lushnjës, kur bastisën, pa asnjë mandat, shtëpinë e deputetit të PD-së, Myslym Murrizi, është një sinjal ogurzi se segmente kriminale, që mbajnë ende nën kontroll struktura të rëndësishme të shtetit aktual po riaktivizojnë skenare, që kërkojnë destabilizimin e vendit. NE FAQEN 3

Kryetari i PAD-it duke pozuar me një grup banditësh të armatosur të Cerrikut në verën e vitit 1997

të vrarë he dy vjet

qeveritarë lokalë, anëtarë dhe aktivistë të thjeshtë. Bandat e pushtetarëve kanë organizuar në mënyrë të vazhdueshme atentate ndaj funksionarëve të PD e megjithatë pushtetarët vazhdojnë të flasin për bandat e PD” NE FAQEN 3