08/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 gusht 1999

Ja skema e ndryshimeve në Partinë Demokratike

Si do të bëhen zgjedhjet, nga seksionet deri tek kryetari i Partisë Në faqen 4

Klosi: Të zhduken dëshmitarët

Operacioni i SHIK-ut ka nisur të marrë formë pas angazhimit amerikan për të ndihmuar në hetimin e çështjes Hajdari Përgatiten arrestime për të mbyllur në qeli të vërtetën e vrasjes së Azem Hajdarit

Shteti që vret qytetarët e tij

EDITORIAL Nga Edi PALOKA Tre qytetarë të thjeshtë janë vrarë

Milo përgatit dorëheqjen

Ceka dhe Zogaj synojnë ministrinë e jashtme Ministri i Jashtëm, Paskal Milo, pas refuzimit të të gjitha takimeve të kërkuara në Sarajevë, deri në mosshtrëngim duarsh me të nga asnjë nga personalitetet e pranishme, përveç një këshilltari të Simiçit, pasi iu refuzua viza nga një fuqi më kryesore e botës, i kërkohet të japë dorëheqjen. Njeriu që synon të marrë këtë post nuk është Lakrori, por janë dy kandidatura të së njëjtës parti; Ceka dhe Zogaj. Këtu me sa duket qëndron shkaku i kontradiktave të thella, së fundi, ndërmjet Gjinushit dhe Cekës.

[kryetitulli i prerë] qytetarët e tij

Tre qytetarë të thjeshtë janë vrarë brenda pak ditëve, nga njerëz të veshur me uniformat e policisë. Në Tropojë u ekzekutuan prej banditëve me uniforma, Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurti. [kryetitulli i prerë] janë vrarë brenda pak ditëve, nga njerëz të veshur me uniformat e policisë. Në Tropojë u ekzekutuan prej banditëve me uniforma, Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurti. Vrasësit e tyre, Jaho Salihi dhe Ylli Haklaj, ishin oficerë policie në Tropojë. Vetëm dy ditë më pas ekzekutohet në shtëpinë e tij, në sy të fëmijëve dhe të fqinjëve, Pjerin Dushaj dhe plagoset rëndë e shoqja Leonida Dushaj. Autorët e krimit janë përsëri banditë, të veshur me uniformat e shtetit. Ministri i Rendit Poçi, ka deklaruar se i ka shpallur luftë krimit e se policia është e vendosur të veprojë me forcë ndaj bandave të armatosura dhe kriminelëve. Në se Poçi e ka seriozisht një gjë të tillë, sigurisht që është për t’u përshëndetur, por ngjarjet e fundit nuk lenë vend për entuziazëm, përkundrazi. Në vend të kriminelëve, ditët e fundit kanë bërë viktima të policisë, apo më mirë të banditëve me uniformë, qytetarë të thjeshtë e të respektuar. E në se bëhet fjalë për banditë në këto dy raste, banditët kanë qenë në krahun e njerëzve me uniforma të shtetit. Disa herë PD ka denoncuar faktin, që radhët e policisë janë të mbushura me banditë e dalë prej rebelimit komunist të ‘97. Disa herë janë denoncuar raste flagrante si për persona të inkriminuar që mbanin spaletat e pushtetit, ashtu dhe për krimet që persona të tillë kanë kryer jo vetëm përpara se të vishnin uniformat, por edhe gjatë kohës që i mbanin ato. Por sigurisht, ata që i kishin emëruar i dinin mirë këto fakte, sepse pikërisht për këto arsye dhe i kishin emëruar shefa komisariatesh apo rendi. Ata i dinë mirë dhe krimet e tyre me uniformë, por janë pikërisht ata që i kanë urdhëruar edhe për këto krime. Haklajt ndryshojnë pak prej atyre që i emëruan në poste, si një hile dhe të tjerë, por siç Nertian Ceka, njeriu që zbatoi urdhërat e Nanos për emërimin e tyre, deklaron se: “Në polici nuk duhet të punojnë njerëz me konflikte personale”. Kë quan “konflikte personale” Nertian Ceka, vrasjen e dhjetra personave të pafajshëm apo vrasjen e Azem Hajdarit? [vijon në faqen 2]

Fillon fushata e zgjedhjeve në PD

Bode në Korçë, Pogradec dhe Bilisht Sekretari i PD-së, Ridvan Bode, mori pjesë në aktivitet e degëve të Pogradecit dhe Bilishtit, aktivitete që shënuan edhe hapjen e fushës së zgjedhjeve të Partisë Demokratike. Sekretari i PD-së, Ridvan Bode, mori pjesë në aktivitet e degëve të Pogradecit dhe Bilishtit, aktivitete që shënuan edhe hapjen e fushës së zgjedhjeve të Partisë Demokratike, ndërkohë që pati edhe një takim të zgjeruar me drejtuesit e degës së Korçës. Në këto aktivitete u punuan udhëzimet për zhvillimin e zgjedhjeve në të gjitha strukturat lokale të Partisë Demokratike dhe u vu re një angazhim i madh. Zoti Bode tha dje pas mbërritjes në Tiranë se tashmë kanë filluar zgjedhjet në seksione, ndërkohë që janë hartuar grafiqet e punës për zgjedhjet në të gjitha strukturat deri në konferencat e rretheve. Sekretari i Përgjithshëm i PD asistoi vetë në mbledhjet e dy seksioneve të fshatit Miras, ku u bënë zgjedhjet e drejtuesve të partisë atje, si dhe caktimi i delegatëve për konferencën e degës. Në të gjitha takimet u vu re një pjesëmarrje e lartë dhe një angazhim i madh për fushatën e zgjedhjeve të PD. Korresp. i RD

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 329 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti demokratik dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.